Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Siguria në punë Faleminderit për serinë e artikujve: «Sa të sigurt jeni në punë?» (Mars 2002) Pikërisht një ditë përpara se të lexoja këta artikuj, një gjendje tepër e tensionuar u krijua në punë. Mendoj se të përgjigjesh me butësi, siç sugjerohej në revistën tuaj, është këshilla më e mirë. Gjithashtu ishte i përshtatshëm dhe informacioni për rreziqet që mbart puna herët në mëngjes ose natën vonë. Ditën para se të lexoja revistën, gjendesha nën presion për të pranuar një punë të tillë, por e refuzova ofertën. Kur lexova revistën, u ndjeva shumë e kënaqur që kisha vepruar ashtu!

M. H., Japoni

Të rinjtë pyesin Sapo kam mbaruar së lexuari artikullin: «Të rinjtë pyesin . . . Po sikur të takoj dikë nga shkolla?» (Mars 2002) Duke qenë se jam një ungjillëzues në kohë të plotë dhe vazhdoj shkollën e mesme, shpesh, jam ndier njësoj si Sajmoni, i përmendur në artikull. Edhe unë shpresoja të mos takoja papritur gjatë shërbimit dikë nga shkolla. Ky artikull i mrekullueshëm ishte një përkujtues nga Jehovai. E falënderoj atë për këtë artikull.

S. S., Shtetet e Bashkuara

Jam 14 vjeç dhe kisha frikë se mos takoja ndonjë nga shokët e shkollës në territorin ku dëshmoj. Ndihem i ngushëlluar kur mendoj se Jehovai më ndihmon të marr guxim për t’u rënë zileve të dyerve. Artikulli më dha forcë.

M. L., Itali

Çamçakëzi Faleminderit për artikullin «Çamçakëzi​—Modern, por edhe i lashtë». (Mars 2002) Më pëlqen çamçakëzi, por pothuaj sa herë që e përtyp atë, pa e pasur mendjen e gëlltis. Ky artikull më paralajmëronte të mos e bëja këtë gjë. Do të ndjek këshillën tuaj.

K. B., Tajlandë

Masait Faleminderit shumë për artikullin «Masait​—Një popull i veçantë dhe plot ngjyra». (Mars 2002) Kam pasur shumë dëshirë të vizitoja Kenian që kur isha fëmijë dhe përsëri ndiej të njëjtën dëshirë. Megjithëse kam bërë shumë kërkime për zakonet dhe traditat e masaive, nuk e dija që kishte ndonjë Dëshmitar të Jehovait midis tyre. Tani jam një ungjillëzuese në kohë të plotë dhe shpresoj që një ditë të marr pjesë në një kongres në Kenia. Ju lutem, vazhdoni të botoni informacione për Afrikën.

Y. H., Japoni

Delfinët Jam 14 vjeçe dhe doja t’ju falënderoja shumë për artikullin «Në kërkim të delfinëve në Zelandën e Re». (Janar 2002) Më la shumë mbresa ky artikull. Informacioni ishte i shkëlqyer dhe tregon se sa e mahnitshme është fuqia me të cilën Jehovai ka bërë krijesa kaq inteligjente dhe të mrekullueshme. Meqë delfini është kafsha ime e preferuar, e pres me padurim kohën kur do të arrij ta njoh më mirë atë në botën e re të Perëndisë.

A. K., Australi

Jam 15 vjeçe dhe i dua vërtet kafshët. Më tërheqin veçanërisht delfinët, të cilët notojnë me kaq hijeshi. Pasi lexova artikullin u ndjeva mirënjohëse ndaj Perëndisë Jehova. Dua të kujdesem për natyrën dhe për kafshët që ai krijoi.

A. N., Japoni

Përgjigjet e botuesve Duhet t’ju lavdëroj për përgjigjet që u jepni letrave dhe që herë pas here botohen në rubrikën «Nga lexuesit tanë». Botuesi i gazetës sonë vendase, njihet për vërejtjet e prera, të pasjellshme dhe sarkastike që u bën atyre që i shkruajnë, madje edhe kur ajo që është botuar në gazetë nuk është e saktë. Është bukur të shohësh përgjigjet e botuesve të Zgjohuni!, të cilat pasqyrojnë një ndjenjë të ekuilibruar për dinjitetin e revistës, si dhe konsideratë për lexuesin.

K. U., Shtetet e Bashkuara