«Paqja e Perëndisë . . . kapërcen çdo mendim»
‘Paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën tuaj.’—FILIP. 4:7.
1, 2. Cilat ngjarje në Filipi çuan në burgosjen e Pavlit dhe të Silës? (Shih figurën hapëse.)
ËSHTË thuajse mesnatë. Dy misionarë, Pavlin dhe Silën, i kanë futur në burg—në pjesën më të brendshme të burgut —në qytetin e Filipisë. Këmbët ua kanë mbërthyer fort në fallaka, dhe kurrizi u dhemb akoma nga të rrahurat që sapo kanë marrë. (Vep. 16:23, 24) Sa rrufeshëm kishin rrjedhur ngjarjet! Krejt befas, një turmë i kishte çuar zvarrë në sheshin e pazarit që t’i nxirrte para një gjykate të mbledhur me ngut. Ua kishin shqyer rrobat dhe i kishin rrahur egërsisht me thupër. (Vep. 16:16-22) Kulmi i padrejtësisë! Pavli, si qytetar romak, meritonte t’i bëhej një gjyq për të qenë. *
2 Teksa rri ulur në errësirë, Pavli bluan në mend ngjarjet e asaj dite. Mendon për banorët e Filipisë që nuk kanë madje as sinagogë judaike në qytetin e tyre, ndryshe nga shumë qytete të tjera që ka vizituar. Në fakt, adhuruesve judenj u duhet të mblidhen jashtë portave të qytetit, buzë një lumi. (Vep. 16:13, 14) Mos ndoshta ngaqë në atë qytet nuk bëhen as dhjetë meshkuj judenj, numri i nevojshëm për t’u formuar një sinagogë? S’ka dyshim se banorët e Filipisë ndihen shumë krenarë për qytetarinë e tyre romake, paçka se është vetëm një qytetari e pjesshme ose dytësore. (Vep. 16:21) A mos është kjo arsyeja pse nuk e çojnë as nëpër mend se këta judenj, Pavli dhe Sila, mund të jenë qytetarë romakë? Sido që të jetë, ja ku ndodhen tani, të futur padrejtësisht në burg.
3. Pse mund të jetë ndier i pështjelluar Pavli kur u burgos? Megjithatë, çfarë qëndrimi shfaqi ai?
3 Mbase Pavli po mendon edhe për ngjarjet e muajve të fundit. Ai ndodhej në anën tjetër të detit Egje, në Azinë e Vogël. Kur ishte atje, fryma e shenjtë e ndaloi disa herë që të mos predikonte në zona të caktuara. Ishte sikur fryma e shenjtë po e shtynte të shkonte diku tjetër. (Vep. 16:6, 7) Po ku? Përgjigjen e mori me anë të një vegimi kur ishte në Troadë. Pavlit iu tha: «Kalo në Maqedoni.» Kjo tregonte fare qartë cili ishte vullneti i Jehovait, ndaj Pavli e pranoi ftesën menjëherë. (Lexo Veprat 16:8-10.) Por çfarë ndodhi pastaj? Pak pasi shkoi në Maqedoni, ai përfundoi në burg. Pse lejoi Jehovai që t’i ndodhte kjo? Sa kohë do të mbetej i mbyllur në burg? Edhe nëse këto pyetje i rrihnin si çekan në kokë, Pavli nuk lejoi që t’i gërryenin besimin dhe gëzimin. Ai dhe Sila nisën ‘të luteshin dhe të lëvdonin Perëndinë me këngë’. (Vep. 16:25) Paqja e Perëndisë u qetësoi zemrën dhe mendjen.
4, 5. (a) Si mund të ngjajë situata jonë me atë të Pavlit? (b) Si ndryshoi papritmas situata e Pavlit?
4 Ndoshta edhe ti ke pasur raste gjatë jetës kur mendove se, ashtu si Pavli, po ndiqje drejtimin e frymës së shenjtë të Perëndisë, por pastaj gjërat nuk vajtën ashtu siç prisje. U përballe me vështirësi ose u gjende në rrethana të reja që kërkonin të bëje ndryshime kolosale në jetë. (Ekl. 9:11) Kur hedh vështrimin pas, ndoshta akoma pyet veten pse Jehovai lejoi të ndodhnin disa gjëra. Nëse është kështu, ç’mund të të ndihmojë që të vazhdosh të tregosh qëndrueshmëri me besim të plotë te Jehovai? Për të gjetur përgjigjen, le të kthehemi te historia e Pavlit dhe Silës.
5 Teksa Pavli dhe Sila këndojnë lavde, ndodhin një varg ngjarjesh krejt të papritura. Befas bie një tërmet tepër i fuqishëm. Dyert e burgut hapen kanat. Gjithë të burgosurve u zgjidhen vargonjtë. Pavli e frenon rojën e burgut që të mos vrasë veten. Roja dhe gjithë familja e tij pagëzohen. Kur agon dita, administruesit civilë dërgojnë liktorët që të lirojnë Pavlin dhe Silën. Autoritetet u kërkojnë të ikin nga qyteti në paqe. Pastaj, si marrin vesh se Pavli dhe Sila janë qytetarë romakë, administruesit kuptojnë se kanë bërë një gafë të rëndë, ndaj shkojnë vetë që t’i shoqërojnë dy burrat deri jashtë qytetit. Mirëpo Pavli dhe Sila këmbëngulin që më parë të përshëndeten me motrën e tyre të sapopagëzuar, Lidian. Veç kësaj, e shfrytëzojnë atë rast që të forcojnë vëllezërit. (Vep. 16:26-40) Sa shpejt ndryshoi gjithçka!
AJO «KAPËRCEN ÇDO MENDIM»
6. Çfarë do të shqyrtojmë dhe rishikojmë tani së bashku?
6 Çfarë mësojmë nga këto ngjarje? Jehovai mund të bëjë të papriturën, prandaj s’ka pse të jemi në ankth përballë sprovave. Ky mësim patjetër që la gjurmë të thella te Pavli, siç dëshmojnë fjalët që u shkroi më vonë vëllezërve në Filipi për ankthin dhe paqen e Perëndisë. Filipianëve 4:6, 7. (Lexoje.) Pas kësaj, do të rishikojmë disa shembuj të tjerë nga Shkrimet që tregojnë se si Jehovai bëri të papriturën. Në fund, do të shohim si mund të na ndihmojë «paqja e Perëndisë» të tregojmë qëndrueshmëri me besim të plotë te Jehovai.
Le të shqyrtojmë në fillim fjalët e Pavlit te7. Çfarë mësimi theksoi Pavli kur u shkroi më vonë vëllezërve në Filipi, dhe ç’mësim mund të nxjerrim ne nga fjalët e tij?
7 Pa dyshim, kur lexuan letrën që u shkruante Pavli, vëllezërve në Filipi iu kujtua çfarë i kishte ndodhur atij dhe si kishte vepruar Jehovai në një mënyrë që askush prej tyre nuk e priste. Çfarë mësimi po u jepte Pavli? Në thelb, ishte ky: mos u shqetësoni. Lutuni, e atëherë do të merrni paqen e Perëndisë. Por vër re se «paqja e Perëndisë . . . kapërcen çdo mendim». Ç’do të thotë kjo? Disa përkthyes e përkthejnë kështu këtë shprehje: «kapërcen çdo ëndërr tonën» ose «tejkalon gjithë planet njerëzore». Me fjalë të tjera, Pavli po thoshte se «paqja e Perëndisë» është më e mrekullueshme nga sa mund ta imagjinojmë. Kështu, ndonëse nga pikëpamja njerëzore ne mund të mos shohim rrugëdalje për problemet tona, Jehovai e sheh, dhe ai mund të bëjë të papriturën.—Lexo 2 Pjetrit 2:9.
8, 9. (a) Edhe pse Pavli kishte pësuar një padrejtësi në Filipi, çfarë e mire erdhi nga ato ngjarje? (b) Pse vëllezërit në Filipi mund t’i merrnin seriozisht fjalët e Pavlit?
8 Teksa meditonin se çfarë kishte ndodhur gjatë dhjetë vjetëve qysh nga ato ngjarje, vëllezërit në Filipi duhet të kenë marrë forcë. Ajo që shkroi Pavli ishte e vërtetë. Edhe pse Jehovai kishte lejuar të ndodhte një padrejtësi, kjo çoi si përfundim «në mbrojtjen dhe në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë». (Filip. 1:7) Administruesit civilë do të mateshin mirë para se të bënin ndonjë gjë kundër kongregacionit të krishterë të sapoformuar në qytetin e tyre. Ndoshta për shkak të asaj që bëri Pavli, shoku i tij i udhëtimit, mjeku Lukë, pati mundësi të qëndronte në Filipi pas largimit të Pavlit dhe Silës. Kështu Luka mund t’u jepte më tepër ndihmë bashkëbesimtarëve të rinj në atë qytet.
9 Vërtet, kur vëllezërit në Filipi lexuan letrën e Pavlit, e dinin se ato nuk ishin fjalët e një akademiku që po u shkruante i ulur në ndonjë zyrë. Pavli kishte hequr peripeci të jashtëzakonshme, e megjithatë tregoi se kishte ‘paqen e Perëndisë’. Në fakt, kur u shkroi atyre vëllezërve, Pavli mbahej në arrest shtëpie në Romë. Por prapë tregoi se «paqja e Perëndisë» ishte me të.—Filip. 1:12-14; 4:7, 11, 22.
«MOS JINI NË ANKTH PËR ASGJË»
10, 11. Ç’duhet të bëjmë kur jemi tepër të shqetësuar për një problem, dhe çfarë është e arsyeshme të presim?
10 Ç’mund të na ndihmojë që të mos jemi në ankth për asgjë dhe të provojmë ‘paqen e Perëndisë’? Fjalët që u shkroi Pavli filipianëve tregojnë se ilaçi për shqetësimin është lutja. Ndaj kur na mbërthen ankthi, duhet t’i kthejmë shqetësimet tona në lutje. (Lexo 1 Pjetrit 5:6, 7.) Lutju Jehovait me besim të plotë, i sigurt se ai interesohet për ty. Lutju me «falënderime», duke kujtuar bekimet që ke. Besimi tek ai do të na forcohet nëse mbajmë ndër mend se Jehovai mund «të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose konceptojmë ne».—Efes. 3:20.
11 Ashtu siç ndodhi me Pavlin dhe Silën në Filipi, mund të surprizohemi nga ajo që bën Jehovai për ne personalisht. 1 Kor. 10:13) Sigurisht, kjo s’do të thotë të rrimë duarkryq pa bërë asgjë e thjesht të presim që Jehovai të ndreqë situatën ose të zgjidhë problemin. Duhet të veprojmë në harmoni me lutjet tona. (Rom. 12:11) Kështu veprimet tona provojnë se jemi të sinqertë dhe i japin Jehovait diçka për ta bekuar. Por, në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë se Jehovai nuk kufizohet nga kërkesat, planet dhe ajo që presim ne. Ndonjëherë ai na surprizon duke bërë të papriturën. Le të shohim disa tregime biblike që na përforcojnë besimin tek aftësia e Jehovait që të bëjë diçka të papritur për ne.
Mund të mos jetë diçka spektakolare, por do të jetë gjithmonë ajo që na nevojitet. (SHEMBUJ SE SI JEHOVAI BËN TË PAPRITURËN
12. (a) Çfarë bëri mbreti Hezekia përballë kërcënimit të Senakeribit, mbretit të Asirisë? (b) Ç’mund të mësojmë nga mënyra si e zgjidhi problemin Jehovai?
12 Ndërsa hulumtojmë Shkrimet, gjejmë sa e sa shembuj se si Jehovai bën të papriturën. Mbreti Hezekia jetoi në një kohë kur mbreti i Asirisë, Senakeribi, sulmoi Judën dhe pushtoi gjithë qytetet e fortifikuara, përveç Jerusalemit. (2 Mbret. 18:1-3, 13) Pastaj Senakeribi ia vuri syrin Jerusalemit. Çfarë bëri mbreti Hezekia kur po i kanosej ai rrezik? Iu drejtua Jehovait në lutje dhe kërkoi këshilla nga Isaia, profeti i Jehovait. (2 Mbret. 19:5, 15-20) Gjithashtu, Hezekia u përpoq të tregohej i arsyeshëm duke paguar haraçin që i vuri Senakeribi. (2 Mbret. 18:14, 15) Më pas, Hezekia bëri përgatitje për një rrethim të gjatë. (2 Kron. 32:2-4) Por në ç’mënyrë u zgjidh situata? Jehovai dërgoi një engjëll që të shfaroste 185.000 ushtarë të Senakeribit brenda një nate. Vërtet, këtë nuk e priste madje as Hezekia!—2 Mbret. 19:35.
13. (a) Ç’mësim nxjerrim nga ajo që i ndodhi Jozefit? (b) Çfarë e papriture ndodhi në rastin e Sarës, gruas së Abrahamit?
13 Të mendojmë pak për të riun Jozef, një nga bijtë e Jakobit. Kur ishte në një birucë në Egjipt, a i shkonte vallë në mend Jozefit që do të emërohej qeveritari i dytë për nga pozita në atë vend ose që Jehovai do ta përdorte për të shpëtuar familjen e vet nga zia e bukës? (Zan. 40:15; 41:39-43; 50:20) Pa dyshim, veprimet e Jehovait tejkaluan çdo gjë që priste ose shpresonte Jozefi. Të mendojmë edhe për stërgjyshen e Jozefit, Sarën. A e priste Sara e moshuar që Jehovai t’i jepte mundësi të lindte ajo vetë një djalë, e jo thjesht të merrte si bir fëmijën e shërbëtores së saj? Pa diskutim që lindja e Isakut tejkaloi çdo gjë që mund të kishte imagjinuar Sara.—Zan. 21:1-3, 6, 7.
14. Cilën bindje kemi për Jehovain?
14 Natyrisht, ne nuk presim që Jehovai t’i heqë me një mrekulli të gjitha problemet tona para se të vijë bota e re e Isainë 43:10-13.) Kjo bindje na ndihmon të kemi besim tek ai. E dimë mirë se ai mund të bëjë çfarëdo gjëje që nevojitet për të na dhënë fuqi që ta kryejmë plotësisht vullnetin e tij. (2 Kor. 4:7-9) Çfarë mësimesh nxjerrim nga këto tregime biblike? Siç e tregon shembulli i Hezekisë, i Jozefit dhe i Sarës, Jehovai mund të na ndihmojë të mposhtim diçka që duket e pamposhtshme nëse qëndrojmë besnikë ndaj tij.
premtuar; as nuk kërkojmë që në jetën tonë të ndodhin gjëra spektakolare. Ama e dimë se ai Perëndi që i ndihmoi shërbëtorët e vet në mënyra të mahnitshme është Perëndia ynë, Jehovai. (LexoJehovai mund të na ndihmojë të mposhtim diçka që duket e pamposhtshme nëse qëndrojmë besnikë ndaj tij
15. Ç’do të na ndihmojë që të vazhdojmë të gëzojmë ‘paqen e Perëndisë’, dhe si bëhet e mundur kjo?
15 Si mund të vazhdojmë të gëzojmë ‘paqen e Perëndisë’ edhe mes vështirësive? Duke mbajtur një marrëdhënie të mirë me Perëndinë tonë, Jehovain. Kjo marrëdhënie bëhet e mundur vetëm «me anë të Krishtit Jezu», që dha jetën e tij si flijim shpërblyes. Shpërblesa që siguroi është një tjetër vepër e mahnitshme e Atit tonë. Jehovai e përdor shpërblesën për të mbuluar mëkatet tona, duke na dhënë kështu mundësi të kemi një ndërgjegje të pastër dhe të afrohemi me të.—Gjoni 14:6; Jak. 4:8; 1 Pjet. 3:21.
AJO DO TË RUAJË ZEMRËN DHE FUQITË TONA MENDORE
16. Cili është rezultati kur marrim ‘paqen e Perëndisë’? Ilustrojeni.
16 Cili është rezultati kur marrim ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’? Shkrimet na përgjigjen duke thënë se ajo ‘do të ruajë zemrën dhe fuqitë tona mendore me anë të Krishtit Jezu’. (Filip. 4:7) Fjala e gjuhës origjinale që përkthehet «ruaj» ishte një term ushtarak. Ajo i referohej një garnizoni trupash që caktohej të ruante një qytet të fortifikuar në kohët e lashta. Një qytet i tillë ishte edhe Filipia. Banorët e Filipisë e bënin gjumin të qetë, se e dinin që ushtarët po ruanin portat e qytetit. Në mënyrë të ngjashme, kur kemi ‘paqen e Perëndisë’, zemra dhe mendja jonë prehet e qetë. Jemi të sigurt se Jehovai merakoset për ne dhe dëshiron të na vejë mbarë. (1 Pjet. 5:10) Kjo siguri na ruan që të mos na mbytë ankthi ose shkurajimi.
17. Çfarë do të na ndihmojë ta përballojmë të ardhmen me siguri të plotë?
17 Së shpejti njerëzimi do të kalojë shtrëngimin më të madh që do të ndodhë ndonjëherë në tokë. (Mat. 24:21, 22) Nuk i dimë të gjitha hollësitë se çfarë do të nënkuptojë kjo për ne personalisht. Sidoqoftë, s’ka pse të na përpijë ankthi. Edhe pse nuk dimë çdo gjë që do të bëjë Jehovai, ne njohim Perëndinë tonë. Nga mënyra si ka vepruar në të kaluarën kemi parë se çfarëdo që të ndodhë, Jehovai e përmbush gjithmonë qëllimin e tij, dhe ndonjëherë e bën këtë në një mënyrë që nuk ta pret mendja. Çdo herë që Jehovai e bën këtë për ne, mund ta provojmë në një mënyrë të re ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’.
^ par. 1 Me sa duket, edhe Sila ishte qytetar romak.—Vep. 16:37.