‘Libri më i mirë për fetë e botës’
‘Libri më i mirë për fetë e botës’
▪ Një mësuese e shkollës së mesme në Kanada kishte punën e vështirë t’u mësonte nxënësve bindjet e disa feve të zonës së saj. Pasi lexoi librin Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, ajo tha: «Ky është libri më i mirë që kam lexuar për fetë e botës.» Kaq përshtypje i bëri, saqë mori leje nga drejtoria e shkollës ta përdorte në mësim.
Mësuesja ishte gati të bënte një udhëtim prej më shumë se 500 kilometrash që të merrte 40 libra në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada. Por librat ia çuan me kënaqësi Dëshmitarët e zonës së saj. Disa nxënësve të klasës së saj u pëlqeu aq shumë libri, saqë donin të kishin nga një.
Edhe juve mund t’ju ndihmojë ky libër të kuptoni bindjet fetare të njerëzve në vendin tuaj. Ai shpjegon origjinën, historinë dhe mësimet e feve kryesore të botës, si: hinduizmi, budizmi, taoizmi, konfucianizmi, shintoizmi, judaizmi, islamizmi dhe krishterimi.
Libri Njerëzimi në kërkim të Perëndisë ka 384 faqe dhe ilustrime me ngjyra. Atë mund ta kërkoni në anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.