Roma: Fytyrat e shumta të saj
Roma: Fytyrat e shumta të saj
NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ITALI
«Më duket sikur Romuli [themeluesi mitik i Romës në vitin 753 p.e.s.] duhet të ketë pasur që në fillim një parandjenjë hyjnore se një ditë qyteti do të ishte qendra dhe vatra e një perandorie të fuqishme.»—CICERONI, ORATOR DHE BURRË SHTETI ROMAK I SHEKULLIT TË PARË P.E.S.
ASHTU si qytetet e tjera me mijëra vjet histori, Roma ka pasur shumë fytyra dhe, ndërsa shekujt rrokulliseshin, këto kanë lënë gjurmët e tyre. A doni t’i shihni këto fytyra të ndryshme? Tani është koha më e mirë, veçanërisht nëse jeni ftuar të merrni pjesë në një nga kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait që do të mbahen më 10-12 gusht 2001, në Romë, Bari, Torino dhe Milano.
Por, cilën Romë dëshironi të shihni? Ekziston Roma antike, Roma republikane dhe Roma perandorake. Më afër kohës sonë kemi Romën e mesjetës, Romën e kohës së Rilindjes, Romën me stil barok dhe së fundi Romën moderne. Për të përfunduar këtë tablo është edhe Roma papnore, Roma e njerëzve të thjeshtë dhe Roma e fisnikëve. Kudo në këtë qytet të madh ka surpriza.
Qyteti i lashtë
Vendbanimet më të vjetra, fshatrat me kasolle gjatë periudhës së hekurit, duket se janë ngritur kohë më parë se shekulli i tetë p.e.s, në kodrat romake rreth asaj që dikur ishte një ultësirë nga vau i lashtë i lumit Tiber. Meqë në të kaluarën kodrat që rrethonin zonën dalloheshin lehtë, thuhej se qyteti ishte ndërtuar mbi shtatë kodra—Kuirinal, Viminal, Eskuilin, Çelio, Aventin, Palatin dhe Kapitolin. Edhe sot e kësaj dite zona të caktuara të qytetit mbajnë disa nga këto emra.
Nëse vendosni të vizitoni Romën, mos harroni të merrni një libër udhëzimi të saktë dhe një hartë. Mund të krijoni ndonjë ide të asaj se çfarë mund të ketë parë rreth 2.000 vjet më parë një romak i lashtë.
Le të vizitojmë Forumin
«Në Romën e lashtë Forumi ishte qendra e jetës politike, tregtare dhe gjyqësore»,—thuhet në një libër udhëzues. Hyrja kryesore për në këtë zonë është në Via dei Fori Imperiali. Metroja dhe disa linja autobusash ju çojnë atje.
Mes monumenteve më të famshëm në këtë zonë është Koloseu, i njohur gjithashtu si Amfiteatri Flavian, simbol i epokës perandorake. Ai është 48 metra i lartë, sa një ndërtesë moderne me 16 kate. Gjatësia e tij është rreth 190 metra, dhe gjerësia rreth 155 metra. Me 80 hyrjet e tij, ai kishte vende për 55.000 spektatorë. Urdhrin për ta ndërtuar e dha Perandori Vespasian në vitin 72 të e.s. Mendoni për këtë gjë kur të qëndroni afër tij. Ah, sikur të flitnin muret!
Mateu 24:1, 2; Luka 21:5, 6) Për shekuj më radhë ky amfiteatër mirëpriste lojërat shtazarake të gladiatorëve. Megjithatë, ndryshe nga mendimi i pranuar gjerësisht, duket se asnjë i krishterë nuk u martirizua këtu. *
Zbulimet e fundit tregojnë se amfiteatri u përfundua falë plaçkës që legjionet romake sollën në qytet pas fushatës ngadhënjimtare ushtarake në Judë, e cila arriti kulmin me shkatërrimin e Jerusalemit në vitin 70 të e.s. (Afër Koloseut ndodhet Harku i Titit, i ngritur për të përkujtuar të njëjtën fushatë ushtarake. Brenda harkut mund të shikoni procesionin triumfues, me robërit judenj dhe pajisjet e shenjta të tempullit. Mbase robërit judenj kanë kaluar pikërisht në këtë vend.
Një monument tjetër i lashtë i mirënjohur, mbresëlënës dhe i ruajtur mirë është Panteoni. Ai ka qenë një tempull pagan dedikuar të gjitha perëndive; tani është kthyer në një kishe katolike. Perandori Adrian (76-138 e.s.), i famshëm për murin e tij mbrojtës në Anglinë veriore, ndërtoi këtë kryevepër të inxhinierisë së Romës gjatë viteve 118-128 të e.s. Lartësia dhe diametri i ndërtesës rrumbullake janë njësoj—43,4 metra.
Cirkus Maksimus, kodra e Palatinos dhe vende e monumente të tjera të ndryshme, na ftojnë në një udhëtim imagjinar në të kaluarën. Si përkujtues të mëtejshëm të madhështisë dhe të shkëlqimit të fuqisë së gjashtë botërore të historisë biblike, obeliskët e lashtë dhe kolonat prej guri, si ato të Trajanit dhe Mark Aurelit, qëndrojnë ende në pika të ndryshme të qytetit.
Roma në periudhën e apostujve
Megjithëse krishterimi i periudhës së apostujve u zëvendësua shpejt nga i ashtuquajturi krishterim apostat, ngjarje nga jeta e të krishterëve të hershëm mund të Veprat 28:14-16) Por duhet të jemi të kujdesshëm, të mos i pranojmë verbërisht traditat. Për shembull, afër Forumit ndodhet i ashtuquajturi burgu Mamertin, një vend ku supozohet se mbahej i burgosur apostulli Pjetër. Megjithatë nuk ka dëshmi biblike që Pjetri vizitoi ndonjëherë qytetin.
përfytyrohen ende në Romë. Për shembull, kur vizitojmë rrugën Apia, si mund të mos e kujtojmë tregimin ku apostulli Pavël shoqërohet nga vëllezërit e tij të krishterë në këtë qytet? (Ndërsa jeni në zonën e rrugës Apia, mund të doni të vizitoni katakombet e famshme—tunele të nëndheshme prej qindra kilometrash që shërbenin si vende varrimi. Sendet e gjetura që lidhen me kultet e të vdekurve, me martirët dhe me idetë që kishin të bënin me pavdekësinë e shpirtit tregojnë se përdoruesit e këtyre varrezave të vjetra nuk ishin më ithtarë të vërtetë të mësimeve të hershme të Jezuit. *
Në ç’mënyrë Rilindja ndryshoi Romën?
Që nga koha e Rilindjes (shekujt 14 deri në 16), Roma pësoi një ndryshim të thellë dhe një nga arsyet e këtij ndryshimi ishte rritja e fuqisë dhe e autoritetit të Papës. Artistë, arkitektë dhe artizanë u thirrën në oborrin e Papës. Një nga më të shquarit ishte Mikelanxheloja. Disa nga kryeveprat e tij janë ruajtur në qytetin e Vatikanit. Të famshme janë «Gjykimi i fundit», në kapelën Sistine, dhe afresket në kubenë e kapelës, të cilat mund të shihen duke hyrë përmes Muzeut të Vatikanit. Është për t’u përmendur fakti se «Gjykimi i fundit» nuk e paraqet purgatorin.
Një nga veprat e tjera të Mikelanxhelos është statuja e Moisiut, që ndodhet në kishën e Shën Pjetrit në Vargonj, në Romë. Ndikimi i tij mund të shihet edhe në disa hollësi në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kjo kishë përmban disa kryevepra, përfshirë skulpturën e Mikelanxhelos «Pietà». Ajo paraqet Krishtin e vdekur në krahët e nënës së tij.
Një pikë interesante për Dëshmitarët e Jehovait është se bazilika përmban disa përkthime të tetragramit hebre, i cili përfaqëson emrin hyjnor, Jehova. Shikoni për të në monumentin e varrimit të Klementit XIII dhe në kishëzën e Paraqitjes.
Roma madhështore me stil barok
Pamja më madhështore e Romës ka mundësi të jetë ajo që ofrohet nga qyteti me stil barok. Stili barok «shfaqet në përmasa të mëdha dhe është i mbushur me hollësi dramatike», vëren një enciklopedi. U shfaq nga fundi i shekullit të 16-të dhe në shekullin e 18-të, më familjar u bë stili rokoko. Një pjesë e famshme e artit barok është monumenti që i bëri Bernini papë Aleksandrit VII në kishën e Shën Pjetrit. Bernini ishte artisti i preferuar i papës. Ai ndryshoi pamjen e kishave, pallateve, statujave dhe shatërvaneve në Romë. Hidhini një
vështrim në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, rrethuar nga kolonada madhështore e Berninit, ose në Piazza del Popolo, e cila «formon një paradhomë të madhe simetrike në zemër të Romës». Stili barok dhe arti i Berninit janë kudo. Sigurohuni të shihni efektet piktoreske që krijon shatërvani i Trevit ose shatërvanet e Piazza Navona, si: Fontana dei Fiumi e Berninit (shatërvani i katër lumenjve) dhe Fontana del Moro (shatërvani i Moros).Qyteti modern
Sot ndryshimet në urbanistikën e qytetit janë të rralla. Projekti i fundit i madh daton në vitet 30 të shekullit 20, me ndërtimin e Esposizione Universale di Roma (E.U.R.). Ky projekt kishte si qëllim t’i jepte lavdi fashizmit gjatë sundimit të Musolinit.
Administratorët e qytetit tani kanë si qëllim të ruajnë dhe t’i japin rëndësinë e duhur trashëgimisë së çmuar artistike të Romës, që të shihet jo vetëm në rrugë dhe sheshe, por edhe në më shumë se 100 muze të qytetit. Megjithatë përpara se të filloni të vizitoni muzetë, monumentet dhe vendet arkeologjike, ndoshta është e mençur të merrni informacione mbi oraret e hapjes, duke kontrolluar vendet e përshtatshme në Internet ose në një libër të mirë udhëzues.
Megjithëse Roma është e njohur për Vatikanin, ka një shumëllojshmëri besimesh fetare. Këtu Dëshmitarët e Jehovait kanë zyrën e tyre të degës dhe një Sallë Asamblesh. Në zonën metropolitane ka gati 10.000 Dëshmitarë, të cilët mblidhen në rreth 130 kongregacione dhe grupe. I mbajnë mbledhjet e tyre në 12 gjuhë, përveç asaj italiane. Do të jeni të mirëpritur në çdo Sala del Regno (Sallë Mbretërie).
Kështu cilëndo nga fytyrat e shumta të Romës që dëshironi të shihni, ju ftojmë të vini personalisht, sepse, ashtu si shkroi autori gjerman Johan Volfgang fon Gëte «vetëm në Romë është e mundur ta kuptosh Romën».
[Shënimet]
^ par. 12 Shih Zgjohuni!, 8 prill 1991, faqet 24-27, anglisht.
^ par. 18 Shih Zgjohuni!, 8 gusht 1995, faqet 16-20, anglisht.
[Kutia dhe figurat në faqet 18, 19]
BARI—Kryeqyteti plot jetë i Pulias
PULIA është rajoni që formon «thembrën» e «çizmes» së Italisë. (Shih hartën në faqen 14.) Është i famshëm për vajin e ullirit dhe verërat. Bari është kryeqyteti i tij, me një popullsi rreth 350.000 banorë. Qyteti e ka zanafillën në kohët para romakëve. Në një periudhë u vu nën ndikimin e Greqisë. Romakët, të cilët depërtuan në rajon në shekullin e katërt p.e.s., e quajtën qytetin Barium dhe e kthyen në municipium, domethënë në një vendbanim që banohej nga qytetarë romakë dhe që mbajti pavarësinë e tij administrative.
Që nga koha e kryqëzatës së parë (1096 të e.s.), Barit ju rrit rëndësia për shkak të rrugëve për në Lindje. Gjithashtu u bë porti nga niseshin shumë anije të kryqëzatave.
Qyteti i «Plakut të Vitit të Ri»?
Monumentet më të rëndësishme të Barit janë të lidhura ngushtë me ngjarjet historike. Një ndërtesë që lidhet në mënyrë të veçantë me historinë e Barit është Basilica di San Nicola. Nikola në fjalë thuhet se ka qenë peshkop në Mira, një qytet në Azinë e Vogël, në shekullin e katërt të e.s. Në antikitet hollësitë e jetës së tij u ngatërruan me ato të një kleriku tjetër me të njëjtin emër, i cili jetoi në shekullin e gjashtë. Në këtë mënyrë për këtë person u përhapën legjenda me origjina të ndryshme. Një nga shumë prej tyre, e quante Nikolën mbrojtësin e fëmijëve, pasi thuhej se ai ringjalli tre fëmijë, të cilët një hanxhi i lig i kishte prerë në pjesë dhe i kishte futur në një govatë me ujë të kripur. Nuk është për t’u habitur, pra, që gjatë mesjetës, u përhap një adhurim jo i bazuar në shkrime i këtij personazhi dhe reliktet që supozohet se i përkitnin atij ishin shumë të përhapura.
Sipas librit Puglia-Dal Gargano al Salento, Nikola, i njohur në latinisht si Sanctus Nicolaus, «u bë Santa Klaus në vendet në veri të Alpeve dhe më vonë në Amerikën e Veriut; veladoni i tij *
si peshkop u kthye në një veshje të zbukuruar me gëzof, kësula e tij në një kapuç dhe shenjtori në një burrë plak mirëbërës me mjekër të bardhë me një thes plot me dhurata». Dhe ja, Plaku i Vitit të Ri!Në qytet ka monumente të tjera interesante, por për Dëshmitarët e Jehovait, një ndërtesë me interes të veçantë mund të jetë kisha e Trinitetit të Shenjtë dhe e Shënjtërve Kozma e Damiano, ndërtuar në vitet 60 të shekullit të 20-të. Kubeja e saj përmban një mozaik që paraqet Tetragramin.
A keni parë ndonjëherë një trullo?
Nuk keni nevojë të udhëtoni shumë larg nga Bari për të gjetur e vizituar shumë vende interesante. Në qytetin Alberobelo, rreth 55 kilometra në juglindje të Barit, janë trulli të famshme. Këto janë ndërtesa të bardha në formë të pazakontë me çati konike. Janë quajtur tenda të ngurtësuara dhe shatorre të çuditshme të ndërtuara mes pemëve. Janë ndërtuar me gurë të vendosur njeri sipër tjetrit, pa llaç. Metoda e ndërtimit mund të bëjë që trulli të duken shumë të paqëndrueshme, madje të pasigurta, megjithatë ato kanë qëndruar. Shumë prej tyre janë të lashta me shekuj. Gjithashtu, kanë izolim të mirë, prandaj janë të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër.
Nëse jeni të dhënë pas fotografive, mund të doni të nxirrni në fotografi kështjellën mbresëlënëse Castel del Monte, rreth 40 kilometra në perëndim të Barit. Urdhrin për ndërtimin e saj e dha Frederiku II në shekullin e 13-të. Siç thotë një libër udhëzues, ajo «ia kalon çdo kështjelle tjetër që ka të bëjë me Frederikun II. Është, gjithashtu, një nga ndërtesat jofetare më të ndërlikuara të Mesjetës». Libri e përshkruan atë si «një shembull i shkëlqyer i arkitekturës së harmonishme gjeometrike, me dy kate nga tetë dhoma secili». Projektimi tetëkëndësh bashkon tetë kulla anësore. Ja vlen ta vizitoni.
Në Bari rreth 1.600 Dëshmitarë të Jehovait dhe shumë të tjerë që shoqërohen me ta mblidhen në 18 kongregacione. Të gjithë po presin me padurim të mirëpresin vizitorët e shumtë në Kongesin Krahinor 2001 «Mësues të Fjalës së Perëndisë» që do të mbahet në stadiumin San Nicola të qytetit.
[Shënimi]
^ par. 39 Shih Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 1989, faqet 26-28, dhe Zgjohuni! të 8 dhjetorit 1989, faqja 14 anglisht.
[Figurat]
Tetragrami në kishën e Trinitetit të Shenjtë dhe të Shenjtërve Kozma e Damiano
Shëtitorja
Castel del Monte
Trulli në Alberobelo
[Harta në faqen 14]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
ROMA
BARI
[Burimi]
Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.
[Figura në faqen 14]
Harku i Titit, me gdhendje që paraqesin plaçkitjen e tempullit të Jerusalemit
[Figura në faqen 14]
Koloseu
[Figura në faqen 15]
Kolonë e Mark Aurelit
[Figura në faqen 15]
Rruga Apia
[Figura në faqen 15]
Panteoni, një ish-tempull pagan i të gjitha perëndive, tani është kthyer në një kishe katolike
[Figura në faqen 16]
Pjesë nga «Gjykimi i fundit» i Mikelanxhelos në kapelën Sistine
[Figura në faqet 16, 17]
Shatërvani i Berninit i katër lumenjve
[Figura në faqen 17]
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait
[Figura në faqen 17]
Shatërvani i Trevit
[Figura në faqen 17]
Sipas legjendës Romuli dhe Remi, themeluesit mitikë të Romës, u ushqyen nga një ujkonjë