Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bimët​—Një burim i çmuar ilaçesh

Bimët​—Një burim i çmuar ilaçesh

Bimët​—Një burim i çmuar ilaçesh

Sipas specialistëve, gati një e katërta e të gjitha ilaçeve që përdorin sot njerëzit përftohen plotësisht ose pjesërisht nga lëndët kimike që ndodhen te bimët. Ky fakt përmendet shpesh nga ata që përkrahin kurat bimore.

Shumica e kërkimeve të bëra rreth bimëve mjekësore ka si synim të veçojë prej tyre përbërjet me veti kuruese. Një përbërje e tillë shumë e rëndësishme është aspirina, e cila përftohet nga salicina. Salicina gjendet në lëvoren e shelgut të bardhë.

Pasi veçohen, përbërjet me veti kuruese që gjenden te bimët mund të jepen në dozën e duhur e të mjaftueshme. Një vepër referimi thotë: «Është shumë më e lehtë që efekti i dëshiruar të arrihet duke pirë një tabletë, sesa duke konsumuar lëndën natyrore. Kështu, për të arritur efektin e aspirinës ose efektin jetëshpëtues të digitoksinës është më e lehtë të pish një kokërr, sesa të përdorësh gjithë atë sasi lëvoreje të shelgut të bardhë ose gjithë atë sasi të luletogëzit të kuq.»

Nga ana tjetër, veçimi i përbërjes me veti kuruese nga një bimë mjekësore mund të ketë anët e veta negative. Së pari, kjo do të thotë të humbësh ndoshta çdo vlerë ushqyese dhe çdo dobi kuruese që mund të kenë lëndët e tjera që ndodhen te bima. Për më tepër, disa nga organizmat që shkaktojnë sëmundje janë bërë rezistentë ndaj ilaçeve që i luftojnë ata.

Veçimi i përbërjeve me veti kuruese nga bimët mjekësore mund të sjellë pasoja negative. Një shembull i kësaj është kinina, një substancë që përftohet nga lëvorja e drurit të kinës. Ndonëse kinina vret një përqindje mjaft të madhe të parazitëve të malarjes, ata që mbijetojnë shtohen gjithnjë e më shumë ndërkohë që të tjerët vdesin. Një vepër referimi thotë: «Kjo rezistencë ndaj ilaçeve është bërë një nga problemet më shqetësuese në mjekësi.»

[Figurat në faqen 15]

Aspirina përftohet nga ky shelg i bardhë

[Burimi]

USDA-NRCS PLANTS Database/Herman, D.E. et al. 1996. North Dakota tree handbook

[Figurat në faqen 15]

Druri i kinës, nga i cili përftohet kinina

[Burimi]

Me mirësjelljen e Satoru Yoshimoto