Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Llambushka e xixëllonjës

Llambushka e xixëllonjës

LLAMBUSHKA ose organi ndriçues i një xixëllonje të veçantë e gjinisë Photuris mbulohet nga një shtresë luspore që rrit tmerrësisht intensitetin e dritës së prodhuar nga ky insekt. *

Luspat e valëzuara

Shqyrto faktet: Studiuesit kanë zbuluar se luspat e vockla mbi sipërfaqen ndriçuese të disa xixëllonjave formojnë një shtresë të valëzuar, të ngjashme me tjegullat e vendosura mbi njëra-tjetrën. Në njërën anë, luspat janë të pjerrëta vetëm 3 mikrometra, më pak se një e njëzeta e trashësisë së fijes së flokut të njeriut. Pikërisht kjo pjerrësi e vockël bën të mundur që drita e xixëllonjës të jetë afro 50 për qind më e fortë sesa po të formonin luspat një sipërfaqe të njëtrajtshme!

A mund të imitohet ky model për t’i bërë edhe më të efektshme diodat ndriçuese (LED-ët) që përdoren në pajisjet elektronike? Për ta vërtetuar, shkencëtarët i veshën diodat me një shtresë të valëzuar të ngjashme me shtresën e llambushkës së xixëllonjës. Cili ishte rezultati? Ato bën 55 për qind më shumë dritë. Fizikania Anika Bei thotë: «Gjëja më e rëndësishme e punës sonë është se sa shumë mësojmë nga studimi i kujdesshëm i natyrës.»

Si mendon? A erdhi me evolucion llambushka e xixëllonjës Photuris? Apo është projektuar?

^ par. 3 Shkencëtarët nuk i kanë studiuar të gjitha llojet e kësaj xixëllonje.