Çelësa për një martesë të suksesshme
Çelësa për një martesë të suksesshme
«Të mashtrosh aq sa duhet: ky është çelësi për të pasur një lidhje romantike të suksesshme»,—pohonte gazeta La Presse. Kjo gazetë kanadeze po raportonte rreth një studimi që e paraqiste gënjeshtrën si një virtyt. Studimi u botua në gazetën Journal of Social and Personal Relationships. Profesori Tim Kol, i Universitetit «De Pol» të Çikagos, SHBA, thotë: «Duke mashtruar [ose gënjyer] aq sa duhet mund t’i ruajmë dobitë që sjell lidhja [romantike], pa e vënë në rrezik atë.»
Por, a është vërtet mashtrimi çelësi për një martesë të suksesshme? Bibla i nxit të krishterët: «Tani që keni flakur tej pavërtetësinë, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.» (Efesianëve 4:25) A sjell rezultat kjo këshillë? Kur e pyetën një avokat në fushën e divorceve se cili është shkaku kryesor përse çiftet ndahen, ai u përgjigj: «Paaftësia për t’i folur njëri-tjetrit me ndershmëri, për t’i hapur zemrën dhe për ta trajtuar njëri-tjetrin si mikun e tyre më të mirë.»
Atëherë, cili është sekreti për të pasur një martesë të lumtur? Kapitulli i tretë i librit Sekreti i lumturisë familjare titullohet: «Dy çelësa për një martesë të qëndrueshme». Ai flet për dy faktorë jetësorë që i ndihmojnë çiftet të jetojnë të lumtura, dhe kështu u hapin rrugë shumë bekimeve. Mund të kërkoni një kopje të këtij libri duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.