Mbrëmja që duhet kujtuar—E diel, 4 prill 2004
Mbrëmja që duhet kujtuar—E diel, 4 prill 2004
NJË natë para se të vdiste, Jezu Krishti themeloi Përkujtimin e vdekjes së tij. Gjatë një darke të zakonshme me apostujt e tij, duke përdorur si simbole verë dhe bukë pa maja, Jezui urdhëroi: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.»—Luka 22:19.
Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë ngrohtësisht të bashkoheni me ta në kremtimin e këtij Përkujtimi vjetor. Këtë vit ai do të mbahet pas perëndimit të diellit, ditën e diel, më 4 prill, pasi kjo datë përkon me 14 nisanin e kalendarit hënor të Biblës. Për vendin dhe orën e saktë të mbledhjes, ju lutemi të kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj.