Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

3. Përgatite dhe ruaje me kujdes ushqimin

3. Përgatite dhe ruaje me kujdes ushqimin

3. Përgatite dhe ruaje me kujdes ushqimin

NJË kuzhinier i shkujdesur në Izraelin e lashtë mblodhi ca kunguj të egër, ndonëse ‘nuk i njihte’ kokrrat. Pastaj, përbërësin e panjohur ia hodhi gjellës që po gatuante. Ata që e provuan gjellën, të trembur se mos ishte e helmuar, thirrën: «Në kazan ka vdekje!»​—2 Mbretërve 4:38-41.

Siç e ilustron ky shembull, nëse ushqimi është përgatitur pa kujdes, duhet të hapësh sytë, pasi mund të jetë i dëmshëm ose edhe vdekjeprurës. Ndaj, që të shmangësh ndonjë sëmundje të shkaktuar nga ushqimi i ndotur, mëso si ta përgatitësh dhe ta ruash me kujdes ushqimin. Shiko katër sugjerimet e mëposhtme.

Mos e shkri mishin në temperaturën e dhomës.

Ministria e Bujqësisë në SHBA thotë: «Edhe pse në mes [mishi] mund të jetë akoma i ngrirë ndërsa shkrin në banakun e kuzhinës, pjesa e jashtme mund të jetë në ‘zonën e rrezikut’, pra në temperaturat 40 [4°C] deri në 140°F [60°C], ku bakteret shumohen me shpejtësi.» Më mirë ushqimet shkriji në frigorifer, në mikrovalë ose në ujë të ftohtë (nëse paketimi s’ka të çara).

Gatuaje mirë ushqimin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kur ushqimi «gatuhet sa duhet, vriten thuajse të gjithë mikroorganizmat e rrezikshëm». Kur gatuan, sidomos ndonjë supë a gjellë, sigurohu që temperatura të arrijë të paktën 70°C. * Meqë temperatura në brendësi të disa gatimeve mund të jetë e vështirë të matet, shumë kuzhinierë përdorin një termometër të posaçëm për mishin. Gjithashtu, mund të ngulësh një pirun në mish ose ta presësh pak në mes, që të sigurohesh se është gatuar sa duhet.

Servire shpejt.

Ushqimet e gatuara nuk duhen lënë gjatë në temperaturën e dhomës, prandaj serviri shpejt ose në çast, që të mos prishen. Ushqimet që hahen të ftohta, serviri të ftohta; ushqimet që hahen të ngrohta, serviri të ngrohta. Mishin mund ta mbash të ngrohtë në furrë të graduar pak a shumë në temperaturën 90°C.

Kujdes me ushqimin që tepron.

Anita, një nënë në Poloni, zakonisht i servir drekën a darkën fill pasi i gatuan. Por, nëse mbetet ushqim, «e vë në ngrirje pak pasi e gatuaj duke e ndarë në racione të vogla, që të shkrijë kollaj», thotë ajo. Po qe se e mban në frigorifer ushqimin që tepron, haje brenda 3-4 ditësh.

Në restorante të duhet t’i besosh dikujt tjetër që përgatit ushqimin tënd. Atëherë, si ta mbrosh familjen kur ha jashtë?

[Shënimi]

^ par. 7 Disa ushqime, si mishi i shpendëve, duhet të arrijnë temperaturë më të lartë gjatë gatimit.

[Kutia në faqen 6]

STËRVITI FËMIJËT: «Kur fëmijët e mi gatuajnë, u kujtoj të lexojnë dhe të ndjekin udhëzimet që jepen në paketim.»​—Juk Lingu, Hong-Kong