«Është i mahnitshëm!»
«Është i mahnitshëm!»
▪ Kështu tha drejtuesi i një ankete rreth martesës për librin Sekreti i lumturisë familjare. Një çift që kishte marrë pjesë në anketë i dha këtë libër dhe i shpjegoi se studimi i tij i kishte ndihmuar të përgatiteshin për martesën.
Drejtuesi i anketës u shkroi për t’i falënderuar për «dhuratën e mrekullueshme» që i kishin dërguar. Më pas tha se shpresonte që çifte si ata t’u mësonin të tjerëve se «çfarë duhet për të pasur një martesë të fortë e të suksesshme». Ai shprehu bindjen se botime si Sekreti i lumturisë familjare do ta ndihmonin çiftin të zgjidhte mosmarrëveshjet që mund të lindnin. Drejtuesi pohoi se këtë çift e ndihmon besimi i fortë dhe mbështetja te Perëndia.
Ai tha se e ka vënë librin mbi tryezën e tij dhe ua tregon studentëve nëse i kërkojnë këshilla për martesën. «S’e kisha parë kurrë këtë libër,—thoshte në fund.—Është i mahnitshëm!»
Nga libri Sekreti i lumturisë familjare kanë nxjerrë dobi mijëra çifte anekënd botës. Ai mund t’ju ndihmojë edhe ju të zbatoni parimet biblike që mund t’jua bëjnë më të lumtur jetën familjare.
Mund ta kërkoni këtë libër me 192 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.