Sqepi i martin peshkatarit
A është projektuar?
Sqepi i martin peshkatarit
● Treni i shpejtë japonez për udhëtarë, që bën gati 300 kilometra në orë, është ndër më të shpejtët në botë. Merita për suksesin e tij i takon pjesërisht një zogu të vogël: martin peshkatarit. Pse?
Shqyrtoni faktet: Në kërkim të një vakti të shijshëm, martin peshkatari zhytet në ujë pa e trazuar shumë atë. Ky fakt e bëri kureshtar Ejxhi Nakacun, inxhinier që drejtoi provat e trenit me shpejtësi të lartë. Ai vriste mendjen si përshtatet kaq shpejt martin peshkatari kur kalon nga rezistenca e ulët e ajrit te rezistenca e lartë e ujit. Përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte çelësi për zgjidhjen e një problemi tipik të trenit me shpejtësi të lartë. «Kur treni hyn me shpejtësi në një tunel të ngushtë,—shpjegon Nakacuja,—krijohen dallgë presioni atmosferik që gradualisht rriten dhe bëhen si dallgët e baticës. Këto arrijnë me shpejtësinë e zërit në daljen e tunelit, duke krijuar valë me frekuencë të ulët që japin një zhurmë të fortë si shpërthim dhe një dridhje kaq të madhe aerodinamike, saqë njerëzit që banojnë 400 metra larg janë ankuar.»
U vendos që pjesa ballore e trenit të bëhej sipas formës së sqepit të martin peshkatarit. Rezultati? Treni tani e ka shpejtësinë 10 për qind më të madhe dhe harxhon 15 për qind më pak energji. Veç kësaj, presioni i ajrit i krijuar nga treni është ulur 30 për qind. Prandaj nuk ka më zhurmë të fortë kur treni kalon në tunel.
Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë sqepi i martin peshkatarit apo është projektuar?
[Burimet e figurave në faqen 29]
Martin peshkatari në zhytje: Woodfall/Photoshot; treni i shpejtësisë së lartë: AP Photo/Kyodo