ARTIKULLI I STUDIMIT 50
Jehovai të sjell liri
«Duhet . . . të shpallni lirinë në vend për të gjithë banorët.»—LEV. 25:10, nwt.
KËNGA 22 Mbretëria u bë—Le të vijë!
PËRMBLEDHJE *
1-2. (a) Çfarë është një jubile? (Shih kutinë « Çfarë ishte Jubileu?») (b) Për çfarë foli Jezui te Luka 4:16-18?
NË DISA vende, organizohen ceremoni të veçanta për të festuar vitin e 50-të të mbretërimit të një mbreti a mbretëreshe. Ai vit është një vit jubilar për sovranin. Festimet që shoqërojnë jubileun, mund të vazhdojnë për një ditë, një javë a madje më shumë, por pastaj marrin fund dhe gjithë atmosfera e gëzuar harrohet shpejt.
2 Tani do të shqyrtojmë një jubile edhe më të mirë se ajo festë njëvjeçare që kremtohej çdo 50 vjet në Izraelin e lashtë. Ai Jubile u sillte liri njerëzve që e kremtonin. Pse duhet të na interesojë sot? Ngaqë viti i Jubileut në Izrael na kujton një masë të mrekullueshme që ka marrë Jehovai për të na sjellë liri të përhershme, prej së cilës nxjerrim dobi sot. E për këtë liri foli edhe Jezui.—Lexo Lukën 4:16-18.
3. Siç tregohet te Levitiku 25:8-12, si nxirrnin dobi izraelitët nga Jubileu?
3 E kemi më të lehtë ta kuptojmë çfarë donte të thoshte Jezui kur foli për lirinë, po të shqyrtojmë së pari masën që mori Jehovai për Jubileun në Izraelin e lashtë. Jehovai u tha izraelitëve: «Duhet ta shpallni të shenjtë vitin e 50-të dhe do të shpallni lirinë në vend për të gjithë banorët. Ai do të jetë për ju Jubile, dhe secili nga ju do të kthehet te prona e te familja e vet.» (Lexo Levitikun 25:8-12.) Në artikullin e kaluar pamë si nxirrnin dobi izraelitët nga Sabati i përjavshëm. Mirëpo, si nxirrnin dobi izraelitët nga Jubileu? Ta zëmë se një izraelit ishte zhytur në borxhe, e si pasojë ishte detyruar ta shiste tokën për ta shlyer borxhin. Gjatë vitit të Jubileut toka i duhej kthyer përsëri. Kështu ai mund ‘të kthehej te prona e vet’, që më vonë do ta trashëgonin fëmijët. Në një rast tjetër, një njeri në pikë të hallit mund të ishte detyruar të shiste një nga fëmijët—a madje veten—si skllav për të larë borxhin. Gjatë vitit të Jubileut, skllavi duhej ‘të kthehej te familja e vet’. Në këtë mënyrë askush nuk do të mbetej skllav për gjithë jetën pa pikë shprese. Sa dhembshuri tregonte Jehovai!
4-5. Pse duhet të na interesojë Jubileu i lashtë sot?
4 Cila ishte një dobi tjetër e Jubileut? Jehovai shpjegoi: «Askush nuk do të varfërohet mes jush, se me siguri Jehovai do t’ju bekojë në vendin që Jehovai, Perëndia juaj, po ju jep si trashëgimi.» (Ligj. 15:4, nwt) Ç’kontrast i thellë me atë që po ndodh sot në botë, ku të pasurit shpesh pasurohen dhe të varfrit varfërohen.
5 Si të krishterë, nuk jemi nën Ligjin e Moisiut. Kjo do të thotë se nuk e zbatojmë ligjin e lashtë për Jubileun, sipas të cilit skllevërit çliroheshin, borxhet faleshin dhe familjes i kthehej prona. (Rom. 7:4; 10:4; Efes. 2:15) Gjithsesi, Jubileu duhet të na interesojë. Pse? Sepse na sjell ndër mend masën që mori Jehovai për të na çliruar nga mëkati.
JEZUI SHPALLI LIRINË
6. Nga çfarë duhet të çlirohet njerëzimi?
6 Të gjithë kemi nevojë të fitojmë lirinë, sepse jemi skllevër të mëkatit, të një skllavërie mizore. E ngaqë jemi mëkatarë, s’i shpëtojmë dot plakjes, sëmundjeve dhe vdekjes. Shumë e dallojnë këtë të vërtetë kur shihen në pasqyrë a kur shkojnë te mjeku. Veç kësaj, na lëshon zemra sa herë që mëkatojmë. Apostulli Pavël e pranoi se ‘ishte bërë rob i ligjit të mëkatit që ishte në trupin e tij’. Ai shtoi: «Ç’njeri i mjerë jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup që i nënshtrohet kësaj vdekjeje?»—Rom. 7:23, 24, nwt.
7. Çfarë paratha Isaia për sa i përket lirisë?
Isa. 61:1) Për kë zbatohet profecia?
7 Sa mirë që Perëndia ka marrë një masë që të shpëtojmë ose të çlirohemi nga mëkati! Jezui është çelësi për të na e siguruar këtë liri. Në shekullin e tetë para erës sonë, profeti Isaia paratha një çlirim madhështor në të ardhmen. Ai çlirim do të ishte shumë më i mirë se liria që fitonin izraelitët gjatë vitit të Jubileut. Isaia shkroi: «Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua, pasi Jehovai më ka mirosur që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve. Ai më dërgoi që t’u lidh plagën zemërthyerve, që t’u shpall lirinë robërve.» (8. Për kë zbatohet profecia e Isaisë për lirinë?
8 Ajo profeci e rëndësishme për lirinë nisi të përmbushej pasi Jezui filloi shërbimin. Kur shkoi në sinagogën e qytetit të tij, në Nazaret, Jezui u lexoi judenjve që ishin mbledhur atje, këto fjalë të Isaisë: «Fryma e Jehovait është mbi mua, sepse ai më mirosi që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve. Ai më dërgoi që t’u shpall lirinë robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit dhe të predikoj vitin e miratimit nga Jehovai.» Pastaj tha se fjalët e profecisë zbatoheshin për atë vetë. (Luka 4:16-19, 21) Si e plotësoi Jezui atë profeci?
TË PARËT QË FITOJNË LIRINË
9. Ç’lloj lirie prisnin shumë veta në kohën e Jezuit?
9 Në shekullin e parë, njerëzit filluan të fitonin lirinë që paratha në profeci Isaia e që më vonë e lexoi Jezui. E besojmë këtë ngaqë Jezui tha: «Sot, ky shkrim që sapo dëgjuat, u përmbush.» (Luka 4:21) Mjaft nga ata që dëgjuan profecinë që lexoi Jezui, ka shumë mundësi të prisnin ndonjë ndryshim politik që do t’i çlironte nga sundimi romak. Mbase mendonin si dy burrat që thanë: «Ne shpresonim që ai të ishte njeriu që do të çlironte Izraelin.» (Luka 24:13, 21) Por ne e dimë që Jezui nuk i nxiti dishepujt e tij të rebeloheshin kundër zgjedhës së rëndë romake. Përkundrazi, i udhëzoi t’i paguanin «Cezarit gjërat e Cezarit». (Mat. 22:21) Prandaj, si u solli liri Jezui njerëzve në atë kohë?
10. Cilën liri u dha mundësi Jezui njerëzve të fitonin?
10 Biri i Perëndisë erdhi që t’i çlironte njerëzit në dy mënyra. Së pari, Jezui u Mat. 5:31-37; 15:1-11) Ata që pretendonin se i ndihmonin të tjerët t’i shërbenin Perëndisë, ishin në njëfarë kuptimi të verbër. Ngaqë e hodhën poshtë Mesinë dhe dritën e së vërtetës që solli, ata mbetën në errësirë dhe nuk iu falën mëkatet. (Gjoni 9:1, 14-16, 35-41) Me të vërtetën që u mësoi e me shembullin e mirë që la, Jezui u tregoi zemërbutëve si mund të çliroheshin nga mësimet e rreme.—Mar. 1:22; 2:23–3:5.
dha mundësinë të çliroheshin nga doktrinat shtypëse që mësonin udhëheqësit fetarë. Shumë judenj në atë kohë ishin skllevër të traditave e të bindjeve të rreme. (11. Cila ishte mënyra e dytë si u solli liri njerëzve Jezui?
11 Së dyti, Jezui u dha mundësinë njerëzve të çliroheshin nga skllavëria e mëkatit të trashëguar. Falë flijimit të Jezuit, Perëndia mund t’ua falë mëkatet atyre që tregojnë besim dhe që e pranojnë shpërblesën që siguroi Ai. (Hebr. 10:12-18) Jezui tha: «Do të jeni vërtet të lirë, nëse Biri ju bën të lirë.» (Gjoni 8:36, nwt) Ajo liri ishte pa dyshim më e mirë se liria që fitonin izraelitët gjatë vitit të Jubileut. Për shembull, një burrë që kishte fituar lirinë gjatë Jubileut, mund të bëhej përsëri skllav e me kalimin e kohës do të vdiste.
12. Cilët ishin të parët që nxorën dobi nga liria që shpalli Jezui?
12 Ditën e Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Jehovai mirosi me frymën e shenjtë apostujt dhe burra e gra besnike. Ai i birësoi që në të ardhmen të ringjalleshin në qiell për të mbretëruar me Jezuin. (Rom. 8:2, 15-17) Këta ishin të parët që nxorën dobi nga liria që shpalli Jezui në sinagogën e Nazaretit. Këta burra e gra nuk ishin më skllevër të mësimeve të rreme e të bindjeve të udhëheqësve fetarë judenj, që binin ndesh me Shkrimet. Gjithashtu, Perëndia i konsideroi të lirë nga pasojat vdekjeprurëse të mëkatit. Jubileu simbolik që filloi me mirosjen e dishepujve të Krishtit më 33 të e.s., do të mbarojë në fund të Mbretërimit Mijëvjeçar të Jezuit. Çfarë do të jetë arritur në atë kohë?
MILIONA TË TJERË PO FITOJNË LIRINË
13-14. Përveç të mirosurve, kush tjetër mund të nxjerrë dobi nga liria që shpalli Jezui?
13 Sot, miliona njerëz të sinqertë nga Gjoni 10:16) Perëndia nuk i ka zgjedhur këta që të mbretërojnë në qiell me Jezuin. Përkundrazi, ata kanë shpresën e bazuar në Bibël që të jetojnë përgjithmonë në tokë. A ke edhe ti këtë shpresë?
të gjitha kombet janë pjesë e ‘deleve të tjera’. (14 Që tani ti po shijon disa nga dobitë që gëzojnë pjesëtarët e ardhshëm të Mbretërisë qiellore. Falë besimit që tregon në gjakun e Jezuit, mund të kërkosh falje për mëkatet. Si rezultat, fiton miratimin e Perëndisë dhe ke një ndërgjegje të mirë para tij. (Efes. 1:7; Zbul. 7:14, 15) Mendo edhe për bekimet që gëzon ngaqë je çliruar nga bindje që bien ndesh me Shkrimet. Jezui tha: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.» (Gjoni 8:32, nwt) Sa të lumtur jemi që gëzojmë këtë liri!
15. Çfarë lirie dhe bekimesh na presin në të ardhmen?
15 Në të ardhmen na pret një liri edhe më e mirë. Së shpejti, Jezui do të shkatërrojë me vendosmëri fenë e rreme dhe sundimin e korruptuar njerëzor. Perëndia do të mbrojë «një shumicë të madhe» që i shërben, e më pas do t’u japë mundësinë të shijojnë bekime në një tokë parajsore. (Zbul. 7:9, 14) Një numër i madh njerëzish do të ringjallen e do të kenë mundësi të çlirohen nga të gjitha pasojat e mëkatit të Adamit.—Vep. 24:15.
16. Çfarë lirie e mrekullueshme e pret njerëzimin?
16 Gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar, Jezui dhe bashkëqeveritarët e tij do ta ndihmojnë njerëzimin të fitojë shëndet të plotë e një marrëdhënie të përsosur me Perëndinë. Kjo kohë përtëritjeje dhe lirie do të jetë si Jubileu në Izrael. Si rezultat, të gjithë njerëzit që i shërbejnë me besnikëri Jehovait, do të jenë të përsosur e plotësisht të lirë nga mëkati.
17. Çfarë parathotë Isaia 65:21-23 për popullin e Perëndisë? (Shih figurën e kopertinës.)
17 Tek Isaia 65:21-23 gjejmë një përshkrim profetik si do të jetë jeta në tokë. (Lexoje.) Në atë kohë nuk do të rrimë kot, pa bërë gjë. Përkundrazi, Bibla tregon se populli i Perëndisë do të bëjë punë të dobishme e të kënaqshme. Pas Mbretërimit Mijëvjeçar mund të jemi të sigurt «se edhe vetë krijesa do të çlirohet nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes, dhe do të ketë lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë».—Rom. 8:21, nwt.
18. Pse mund të kemi besim se na pret një e ardhme e lumtur?
18 Ashtu si mori masa që izraelitët të gjenin ekuilibrin mes punës dhe pushimit, Jehovai do të bëjë të njëjtën gjë për shërbëtorët e tij në të ardhmen, në Mbretërimin Mijëvjeçar të Krishtit. Me siguri do të kemi plot kohë për të adhuruar Perëndinë. Edhe në botën e re, adhurimi i Perëndisë do të jetë thelbësor për lumturinë tonë. Po, gjithë njerëzit besnikë do të gëzojnë gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit, sepse do të kenë punë të kënaqshme e do t’i shërbejnë Perëndisë!
KËNGA 142 Të rrokim shpresën tonë
^ par. 5 Jehovai mori një masë të veçantë që në Izraelin e lashtë të shpallej liria. Kjo masë ishte Jubileu. Të krishterët nuk janë nën Ligjin e Moisiut, gjithsesi Jubileu ka rëndësi për ne sot. Në këtë artikull do të shohim si na sjell ndër mend Jubileu i lashtë një masë që ka marrë Jehovai për ne dhe si mund të nxjerrim dobi prej saj.
^ par. 61 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Gjatë Jubileut, skllevërit fitonin lirinë e mund të ktheheshin te familja e te prona e tyre.