«Duhet lexuar se s’bën»
«Duhet lexuar se s’bën»
Kështu tha një lexues nga Kalifornia, SHBA, për librin T’i afrohemi Jehovait. «Është një libër i shkruar mirë, me ilustrime të bukura e plot thesare frymore,—tha ai. Pastaj përfundoi me fjalët: «Ju falënderoj shumë për këtë libër të mrekullueshëm që flet për Perëndinë tonë madhështor.»
Edhe të tjerë kanë bërë komente të ngjashme, si për shembull: «Tani që e kam lexuar të gjithin, më vjen pak keq që e mbarova. Por mezi pres ta filloj nga e para, kësaj radhe duke e studiuar me kujdes dhe duke medituar thellë për gjërat që thuhen aty.»
Një lexuese tjetër shkroi: «Informacioni për dhembshurinë e Perëndisë tonë dhe për gatishmërinë e tij për të falur më preku thellë në zemër dhe më bëri të ndihem vërtet afër Atit qiellor dhe Jetëdhënësit tonë.»
Besojmë se, duke lexuar këtë libër, do të afroheni më shumë me Atin qiellor, Jehovain. Libri ndahet në katër pjesë, që titullohen: «Energjik në fuqi», «Jehovai e do drejtësinë», «I mençur në zemër» dhe «Perëndia është dashuri». Tre kapituj hyrës u paraprijnë këtyre pjesëve, të cilat përqendrohen në cilësitë kryesore të Perëndisë. Kapitulli «Afroju Perëndisë dhe ai do të të afrohet» mbyll këtë libër me 31 kapituj.
Mund ta kërkoni këtë libër me 320 faqe e me kapak të butë, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.