Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Irlandë

Një vizitë në Irlandë

«ISHULLI i Smeraldit», siç quhet ndryshe Irlanda, përbëhet nga dy vende: më i madhi është Republika e pavarur e Irlandës dhe më i vogli është Irlanda e Veriut, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga e Gjigantëve

Irlanda është quajtur Ishulli i Smeraldit për shkak të gjelbërimit të saj të fortë që vjen si rezultat i shirave të dendura. Liqenet dhe lumenjtë piktoreskë, si edhe malet bregdetare e kodrat e valëzuara ia shtojnë vendit bukurinë natyrore.

Një shtëpizë me çati kashte

Irlandezët kanë kaluar shumë peripeci. Për shembull, sipas disa llogaritjeve, diku nga viti 1845 deri në vitin 1851, afro një milion njerëz vdiqën nga uria dhe nga sëmundjet kur vrugu prishi të mbjellat e patates. Për të shpëtuar nga varfëria e tejskajshme, mjaft irlandezë emigruan në vende, si Australi, Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Sot, rreth 35 milionë amerikanë e kanë prejardhjen nga Irlanda.

Irlandezët njihen si njerëz të përzemërt dhe mikpritës. Në kohën e lirë ata merren me hipizëm dhe me sporte, si kriketi, regbi, futboll dhe futbolli gelik (që ngjan me futbollin). Gratë në veçanti luajnë një  lloj sporti të quajtur camogie, që është i ngjashëm me hokejin në bar.

Irlandezëve u pëlqen të bisedojnë dhe vdesin për muzikë. Kërcimi irlandez është me famë botërore. Kërcimtarët e mbajnë statike pjesën e sipërme të trupit ndërsa bëjnë lëvizje të shpejta e të prera me këmbë.

Një grup muzikor irlandez

Dëshmitarët e Jehovait janë në Irlandë prej më shumë se njëqind vjetësh. Tani atje ka më tepër se 6.000 Dëshmitarë që u mësojnë Biblën të tjerëve.

Veglat muzikore tradicionale irlandeze janë siç tregohen më sipër nga e majta në të djathtë: harpa kelte, gajdja irlandeze, violina, fizarmonika, fyelli dhe daullja

A E DIJE?

Rruga e Gjigantëve në bregun verior të Irlandës së Veriut përbëhet nga mijëra shtylla prej guri bazalti që u formuan në lashtësi nga ngurtësimi i lavës kur bie në kontakt me detin.