Shokët e klasës ndryshuan mendim
Shokët e klasës ndryshuan mendim
▪ Viktorias (që tregohet sipër), një vajze 11-vjeçare në Ukrainë, i thanë të bënte një referat për librin e saj të preferuar në një mënyrë që të ishte tërheqës për të gjithë klasën. Ajo thotë: «Vendosa t’i prezantoja klasës librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. Gjatë prezantimit të referatit, shpjegova përmbajtjen e librit dhe parimet ku bazohet ai. Në fund u thashë, se pas mësimit mund ta merrnin.»
Si reagoi klasa? «Atë ditë shpërndava 20 libra,—thotë Viktoria.—Shokët e klasës mendonin se Dëshmitarët e Jehovait ishin një sekt, por ndryshuan mendim dhe tani dy prej tyre janë bërë lexues të rregullt të revistave tona.»
Libri Të rinjtë pyesin synon të hetojë mendimet dhe ndjenjat e të rinjve, duke trajtuar çështje të dobishme. Ai trajton tema të tilla, si: «Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?», «Si mund të bëj shokë të vërtetë?» dhe «Marrëdhëniet seksuale para martesës». Në 39 kapitujt e tij trajtohen edhe shumë tema të tjera.
Për të kërkuar një kopje, mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.