Këshilla të shëndosha për të rinjtë
Këshilla të shëndosha për të rinjtë
Ndërkohë që po shpërndante revista pranë një gjykate në Kaliforni, SHBA, Billit, që është Dëshmitar i Jehovait, iu afrua një burrë, i cili e pyeti nëse mund të shihte të gjitha revistat Zgjohuni! që Billi kishte me vete. Billi tregon: «Para ca kohësh disa lajmëtarë në kongregacion më kishin dhënë disa revista të numrave të kaluar, kështu që mund t’i tregoja atij shumë revista me tema të ndryshme.
Burri i përzgjodhi shpejt revistat dhe formoi një tufë revistash që nuk i kishte lexuar ende. Ai pyeti nëse mund t’i merrte ato që kishte ndarë veç. Tha se punonte në gjykatën e qarkut dhe se detyra e tij ishte të këshillonte të rinjtë me probleme. Ai shpjegoi se zakonisht i merr revistat Zgjohuni! për të fotokopjuar artikujt e serisë ‘Të rinjtë pyesin’. Pastaj, i sistemon këta artikuj sipas temave dhe i mban gati për t’ua dhënë të rinjve që këshillon. Burri tha: ‘Temat që trajtohen aty janë probleme tipike që shqetësojnë të rinjtë sot.’ Ai i lavdëroi Dëshmitarët e Jehovait që botojnë informacione kaq të dobishme për të ndihmuar të rinjtë. Shtoi se do të më kërkonte në javët vijuese, që t’i jepja çdo revistë të re Zgjohuni! që do të mund të siguroja.»
Shumë nga informacionet e botuara në serinë e artikujve «Të rinjtë pyesin» janë në librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 320 faqe, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.