Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Syri i karkalecit merimangë me ngjyra palloi

Syri i karkalecit merimangë me ngjyra palloi

A është projektuar?

Syri i karkalecit merimangë me ngjyra palloi

● Karkaleci merimangë me ngjyra palloi, që jeton në Barrierën e Madhe Koralore të Australisë, është pajisur me shikimin më kompleks në mbretërinë e kafshëve. Dr. Nikolas Robertsi thotë për shikimin e tij: «Është vërtet i jashtëzakonshëm, tejkalon çdo gjë që ne njerëzit kemi arritur të krijojmë deri tani.»

Shqyrtoni faktet: Ky karkalec mund ta perceptojë dritën e polarizuar dhe ta përpunojë në mënyra që ne njerëzit nuk mund ta bëjmë. Valët e dritës së polarizuar mund të udhëtojnë në vijë të drejtë ose në formë spiraleje. Ndryshe nga gjallesat e tjera, ky karkalec jo vetëm e sheh dritën e polarizuar në të dyja këto forma, por edhe arrin ta shndërrojë nga njëra formë në tjetrën. Kjo bën që ai të ketë një shikim mjaft të zhvilluar.

Lexuesit e DVD-ve funksionojnë në një mënyrë të ngjashme. Për të përpunuar informacionet, dritën e polarizuar të hedhur në një disk këto aparate duhet ta shndërrojnë në formë spiraleje dhe pastaj ta ndryshojnë përsëri në vijë të drejtë. Por karkaleci merimangë shkon një hap më tej. Nëse një lexues standard DVD-je shndërron vetëm dritën e kuqe—ose në aparatet me rezolucion të lartë ose qartësi të madhe, dritën blu—syri i këtij karkaleci mund ta shndërrojë dritën pavarësisht nga ngjyra.

Studiuesit besojnë se duke marrë syrin e këtij karkaleci si model, inxhinierët mund të krijojnë një lexues DVD-je që arrin të lexojë disqe me më shumë informacione se DVD-të e sotme. «Ajo që të mahnit në mënyrë të veçantë është thjeshtësia e tij e mrekullueshme,—shprehet Robertsi.—Funksionon shumë, shumë më mirë se çdo pajisje që jemi përpjekur të ndërtojmë.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë syri i jashtëzakonshëm i karkalecit merimangë apo është projektuar?

[Burimi i figurës në faqen 24]

Me mirësjellje nga Stephen Childs