Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE

A e ke jetën nën kontroll?

A e ke jetën nën kontroll?

KUR ishe më i ri, ç’plane kishe për jetën? Ndoshta të martoheshe, të shkëlqeje në ndonjë zanat ose të bëje karrierë të kënaqshme. Por, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i planifikon. Të papriturat mund të të ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Pikërisht kjo i ndodhi Anjës, Delinës dhe Gregorit.

  • Anja nga Gjermania u diagnostikua me kancer kur ishte 21 vjeçe dhe tani thuajse është ngujuar në shtëpi.

  • Delina që jeton në Shtetet e Bashkuara vuan nga një çrregullim neuromuskulor i quajtur distoni. Përveç kësaj, duhet të kujdeset edhe për tre vëllezërit me çrregullime mendore.

  • Gregori nga Kanadaja vuan nga një çrregullim ankthi fuqishterës.

Pavarësisht nga këto probleme, Anja, Delina dhe Gregori kanë arritur ta mbajnë nën kontroll jetën. Si?

Një proverb biblik thotë: «Po të shkurajohesh në ditë të keqe, fuqia jote do të jetë e paktë.» (Proverbat 24:10) Mesazhi është i qartë: pikëpamja është mjaft e rëndësishme. Ata që bien në pesimizëm, humbasin edhe atë pak kontroll që kishin, kurse optimistët shpesh mbledhin forcat dhe rimarrin në dorë timonin e jetës.

Shih sa e vërtetë ishte kjo për Anjën, Delinën dhe Gregorin.