A është e justifikuar urrejtja etnike?
Pikëpamja e Biblës
A është e justifikuar urrejtja etnike?
SI DO të ndiheshe, nëse të tjerët do të mendonin për ty si një njeri mashtrues, i dhunshëm, budalla ose imoral, vetëm e vetëm sepse i takon njëfarë grupi etnik? * Sigurisht që do të ndiheshe i fyer. Mjerisht, një gjë të tillë e kanë provuar miliona njerëz. Për më tepër, gjatë gjithë historisë, një numër shumë i madh njerëzish të pafajshëm janë keqtrajtuar e madje janë vrarë, vetëm për shkak të racës ose kombësisë. E vërteta është se shumica e konflikteve gjakatare që zhvillohen sot e kanë rrënjën te urrejtja etnike. Megjithatë, shumë veta që e përkrahin këtë dhunë pohojnë se besojnë te Perëndia dhe te Bibla. Pastaj ka edhe nga ata që thonë se racizmi është diçka që do të mbetet gjithnjë, pasi është pjesë e natyrës njerëzore.
A e justifikon Bibla këtë urrejtje etnike? A ka rrethana që e justifikojnë të urresh ata që janë të ndryshëm për nga kultura ose raca? A ka ndonjë shpresë për një të ardhme pa urrejtje etnike? Cila është pikëpamja e Biblës?
Gjykohen nga veprat e tyre
Po t’i bëhet vetëm një analizë sipërfaqësore marrëdhënieve të hershme të Perëndisë me njerëzimin, mund të nxirret një përfundim i gabuar, domethënë sikur Perëndia e mbështeste urrejtjen etnike. A nuk e paraqesin disa tregime biblike Perëndinë si ekzekutues të fiseve dhe kombeve të tëra? Po, por një shqyrtim më i kujdesshëm tregon se Perëndia i gjykoi këta popuj sepse shpërfillën në mënyrë të shthurur ligjet hyjnore, jo për shkak të prejardhjes së tyre etnike.
Për shembull, Perëndia Jehova i dënoi kananitët për shkak të riteve të tyre të zvetënuara seksuale dhe demonike. Ata madje digjnin fëmijë duke ua sakrifikuar perëndive të rremë. (Ligji i përtërirë 7:5; 18:9-12) Mirëpo, në disa raste pati kananitë që treguan besim te Perëndia dhe u penduan. Si rrjedhim, Jehovai ua kurseu jetën dhe i bekoi. (Jozueu 9:3, 25-27; Hebrenjve 11:31) Madje një grua kananite, Rahaba, u bë paraardhëse e Mesisë së premtuar, Jezu Krishtit.—Mateu 1:5.
Ligji që u dha Perëndia izraelitëve tregon se ai nuk është Levitiku 19:33, 34, gjejmë këtë urdhër të dhembshur që Perëndia u dha izraelitëve: «Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq. Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.» Urdhra të ngjashëm i gjejmë në librin e Eksodit dhe të Ligjit të përtërirë. Është e qartë se Jehovai nuk e justifikonte urrejtjen etnike. Ai këmbëngulte që midis etnive të kishte harmoni.
i anshëm. Përkundrazi ai shfaq interes të sinqertë për mirëqenien e të gjithë popujve. TeJezui nxiti tolerancën etnike
Kur ishte në tokë Jezui, judenjtë dhe samaritanët në përgjithësi e përbuznin njëri-tjetrin. Në një rast, banorët e një fshati samaritan nuk e pranuan Jezuin vetëm sepse ky ishte një jude që po shkonte në Jerusalem. Si do të ishe përgjigjur ti ndaj këtij veprimi? Dishepujt e Jezuit mund të kenë përcjellë paragjykimet e asaj kohe kur i kërkuan: «Zotëri, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i shfarosë?» (Luka 9:51-56) A la Jezui që të ndikohej nga qëndrimi paragjykues i dishepujve të tij? Përkundrazi, ai i qortoi këta dhe në mënyrë paqësore kërkoi strehim në një fshat tjetër. Pak kohë më pas, Jezui tregoi shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë. Kjo ilustroi në mënyrë të fuqishme se në vetvete prejardhja etnike e një personi nuk do të thotë se është armik. E pra, ai mund të dalë një i afërm shumë i mirë!
Grupet etnike në kongregacionin e krishterë
Gjatë shërbimit të tij tokësor, Jezui e përqendroi kryesisht vëmendjen që të bënte dishepuj nga njerëzit që kishin të njëjtën kombësi me të. Por tregoi se edhe të tjerë do të bëheshin ithtarë të tij me kalimin e kohës. (Mateu 28:19) A do të pranoheshin njerëz nga të gjitha grupet etnike? Po! Apostulli Pjetër tha: «E kuptoj pa pikë dyshimi se Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë është për të i pranueshëm.» (Veprat 10:34, 35) Më vonë, apostulli Pavël e përforcoi këtë koncept, duke thënë qartë se prejardhja etnike e një njeriu nuk kishte asnjë rëndësi në kongregacionin e krishterë.—Kolosianëve 3:11.
Një tregues tjetër se Perëndia pranon njerëz nga të gjitha grupet etnike gjendet në librin biblik të Zbulesës. Në një vegim të frymëzuar nga Perëndia, apostulli Gjon pa ‘një shumicë të madhe, nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët’, që mori shpëtimin nga Perëndia. (Zbulesa 7:9, 10) Kjo «shumicë e madhe» do të jetë themeli i një shoqërie të re njerëzore, ku njerëz të të gjitha prejardhjeve do të jetojnë së bashku në paqe, të bashkuar nga dashuria për Perëndinë.
Ndërkohë, të krishterët duhet t’i kundërvihen nxitjes për t’i gjykuar të tjerët sipas prejardhjes së tyre etnike. Rruga e drejtë dhe e dashur është t’i shohim njerëzit si individë, ashtu siç i sheh Perëndia, jo si pjesëtarë të grupeve etnike. A nuk do të dëshiroje të të shihnin në këtë mënyrë? Jezui na këshillon me të drejtë: «Gjithçka, pra, që dëshironi t’ju bëjnë njerëzit juve, po ashtu duhet t’u bëni edhe ju atyre.» (Mateu 7:12) Të jetosh pa urrejtje etnike është diçka e këndshme. Sjell më shumë paqe mendore dhe paqe me të tjerët. Më e rëndësishmja, bën që të jemi në harmoni me Krijuesin tonë të paanshëm, Perëndinë Jehova. Ç’arsye bindëse për të hedhur tej urrejtjen etnike!
[Shënimet]
^ par. 3 Shprehja «grup etnik» e përdorur në këtë artikull bën fjalë për njerëz që kanë origjinë të njëjtë raciale, kombëtare, fisnore ose kulturore.