Pikërisht ato që të rinjtë duhet të dinë
Pikërisht ato që të rinjtë duhet të dinë
Për vite të tëra, lexuesit, të rinj apo të moshuar, kanë thënë se libri Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike përmban pikërisht ato gjëra që të rinjtë duhet të dinë. Një vajzë adoleshente nga Sinaloa e Meksikës kërkoi për miqtë e saj dhjetë kopje të këtij libri. Ajo tha se pavarësisht se nuk është Dëshmitare e Jehovait, i pëlqente shumë libri dhe shpjegoi: «Kam shumë respekt për ju.»
Ajo shtoi: «Shumë nga shokët e mi kanë një mal me pyetje për jetën. U tregova librin dhe u pëlqeu shumë. Libri është i mrekullueshëm dhe ka gjithçka që një i ri do të donte të dinte.» Ajo kërkonte që librat mundësisht t’i vinin para se të fillonin pushimet verore.
Libri Të rinjtë pyesin ka 39 kapituj. Disa nga kapitujt janë: «Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?», «Si mund të bëj shokë të vërtetë?», «Marrëdhëniet seksuale para martesës» dhe «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?» Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 320 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar atë në adresën e mëposhtme ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike . . .
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.