Aorta—Një projekt i mahnitshëm
Aorta—Një projekt i mahnitshëm
Aorta është një pjesë «tubacioni» më e ndërlikuar nga ç’mendonin më parë shkencëtarët. Në pamje të parë, harku i aortës i ngjan dorezës së lakuar të një çadre. Por kjo nuk është krejt e saktë. Harku i aortës nuk ka një lakim të thjeshtë dypërmasor, por një lakim tripërmasor, si prerja gjysmërrethore e një suste spirale. I vënë në një sipërfaqe të sheshtë, ai do të harkohej përreth dhe për nga lart.
Përse ky projektim? Sepse në vend që ta bëjë gjakun të rrjedhë thjesht përreth harkut ashtu si uji në kthesën e një lumi, ai bën që gjaku të përdridhet përreth aortës në një spirale dyshe. Në anën e brendshme të një kthese lumi, uji rrjedh më ngadalë, duke bërë të mundur që të grumbullohet llumi. Por në anën e jashtme të kthesës, rryma lëviz më shpejt, madje, duke e gërryer bregun e lumit. Në aortë, një ndryshim i tillë mes shpejtësive ka të ngjarë që të bëjë të mundur formimin e pllakëzave të rrezikshme yndyrore në anën e brendshme të kthesës, ku rrjedha është më e ngadaltë. Mirëpo, duke e detyruar gjakun që të lëvizë në mënyrë spirale, aorta e zvogëlon këtë problem, duke bërë që gjaku t’i pastrojë muret e saj më rregullisht.
Vërtet, aorta është një projekt i mrekullueshëm! Me të drejtë, psalmisti biblik thirri: «Jam bërë mrekullisht në një mënyrë që të ngjall frikë.»—Psalmi 139:14, BR.
[Diagrami në faqen 31]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
AORTA
[Burimi i figurës në faqen 31]
Sfondi me rruaza gjaku në faqet 24-26 dhe 31: Lennart Nilsson