Si ta mbroj besimin tim te krijimi?
Të rinjtë pyesin . . .
Si ta mbroj besimin tim te krijimi?
«Kur në klasë u diskutua teoria e evolucionit, ishte ndryshe nga ajo që kisha mësuar unë. Evolucioni paraqitej si fakt, dhe kjo më frikësoi.»—Rajani, 18 vjeç.
«Mbaj mend që kur isha 12 vjeç, mësuesja ime ishte evolucioniste e flaktë. Prandaj ngurroja të thosha hapur që besoja te krijimi.»—Tajlëri, 19 vjeç.
«U tmerrova kur mësuesja e lëndëve shoqërore na tha se evolucioni do të ishte tema e radhës. E dija se do të më duhej të shpjegoja para klasës qëndrimin tim lidhur me këtë çështje kaq shumë të diskutuar.»—Rakela, 14 vjeçe.
MBASE edhe ti, ashtu si Rajani, Tajlëri dhe Rakela, ndihesh paksa në siklet kur në klasë hapet tema e evolucionit. Ti beson se Perëndia ‘krijoi gjithçka’. (Zbulesa 4:11) Kudo përreth teje sheh prova të një projektuesi inteligjent. Kurse librat e shkollës dhe mësuesja të thonë se ne kemi evoluar. Ti mund të thuash: ‘E kush jam unë që të vë në diskutim fjalën e «specialistëve»?’ Po shokët e klasës si do të reagonin nëse do të filloje të flitje . . . për Perëndinë?
Në qoftë se të shqetësojnë pyetje të tilla, mos ki merak! Nuk je i vetmi që beson te krijimi. E vërteta është se edhe shumë shkencëtarë nuk e pranojnë teorinë e evolucionit. Shumë mësues po ashtu. Në Shtetet e Bashkuara, 4 në 5 studentë besojnë te një Krijues, pavarësisht se çfarë mësojnë librat e shkollës.
Prapëseprapë, ti mund të pyesësh: ‘Çfarë do të them nëse duhet të mbroj besimin tim te krijimi?’ Ji i sigurt se edhe nëse ke ndrojtje, mund të flasësh me bindje. Gjithsesi, kjo kërkon pak përgatitje.
Sigurohu për bindjet e tua!
Në rast se je rritur në një familje të krishterë, mund të besosh te krijimi thjesht sepse këtë gjë të kanë mësuar prindërit. Romakëve 12:1) Pavli i inkurajoi të krishterët e shekullit të parë ‘që të siguroheshin për të gjitha gjërat’. (1 Selanikasve 5:21) Si mund të bësh edhe ti të njëjtën gjë për sa i përket krijimit?
Por tani që je rritur, do që ta adhurosh Perëndinë ‘me fuqinë tënde për të arsyetuar’, duke pasur një themel të fortë për bindjet e tua. (Së pari, shqyrto çfarë shkroi Pavli për Perëndinë: «Cilësitë e tij të padukshme . . . shihen qartë që nga krijimi i botës, pasi dallohen nga gjërat e bëra.» (Romakëve 1:20) Me këto fjalë në mendje, shqyrto më nga afër trupin tonë, tokën, universin e paanë, oqeanet e thella. Kundro botën e mahnitshme të insekteve, të bimëve, të kafshëve—çdo gjë që të tërheq ty. Pastaj, përdor ‘fuqinë tënde për të arsyetuar’ dhe pyete veten: ‘Çfarë më bind se ka një Krijues?’
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Semi 14-vjeçar citon si shembull trupin njerëzor. «Edhe pse ka kaq shumë hollësi dhe është kaq i ndërlikuar, përsëri të gjitha pjesët punojnë së bashku për bukuri,—thotë ai.—Është e pamundur që trupi njerëzor të ketë evoluar!» Holi 16-vjeçare është dakord me Semin. «Që kur dola me diabet,—thotë ajo,—kam mësuar shumë se si punon trupi ynë. Për shembull, është e habitshme se si pankreasi—një organ i vogël që fshihet pas stomakut—bën një punë kaq të jashtëzakonshme duke siguruar një funksionim të mirë të gjakut dhe të organeve të tjera.»
Të rinj të tjerë e konsiderojnë këtë pikë nga këndvështrime të ndryshme. «Për mua,—thotë Xharedi 19-vjeçar,—prova më e fortë është fakti që kemi nevojë për të adhuruar Perëndinë, si edhe ngaqë vlerësojmë të bukurën dhe kemi dëshirë të mësojmë. Këto tipare nuk janë të domosdoshme për të mbijetuar, siç do të kërkonte evolucioni. I vetmi shpjegim që ka kuptim për mua është se u sollëm në jetë nga dikush, i cili donte që ta gëzonim jetën.» Tajleri, i përmendur në hyrje të artikullit, ka dalë në të njëjtin përfundim. «Kur shoh rolin e bimëve për të mbështetur jetën dhe mënyrën e ndërlikuar të ndërtimit që të lë pa mend, bindem se ka një Krijues.»
Është më e lehtë të flasësh për krijimin kur ke menduar me kujdes për të, dhe kur je vërtet i bindur. Prandaj, ashtu si Semi, Holi, Xharedi dhe Tajleri, merr pak kohë për të shqyrtuar sa të mrekullueshme janë kryeveprat e Perëndisë. Pastaj «dëgjo» atë që të «thonë» ato. Pa dyshim, do të dalësh tek i njëjti përfundim si apostulli Pavël, që jo vetëm ekzistenca e Perëndisë, por edhe cilësitë e tij, fare lehtë, mund të «dallohen nga gjërat e bëra». *
Shqyrto çfarë mëson vërtet Bibla
Përveçse të shqyrtosh më nga afër gjërat që ka bërë Perëndia, për të mbështetur krijimin duhet të dish edhe se çfarë mëson vërtet
Bibla për këtë çështje. Nuk është nevoja të argumentosh për gjëra që Bibla nuk flet drejtpërdrejt. Ja disa shembuj.▪ Libri im i shkollës thotë se toka dhe sistemi diellor ekzistojnë prej miliarda vjetësh. Bibla nuk thotë gjë për moshën e tokës ose të sistemit diellor. Pohimet e saj janë në harmoni me mendimin se universi mund të ketë ekzistuar miliarda vjet para se të fillonte «dita» e parë e krijimit.—Zanafilla 1:1, 2.
▪ Mësuesi im thotë se toka s’mund të jetë krijuar brenda gjashtë ditëve. Bibla nuk pohon se secila nga gjashtë «ditët» e krijimit ishte ditë e vërtetë 24-orëshe. Për më tepër informacion, shih faqet 18-20 të kësaj reviste.
▪ Në klasë u morën shembuj të ndryshëm bindës që tregonin se si kafshët dhe njerëzit kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Bibla thotë se Perëndia krijoi gjërat e gjalla «sipas llojit të vet». (Zanafilla 1:20, 21) Ajo nuk mbështet idenë se jeta filloi nga një gjë e pajetë ose se Perëndia nisi procesin e evolucionit nga një qelizë e vetme. Megjithatë, çdo «lloj» ka potencial për një larmi të gjerë. Prandaj sipas Biblës ndryshimet ndodhin brenda secilit «lloj».
Ji i sigurt për bindjet e tua!
S’ka arsye që të ndihesh në siklet ose të të vijë turp pse beson te krijimi. Duke marrë parasysh faktet, është plotësisht e arsyeshme—nga ana shkencore—të besojmë se jemi vepër e një projektuesi inteligjent. Në fund të fundit, është evolucioni—e jo krijimi—që kërkon të kesh besim të fortë pa pasur prova logjike, e që të besosh te mrekullitë pa besuar në një mrekullibërës. Vërtet, pasi të kesh shqyrtuar artikujt e tjerë në këtë numër të Zgjohuni!, pa dyshim do të bindesh se faktet mbështetin krijimin. Dhe një herë që e ke shqyrtuar këtë çështje duke përdorur fuqinë tënde për të arsyetuar, do të jesh më i sigurt kur të mbrosh bindjen tënde përpara klasës.
Tamam këtë tha Rakela, e cituar më sipër. «M’u deshën ca ditë për të kuptuar se s’mund të heshtja e të mos flitja për bindjet e mia,—thotë ajo.—I dhashë mësueses librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?, dhe kisha nënvizuar disa pjesë që doja t’i tërhiqnin vëmendjen. Më vonë, mësuesja më tha se falë librit kishte një pikëpamje tërësisht të re për evolucionin dhe se në të ardhmen, do ta kishte parasysh këtë informacion kur të shpjegonte sërish këtë temë.»
[Shënimi]
^ par. 14 Shumë të rinj kanë nxjerrë dobi nga informacionet e rishikuara që gjenden në botime të tilla, si: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? dhe A ka një Krijues që interesohet për ju? Të dy librat janë botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
PËR TË MENDUAR
▪ Cilat janë disa mënyra se si mund ta shprehësh lirshëm bindjen tënde te krijimi përpara klasës?
▪ Si mund ta tregosh vlerësimin tënd për Atë që krijoi të gjitha gjërat?—Veprat 17:26, 27.
[Kutia në faqen 27]
«FAKTET JANË ME BOLLËK»
«Çfarë do t’i thoshit një të riu që është rritur duke besuar te një Krijues, por që në shkollë i mësojnë evolucionin?» Kjo pyetje iu bë një mikrobiologeje që është Dëshmitare e Jehovait. Si u përgjigj ajo? «Duhet ta shohësh këtë situatë si një rast për t’i vërtetuar vetes se Perëndia ekziston, jo sepse kështu të kanë mësuar prindërit, por sepse ti vetë i ke shqyrtuar faktet dhe ke dalë në këtë përfundim. Disa herë kur mësuesve u kërkohet të ‘vërtetojnë’ teorinë e evolucionit, ata nuk arrijnë ta bëjnë dot këtë. Kuptojnë se e pranojnë teorinë vetëm sepse kështu i kanë mësuar. Edhe ti mund të biesh në të njëjtin kurth për sa i përket besimit te një Krijues. Ja përse ia vlen të vërtetosh se Perëndia ekziston vërtet. Faktet janë me bollëk. Nuk është e vështirë t’i gjesh.»
[Kutia dhe figura në faqen 28]
ÇFARË TË BIND TY?
Poshtë, rendit tri gjëra që të kanë bindur ty se ka një Krijues:
1. ․․․․․
2. ․․․․․
3. ․․․․․