Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Kur fëmija gënjen

Kur fëmija gënjen

VËSHTIRËSIA

Djali pesëvjeçar po luan në dhomën tjetër. * Papritur dëgjon një zhurmë. Shkon vrik tek ai dhe e gjen pranë një vazoje porcelani të bërë copë e çikë. Ndjenjat e fajit që i lexohen në fytyrë të tregojnë gjithçka.

«Ti e theve vazon?»—e pyet djalin me rreptësi.

«Jo mami, nuk e theva unë»—përgjigjet në çast.

Nuk është hera e parë që e kap me presh në dorë e prapëseprapë të gënjen. A duhet të shqetësohesh?

ÇFARË DUHET TË DISH?

Çdo gënjeshtër është e gabuar. Bibla thotë se Perëndia Jehova nuk e miraton ‘gjuhën gënjeshtare’. (Proverbat 6:16, 17) Ligji që iu dha izraelitëve dënonte rëndë këdo që mashtronte dikë tjetër.—Levitiku 19:11, 12.

Megjithatë, gënjeshtrat nuk janë të gjitha njësoj. Disa gënjeshtra janë dashakeqe; synojnë të dëmtojnë dikë. Të tjera thuhen nën presionin e momentit, ndoshta për të shmangur sikletin a ndëshkimin. (Zanafilla 18:12-15) Ndonëse çdo gënjeshtër është e gabuar, disa janë më të rënda se të tjerat. Nëse fëmija gënjen, merr parasysh moshën dhe arsyen pse e fsheh të vërtetën.

Duhet të merresh me këtë problem kur fëmija është akoma i vogël. Dr. Dejvid Uolshi thotë: «Të tregosh të vërtetën, sidomos kur është e vështirë, është një mësim i rëndësishëm për fëmijën. Marrëdhëniet njerëzore bazohen te besimi, dhe gënjeshtrat e shkatërrojnë këtë besim.» *

Gjithsesi, mos u alarmo. Fakti që djali ka gënjyer nuk do të thotë se po turret drejt degjenerimit moral. Mos harro atë që thotë Bibla: «Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.» (Proverbat 22:15, Diodati i Ri) Disa fëmijë e tregojnë këtë marrëzi duke gënjyer, ndoshta me mendimin se është rruga më e lehtë për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ja pse reagimi yt ka shumë rëndësi.

 ÇFARË MUND TË BËSH?

Përpiqu të dallosh pse po gënjen fëmija. Mos ka frikë ndëshkimin? Mbase nuk do që të të zhgënjejë? Nëse ai sajon histori që t’u bëjë përshtypje shokëve, mos vallë e bën ngaqë nuk është aq i rritur sa të kuptojë ndryshimin mes realitetit dhe fantazisë? Po ta kuptosh arsyen pse gënjen fëmija, do të jesh më në gjendje ta ndreqësh.—Parimi biblik: 1 Korintasve 13:11.

Ndonjëherë përdor pohime, jo pyetje. Në situatën që përshkruam në fillim të artikullit, mamaja që tashmë e dinte të vërtetën, e pyeti me rreptësi të birin: «Ti e theve vazon?» Ai gënjeu, mbase i frikësuar nga zemërimi i mamasë. Por mendoni sikur mamaja në vend të pyetjes akuzuese, thjesht të kishte pohuar: «Oh, mos, paske thyer vazon!» Duke përdorur pohimin në vend të pyetjes nuk e tundon fëmijën të gënjejë, madje e ndihmon ta bëjë zakon të jetë i sinqertë.—Parimi biblik: Kolosianëve 3:9.

Lavdëroje për sinqeritetin. Normalisht fëmijët duan t’u pëlqejnë prindërve, ndaj përdore këtë prirje në avantazhin tënd. Bëja të ditur fëmijës se sinqeriteti është një aspekt me shumë vlerë për familjen tuaj; ja pse ti pret që ai të thotë të vërtetën.—Parimi biblik: Hebrenjve 13:18.

Thuaja hapur se gënjeshtra e shkatërron besimin dhe, nëse kjo ndodh, mund të duhet goxha kohë për ta rifituar. Nxite të sillet mirë, duke e lavdëruar kur thotë të vërtetën. Për shembull, mund të thuash: «Sa kënaqem që je i sinqertë.»

Lër shembullin. Është e qartë, s’mund të presësh që fëmija të thotë të vërtetën nëse dëgjon nga ti shprehje, si «thuaji që s’jam në shtëpi», kur nuk do që të flasësh me dikë në telefon, ose «po rri në shtëpi sot se jam sëmurë», kur në të vërtetë thjesht do që të pushosh.—Parimi biblik: Jakovi 3:17.

Përdor Biblën. Parimet e saj dhe tregimet nga jeta reale nxitin sinqeritetin. Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, mund të të ndihmojë t’i ngulitësh fëmijës parimet biblike. Kapitulli 22 titullohet «Pse s’duhet të gënjejmë?» (Shiko një fragment nga ky mësim në kutinë « Një libër për të ndihmuar fëmijën».) Librin

^ par. 4 Për thjeshtësi, fëmijës do t’i drejtohemi në gjininë mashkullore. Gjithsesi, parimet e trajtuara këtu vlejnë për të dyja gjinitë.

^ par. 11 Nga libri No: Why Kids—of All Ages—Need to Hear It and Ways Parents Can Say It.