Pse kam frikë të flas për besimin tim?
Të rinjtë pyesin
Pse kam frikë të flas për besimin tim?
«Kam pasur ca raste shumë të mira për të folur për bindjet e mia në shkollë. Por i kam lënë të më shkojnë kot.»—Kalebi. *
«Mësuesja e pyeti klasën çfarë mendonin për evolucionin. E dija se ky ishte rast fantastik për të folur për besimin. Por ngriva në vend dhe s’hapa gojë. Pastaj u ndjeva shumë keq.»—Jasmina.
NËSE je një i ri i krishterë, mbase të ka ndodhur edhe ty si Kalebit dhe Jasminës. Edhe ti si ata i do të vërtetat që ke mësuar nga Bibla dhe dëshiron t’ua thuash edhe të tjerëve. Megjithatë, mbase të tmerron ideja që të flasësh me të tjerët. Sidoqoftë mund të mësosh të kesh më shumë guxim. Si? Bëj hapat e mëposhtëm teksa përgatitesh për vitin e ri shkollor:
1. Përcakto çfarë të frikëson. Kur mendon të flasësh për besimin tënd, është kollaj të përfytyrosh më të keqen. Gjithsesi, nganjëherë mund ta pakësosh frikën thjesht duke e shkruar çfarë të frikëson.
Plotëso fjalinë e mëposhtme.
▪ Po të flas për bindjet e mia në shkollë, mund të ndodhë që:
․․․․․
Mund të ngushëllohesh po të mbash parasysh se edhe të rinj të tjerë të krishterë kanë frikë pak a shumë si ti. Për shembull, Kristofori 14-vjeçar pranon: «Kam frikë se mos shokët do të tallen me mua dhe do t’u thonë të gjithëve se jam i çuditshëm.» Edhe Kalebi, i përmendur në fillim, thotë: «Kisha frikë se ndonjëri do të më bënte një pyetje që s’do të dija t’i përgjigjesha.»
2. Pranoje sfidën. A është krejt pa baza frika jote? Jo medoemos. «Disa të shkollës *
gjoja kishin interes për bindjet e mia,—thotë Ashli,—por i përdorën fjalët e mia kundër meje dhe më tallën në sy të të tjerëve.» Ja si i ndodhi edhe Nikolës 17-vjeçare: «Një djalë krahasoi një varg në Biblën e vet me të njëjtin varg në Biblën time dhe fjalët ishin ndryshe. Ai tha se Bibla ime kishte ndryshuar. Shtanga. Nuk dija ç’të thosha.»Situata si këto mund të të frikësojnë goxha. Por në vend që t’ia mbathësh, pranoji këto sfida si pjesë normale të jetës sate si i krishterë. (2 Timoteut 3:12) Mateu 13-vjeçar thotë: «Jezui tha se dishepujt e tij do të përndiqeshin, pra, s’mund të presim që të gjithë të na pëlqejnë ne dhe bindjet tona.»—Gjoni 15:20.
3. Mendo për dobitë. A mund të vijë diçka e mirë nga një përvojë që duket e keqe? Ambra 21 vjeçe mendon se po. «Është e vështirë t’ua shpjegosh bindjet e tua njerëzve që nuk kanë respekt për Biblën, por kjo të ndihmon të kuptosh dhe të analizosh atë që beson vërtet.»—Romakëve 12:2.
Të kthehemi sërish te problemet që përshkrove në hapin e parë. Mendo të paktën dy gjëra të mira që mund të vijnë po të flasësh dhe shkruaji më poshtë.
1 ․․․․․
2 ․․․․․
Për shembull: Si mund të pakësohet presioni nga shokët po t’ua bësh të qartë çfarë beson? Si do të ndikojë kjo në sigurinë që ke te vetja? Si do të ndikojë tek ajo që ndien për Perëndinë Jehova? Po tek ajo që ndien ai për ty?—Proverbat 23:15.
4. Përgatitu. «Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet»,—thuhet te Proverbat 15:28. Përveçse të mendosh çfarë do të thuash, përpiqu të mendosh për pyetjet që mund të të bëjnë të tjerët. Kërko informacione për ato tema dhe harto përgjigje me të cilat ndihesh rehat.—Shih tabelën «Përgatitu për përgjigjen», në faqen 25.
5. Fillo. Pasi të jesh gati të flasësh për bindjet e tua, si të fillosh? Ke disa mundësi. Në njëfarë kuptimi, të flasësh për besimin tënd është njësoj si të notosh: disa futen ngadalë në ujë, kurse të tjerë hidhen direkt. Edhe ti mund ta nisësh bisedën me një temë jofetare dhe, si të thuash, pak nga pak ta provosh si është uji. Por nëse sheh që merakosesh shumë se mos diçka nuk shkon siç duhet, atëherë zgjidhja më e mirë është «të hidhesh direkt». (Luka 12:11, 12) Andrea 17-vjeçar thotë: «Gjithnjë ishte më i vështirë mendimi se do të flitja me të tjerët, sesa vetë veprimi. Aq ishte, sa të fillonte biseda, pastaj e kisha shumë më të lehtë nga ç’pandehja.» *
6. Ji i matur. Ashtu si nuk do të hidheshe në ujëra të cekëta, ki kujdes edhe që të mos zhytesh në debate të kota. Mbaj mend se ka një kohë për të folur dhe një kohë për të heshtur. (Eklisiastiu 3:1, 7) Ndonjëherë edhe Jezui nuk pranoi të përgjigjej kur e pyetnin. (Mateu 26:62, 63) Mbaj parasysh këtë parim: «Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.»—Proverbat 22:3, Diodati i Ri.
Po ta kuptosh se do të ndizet një debat, mos ‘shko tutje’, por përgjigju shkurt dhe me maturi. Për shembull, nëse një shok klase të provokon: «Pse nuk pi cigare?», mjafton t’i thuash: «Se nuk dua ta ndot trupin.» Shihe si reagon, pastaj vendos nëse do t’ia shpjegosh më tej bindjet e tua, apo jo.
Hapat e mësipërm mund të të ndihmojnë të jesh ‘gjithnjë gati për të mbrojtur’ besimin tënd. (1 Pjetrit 3:15) Sigurisht, të jesh gati nuk do të thotë se kurrë nuk do të kesh ankth. Por Alana 18-vjeçare thotë: «Kur i shpjegon bindjet e tua edhe pse ke frikë, ndihesh se ke arritur një fitore—e munde frikën dhe nuk u sprapse nga rreziku se biseda mund të mos shkonte mirë. Dhe kur shkon mirë, ndihesh edhe më i kënaqur. Je i lumtur se pate guximin të flasësh.»
[Shënimet]
^ par. 3 Në këtë artikull disa emra janë ndryshuar.
^ par. 11 Përkthimet e Biblës përdorin fjalë të ndryshme. Gjithsesi, disa u qëndrojnë më besnike gjuhëve origjinale në të cilat u shkrua Bibla.
^ par. 19 Shih kutinë «Si të nisësh bisedën?» në faqen 26.
PËR TË MENDUAR
▪ A thua ndokush në shkollën tënde mund të mendojë kështu?
«E di që je Dëshmitar i Jehovait. Mbase mendon se do të të tall, por unë kam shumë respekt për ty. Si ia bën që je kaq i qetë me gjithë këto probleme që ka bota sot? Unë kam frikë. A do të plasë ndonjë luftë në vendin tonë? A do të ndahen prindërit e mi? A do të dal sot nga shkolla pa më rrahur? Unë kam shumë pyetje, kurse ti duket se ke një qëllim në jetë dhe e di çfarë do. Mos është për shkak të fesë sate? Dua të bisedoj për këtë, por kam frikë ta hap unë muhabetin. Të lutem, a do ta nisësh ti i pari?»
[Kutia dhe figurat në faqen 26]
JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU
«Disa kanë qeshur me mua kur u kam folur për besimin tim. Por zakonisht, më lënë rehat kur kuptojnë se talljet e tyre nuk më bëjnë përshtypje.»—Françeska, Belgjikë.
«Po të mos u thuash njerëzve se je i krishterë, pak nga pak mund të harrosh kush je dhe të fillosh të sillesh si të tjerët. S’duhet ta lësh veten të bëhesh një kopje; duhet të mbetesh ky që je.»—Samanta, Shtetet e Bashkuara.
«Kur isha më i vogël, nuk doja të isha ndryshe nga fëmijët e tjerë. Pastaj fillova të kuptoj si më ndihmon besimi të bëj një jetë më të mirë. Kjo gjë ma shtoi mjaft sigurinë, më bëri të ndihem krenar për atë që besoj.»—Xhejsoni, Zelandë e Re.
[Kutia në faqen 26]
SI TA NISËSH BISEDËN?
▪ «Çfarë planesh ke për verën?» [Pas përgjigjes, thuaji planet e tua frymore, si për shembull që do të ndjekësh një kongres ose që do të marrësh pjesë më shumë në shërbim.]
▪ Përmend ndonjë lajm dhe pyet: «E dëgjove . . . ? Çfarë mendon?»
▪ «A mendon se situata ekonomike në botë [ose problem tjetër] do të përmirësohet? [Lëre të përgjigjet.] Pse mendon kështu?»
▪ «Çfarë feje ke?»
▪ «Si e imagjinon veten pas pesë vjetësh?» [Pas përgjigjes, thuaji synimet e tua frymore.]
[Tabela në faqen 25]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
përgatitu për përgjigjen
Prite
Sugjerim: Diskutoje këtë tabelë me prindërit dhe shokët. Plotësoje tabelën. Pastaj mendo për pyetje të tjera që mund të të bëjnë shokët e klasës.
normat morale
pyetja
«Çfarë mendon për homoseksualizmin?»
përgjigjja
Nuk iurrej homoseksualët, por nuk e miratoj sjelljen e tyre.
pyetja tjetër
«Mos po i paragjykon?»
kërkimet
1 Korintasve 6:9,10; Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2, kapitulli 28. *
përgjigjja
Jo, sepse jam kundër të gjitha formave të imoralitetit, homoseksuale a ndryshe qofshin.
lidhjet romantike
pyetja
«Pse nuk lidhesh me dikë?»
përgjigjja
Kam vendosur të lidhem me dikë vetëm kur të jem më i rritur.
pyetja tjetër
«Nuk të lë feja?»
kërkimet
Kënga e Solomonit 8:4; Të rinjtë pyesin, vëllimi 2, kapitulli 1.
përgjigjja
Po, ndikon feja ime. Ne lidhemi me dikë vetëm kur kemi si synim martesën, dhe unë s’jam akoma gati.
asnjanësia
pyetja
«Pse nuk e këndon himnin e flamurit?»
përgjigjja
E respektoj vendin ku jetoj, por nuk e adhuroj.
pyetja tjetër
«Pra, nuk do të luftoje për vendin tënd?»
kërkimet
Isaia 2:4; Gjoni 13:35; Çfarë mëson vërtet Bibla?, faqet 148-151. *
përgjigjja
Jo, dhe miliona Dëshmitarë të Jehovait në vende të tjera nuk do të luftonin kundër këtij vendi.
gjaku
pyetja
«Pse nuk i pranon transfuzionet e gjakut?»
përgjigjja
Pranoj transfuzionet me lëndë të tjera, ku nuk rrezikoj të marr SIDA-n. Por Bibla thotë të rrimë larg nga gjaku, prandaj pranoj vetëm transfuzione pa gjak.
pyetja tjetër
«Po sikur të ishe duke vdekur? A nuk ta fal Zoti?»
kërkimet
Veprat 5:28, 29 Hebrenjve 11:6; Çfarë mëson vërtet Bibla?, faqet 129-131.
përgjigjja
zgjedhjet
pyetja
«Filani që është në fenë tënde bëri kështu e ashtu. Po ti, pse nuk bën si ai?»
përgjigjja
Ne i kemi mësuar kërkesat e Perëndisë, por askush nuk na detyron për ndonjë gjë. Secili bën zgjedhjet e veta.
pyetja tjetër
«Pse, apo i keni rregullat ndryshe për njërin e ndryshe për tjetrin?»
kërkimet
përgjigjja
krijimi
pyetja
«Pse nuk beson tek evolucioni?»
përgjigjja
Pse duhet të besoj tek evolucioni? As shkencëtarët nuk janë në një mendje për sa i përket evolucionit dhe mendohet që ata janë ekspertë në këtë fushë.
pyetja tjetër
kërkimet
përgjigjja
[Shënimet]
^ par. 55 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 77 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Figura në faqen 26]
Të flasësh për besimin tënd është njësoj si të notosh. Mund të futesh ngadalë ose të zhytesh direkt