Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Shpresa Me pak fjalë po ju shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për serinë «Shpresë: Ku mund të gjeni?» (22 prill 2004) I lexuam këta artikuj së bashku si familje dhe kur kishim arritur në fund të tyre, mezi po i mbanim lotët. Figura me lulen ishte vërtet një pamje e bukur dhe prekëse.
H. H. dhe L. H., Shtetet e Bashkuara
Nëna më vdiq një javë para se të merrja këtë revistë. Më ngushëlluan shumë fjalët: «Të vdekurit janë në gjendjen më të sigurt që mund të mendohet, ashtu si një foshnjë është e mbrojtur në barkun e nënës.» Ende jam e hidhëruar për vdekjen e nënës, por jam e lumtur se ajo është e sigurt në kujtesën e Jehovait.
V. L., Shtetet e Bashkuara
Kam gati 50 vjet që e lexoj revistën Zgjohuni! Gjithmonë më ka mahnitur fakti që ndonëse trajtoni tema për të cilat keni folur shumë herë, i prezantoni ato nga një këndvështrim i ri. Informacionet shkencore që kishit paraqitur në lidhje me pesimizmin ia vlente vërtet t’u kushtoje vëmendje.
T. H., Shtetet e Bashkuara
Kam një sëmundje të pashërueshme. Përpiqem të kem një qëndrim optimist, por sot kur u zgjova ndihesha e dëshpëruar. Kështu që i lexova dhe i rilexova artikujt. Mënyra si ishin shkruar këta artikuj ishte shumë e ngrohtë. U ngushëllova shumë prej tyre.
B. Xh., Britani
Bashkëshorti im po lufton me kancerin. Isha shumë e stresuar se si do të kujdesesha për fëmijët. Gjithashtu, humba edhe punën. Por pjesa «Arsye për të pasur shpresë» më forcoi. Dua t’ua tregoj këtë artikull sa më shumë njerëzve që është e mundur.
Y. N., Japoni
Kur më ndodh diçka e keqe, kam prirjen të më zërë paniku. Këta artikuj janë përgjigjja e lutjes. Hapat për të mposhtur pesimizmin ishin kaq të qartë saqë kur më vijnë në mendje mendime të tilla, jam në gjendje t’i zbatoj një nga një. E mbaj këtë revistë pranë krevatit dhe e lexoj çdo ditë.
S. T., Japoni
Zogjtë që pispillosen Në vendin ku jetoj është e zakonshme t’i shohësh zogjtë tek pastrohen dhe lëmohen. Tani që lexova artikullin «Vetëm për t’u pispillosur?» (22 prill 2004), i kuptoj dobitë që sjell pastrimi dhe lëmimi i pendëve te zogjtë. Dua t’ju falënderoj për këtë informacion edukues mbi krijesat e veçanta të Perëndisë.
F. K., Nigeri
I lexoj me shumë kënaqësi artikujt për bimët, kafshët dhe zogjtë. Mësova nga ky artikull se për zogjtë, pastërtia është një çështje jetë a vdekje. Nuk e kisha menduar ndonjëherë më parë këtë.
K. G., Rusi
Diskot Faleminderit për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . A kanë ndonjë të keqe diskot?» (22 prill 2004) Edhe unë mendoj se diskot nuk janë për të krishterët. Ah sikur ta kisha njohur Jehovain më parë, atëherë kur e kisha zakon t’i frekuentoja ato!
L., Indonezi
Që të jem e sinqertë, kam shkuar në vende që nuk duhej të kisha shkuar. Më pëlqen shumë të kërcej dhe gjithmonë kam gjetur justifikime për të shkuar në këto vende. Të nesërmen provoja ndjenja faji. Jo sepse kisha bërë unë diçka të keqe, por për atë që bënin të gjithë të tjerët që më rrethonin. Artikulli tregon hapur se si janë në të vërtetë diskot, pra që shumë prej tyre janë vende të rrezikshme dhe të shthurura.
D. K., Australi