Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A është projektuar?

Feçka e elefantit

Feçka e elefantit

● Studiuesit po ndërtojnë një krah robotik më të zhdërvjellët e më elastik. Drejtuesi i projektit të përbashkët në kompaninë që po krijon pajisjen, thotë se ky krah robotik «ia kalon çdo gjëje që ka vënë në dispozicion sot automatizimi industrial». Çfarë i frymëzoi studiuesit? «Veçoritë e feçkës së elefantit»,​—thotë ai.

Shqyrtoni faktet: Feçka e elefantit, që peshon rreth 140 kg, është quajtur «gjymtyra më e shumanshme dhe më e dobishme në planet». Ky mjet me shumë përdorime shërben si hundë, si pipëz, si krah ose si dorë. Me të elefanti merr frymë, nuhat, pi, kap objekte të ndryshme e madje lëshon një buçimë shurdhuese si trumbetë.

Por s’mbaron me kaq. Feçka e elefantit ka rreth 40.000 fije muskulore falë të cilave mund të lëvizë në çdo drejtim. Me majën e feçkës, elefanti mund të kapë një monedhë të vogël. Ndërkaq, ai mund të ngrejë me feçkën e tij pesha që shkojnë deri në 270 kg.

Studiuesit shpresojnë se duke imituar zhdërvjelltësinë dhe veçoritë e feçkës së elefantit, të arrijnë të krijojnë robotë më të aftë për përdorim shtëpiak dhe industrial. Një përfaqësues i kompanisë së përmendur më sipër thotë: «Ne kemi krijuar një pajisje ndihmëse krejt të re krahasuar me robotët e zakonshëm. Për herë të parë, njerëzit dhe makineritë kanë mundësi të punojnë së bashku me rendiment dhe pa rreziqe.»

Si mendoni? A është zhvilluar me anë të evolucionit feçka e elefantit apo është projektuar?