Udhëheqje e shpresë nga një burim i sigurt
Udhëheqje e shpresë nga një burim i sigurt
NDRYSHE nga demonët, Perëndia Jehova ka mençuri të pashtershme dhe është i plotfuqishëm. Gjithashtu, është personifikimi i dashurisë. (1 Gjonit 4:8) Këshillat e tij janë përherë të dobishme, na i jep falas dhe na do të mirën me gjithë zemër. Sa shumë ndryshojnë nga këshillat e fallxhorëve dhe të mediumeve! Perëndia thotë: «Ejani pranë ujit, të gjithë ju o të etur [për njohurinë e Perëndisë]! Ejani, merrni e hani, ju që nuk keni para! Po, ejani, merrni verë dhe qumësht falas, pa para. Pse shpenzoni para për diçka që nuk është bukë? Pse derdhni mund për diçka që nuk ju ngop? Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë. Shpirti juaj le të kënaqet jashtë mase me ushqim plot yndyrë.»—Isaia 55:1, 2.
Biblën e frymëzoi Krijuesi ynë i dashur, prandaj ajo na jep shpresë, na mbron marrëdhënien me Të, na jep një qëllim dhe parimet më të mira në jetë. Pse të mos ndalemi pak e të mendojmë për pyetjet përbri dhe vargjet përkatëse nga Bibla?
[Kutia në faqen 7]
● Si të gjej paqe të brendshme? Në Bibël thuhet: «Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt, i Shenjti i Izraelit: ‘Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh. Ah, sikur t’u kushtoje vëmendje urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.’»—Isaia 48:17, 18.
● A do të ekzistojë gjithmonë ligësia? «Vetëm të drejtët do të banojnë në tokë dhe të paqortueshmit do të mbeten në të. Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka dhe të pabesët do të shkulen prej saj.» (Proverbat 2:21, 22) Po, qoftë njerëzit e ligj, qoftë engjëjt e ligj do të shkatërrohen njëherë e mirë, si t’i përpinte zjarri.—Zbulesa 20:10, 14.
● A do të marrin fund sëmundjet dhe vuajtjet? «Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë me ta, e ata do të jenë populli i tij. Po, vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme [problemet e shumta të sotme] shkuan.»—Zbulesa 21:3, 4.
Krejt ndryshe nga demonët, Perëndia nuk gënjen kurrë. Në të vërtetë, ai «nuk mund të gënjejë». (Titit 1:2) Veç kësaj, e vërteta që buron prej tij, na çliron e na jep jetë, siç do të tregojë artikulli i fundit i serisë.—Gjoni 8:32; 17:3.