Një vështrim rreth botës
Spanjë
Një grup shkencëtarësh besojnë se vetë dora e njeriut mund të ketë ndikuar në tërmetin e vitit 2011 në qytetin e Lorkës, në jug të Spanjës, që u mori jetën nëntë vetave dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Gjeologët zbuluan se kishte lidhje midis tërmetit vdekjeprurës dhe vendeve ku ishin nxjerrë nga nëntoka sasi të mëdha uji për vaditje.
Kinë
Në vitin 2012, turistët kinezë harxhuan 77 miliardë euro për udhëtime jashtë vendit. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, kjo shifër e rendit për herë të parë Kinën si shpenzuesja më e madhe në turizmin ndërkombëtar, duke ia kaluar edhe Gjermanisë e Shteteve të Bashkuara, që harxhuan secili rreth 64 miliardë euro.
Japoni
Gjatë një studimi nga revista mjekësore britanike BMJ, në Japoni u vëzhguan thuajse 68.000 veta për rreth 23 vjet. Studiuesit zbuluan se gratë e lindura nga viti 1920 deri më 1945 të cilat e kishin filluar duhanin para moshës 20-vjeçare, jetuan mesatarisht dhjetë vjet më pak se gratë që nuk kishin pirë kurrë duhan; burrat jetuan tetë vjet më pak.
Mauritani
Importimi, prodhimi dhe përdorimi i qeseve plastike është ndaluar për të mbrojtur jetën e kafshëve në det dhe në tokë, të cilat mund të ngordhin pasi i gëlltitin. Në vend të tyre, qeveria po nxit përdorimin e ambalazheve të dekompozueshme.
Nga bota
Humbjet nga siguracionet si pasojë e katastrofave atmosferike janë rreth 38 miliardë euro në vit. Humbje të tilla, duke llogaritur edhe inflacionin, janë më se dyfishuar çdo dekadë që nga vitet 80.