«Vazhdo të bësh të mirën»
«Vazhdo të bësh të mirën»
«Dëshiroj që të dini se përpjekjet tuaja dhe puna e palodhur nuk kanë kaluar pa u vënë re nga njerëzit që interesohen për pamjen e qytetit tonë dhe për përshtypjen që u lë ai udhëtarëve që kalojnë përmes tij. Prona juaj tregon sa vlerësim të madh keni për mjedisin që ju rrethon dhe për vetë qytetin.»
Këto fjalë lavdërimi ishin të kryetares së bashkisë së qytetit Halton-Hills, ku gjendet zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada. Më pas, kryetarja e bashkisë i dha degës një pllakë ku shprehte «vlerësimin për përpjekjet dhe përkushtimin [e degës] për të ruajtur e për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë banorëve të Halton-Hillsit».
Ky lavdërim që vjen nga autoritetet qeveritare tregon sa të vërteta janë fjalët e Romakëve 13:3, ku thuhet: «Vazhdo të bësh të mirën dhe do të kesh lëvdime prej tij.» Gjithsesi, me të drejtë e gjithë lavdia dhe nderimi i shkon Sovranit të universit, Jehovait.