Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Një mjet mësimi i shkëlqyer!»

«Një mjet mësimi i shkëlqyer!»

«Një mjet mësimi i shkëlqyer!»

Këto fjalë shkroi për librin Çfarë mëson vërtet Bibla? një Dëshmitar i Jehovait në Panama, që shërben në kohë të plotë. Ky është një libër 224-faqësh me ilustrime me ngjyra që po përdoret gjerësisht për drejtimin e studimeve biblike. «Është mjaft i përmbledhur dhe i saktë, i harmonishëm dhe bindës,—shkruante ai.—Metoda e re e përdorur për referimet dhe shtojcat e nxit menjëherë lexuesin të bëjë kërkime.»

Një mësuese e Biblës në Misuri, SHBA, tha: «Më pëlqen, se është shkruar thjesht. Nuk kam parë kurrë një radhë kaq logjike të paraqitjes së temave.» Sapo doli libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, ajo ia dha një gruaje që më parë ishte përpjekur të studionte Biblën, por pastaj e kishte lënë studimin.

Kjo mësuese tregonte: «Nuk kishte mbaruar ende kapitullin e parë kur më telefonoi dhe më tha se sa shumë po i pëlqente.» Gruaja i tha se i dukej sikur libri ishte bërë tamam për të dhe se dëshironte ta niste prapë studimin e Biblës. Mësuesja tha se pasi kishin studiuar dhjetë kapitujt e parë, s’kishte kënaqësi më të madhe sesa të shihje gëzimin e studentes për gjërat që po mësonte.

Ndonëse nuk janë mbushur ende dy vjet që kur doli libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, tashmë janë shtypur më shumë se 50 milionë kopje në më shumë se 150 gjuhë. Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.