ARTIKULLI I STUDIMIT 34
Ti ke një vend në kongregacionin e Jehovait!
«Ashtu sikurse trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e atij trupi, ndonëse shumë, janë një trup i vetëm, po kështu është edhe Krishti.»—1 KOR. 12:12.
KËNGA 101 Të punojmë së bashku në unitet
PËRMBLEDHJE *
1. Cilin privilegj gëzojmë?
ÇFARË privilegji është të jemi pjesë e kongregacionit të Jehovait! Ndërsa adhurojmë Jehovain, jemi në një ambient parajsor mes një populli të lumtur e paqebërës. Po cili është vendi yt në kongregacion?
2. Çfarë ilustrimi përdori apostulli Pavël në disa letra të frymëzuara?
2 Mësojmë shumë për rolin tonë në kongregacion nga një ilustrim që përdori apostulli Pavël në disa letra të frymëzuara. Në secilën nga ato letra, Pavli e krahasoi kongregacionin me trupin e njeriut, dhe çdo pjesëtar të tij me pjesët e trupit.—Rom. 12:4-8; 1 Kor. 12:12-27; Efes. 4:16.
3. Cilat janë tri mësime që do të shqyrtojmë në këtë artikull?
3 Në këtë artikull do të shqyrtojmë tri mësime të rëndësishme që mund të nxjerrim nga ilustrimi i Pavlit. Së pari, do të mësojmë se çdonjëri nga ne ka një vend * në kongregacionin e Jehovait. Së dyti, do të shohim se ç’mund të bëjmë nëse e kemi të vështirë ta besojmë se zëmë një vend të çmuar në kongregacion. Dhe së treti, do të diskutojmë pse duhet të përpiqemi me gjithë shpirt që të përmbushim rolin tonë në kongregacionin e Perëndisë.
SECILI NGA NE KA NJË ROL NË KONGREGACIONIN E JEHOVAIT
4. Çfarë mësojmë nga Romakëve 12:4, 5?
4 Mësimi i parë që nxjerrim nga ilustrimi i Pavlit, është që secili nga ne ka një vend të rëndësishëm në familjen e Jehovait. Pavli e fillon kështu ilustrimin: «Sikurse në trup kemi shumë gjymtyrë dhe jo të gjitha kryejnë të njëjtin funksion, po ashtu edhe ne, ndonëse jemi shumë, jemi një trup i vetëm në unitet me Krishtin dhe secili është gjymtyrë që i përket tjetrit.» (Rom. 12:4, 5) Çfarë donte të thoshte Pavli? Ndërkohë që kemi role të ndryshme në kongregacion, secili nga ne është i çmuar.
5. Çfarë ‘dhuratash’ i ka dhënë Jehovai kongregacionit?
5 Kur mendojmë për vendin që kanë shërbëtorët e Jehovait në kongregacion, të parët që na vijnë në mendje ndoshta janë ata që marrin drejtimin. (1 Sel. 5:12; Hebr. 13:17) Vërtet, me anë të Krishtit, Jehovai i ka dhënë kongregacionit të Tij «dhurata në njerëz». (Efes. 4:8) Këto «dhurata në njerëz» përfshijnë anëtarët e Trupit Udhëheqës, ndihmësit e Trupit Udhëheqës, anëtarët e Komitetit të Degës, mbikëqyrësit qarkorë, instruktorët e shkollave, pleqtë e kongregacionit dhe shërbëtorët e kongregacionit. Të gjithë këta vëllezër janë emëruar nga fryma e shenjtë që të kujdesen për delet e shtrenjta të Jehovait dhe të shërbejnë për të mirën e kongregacionit.—1 Pjet. 5:2, 3.
6. Sipas 1 Selanikasve 2:6-8, për çfarë punojnë pa u lodhur vëllezërit e emëruar nga fryma?
6 Vëllezërit janë emëruar nga fryma e shenjtë që të mbajnë mbi supe përgjegjësi të ndryshme. Pjesët e ndryshme të trupit, si duart dhe këmbët, punojnë për të mirën e gjithë trupit, e po njësoj vëllezërit e emëruar nga fryma e shenjtë punojnë pa u lodhur për të mirën e gjithë kongregacionit. Ata nuk kërkojnë lavdi për vete. Përkundrazi, bëjnë çmos të inkurajojnë e të forcojnë vëllezërit dhe motrat. (Lexo 1 Selanikasve 2:6-8.) E falënderojmë Jehovain për këta vëllezër vetëmohues të emëruar nga fryma!
7. Çfarë bekimesh gëzojnë shumë nga ata që shërbejnë në kohë të plotë?
7 Disa në kongregacion mund të jenë emëruar që të shërbejnë si misionarë, pionierë specialë ose pionierë të rregullt. Në fakt, mjaft vëllezër e motra përreth botës kanë zgjedhur të marrin pjesë në kohë të plotë në veprën e predikimit. Duke marrë këtë vendim, kanë ndihmuar shumë veta të bëhen dishepuj të Krishtit Jezu. Ndonëse këta ungjillëzues në kohë të plotë mund të kenë pak nga ana materiale, Jehovai ua ka pasuruar jetën me bekime pa fund. (Mar. 10:29, 30) Këta vëllezër e motra të dashur janë të shtrenjtë për ne, dhe ndihemi të lumtur që janë pjesë e kongregacionit!
8. Pse është i çmuar për Jehovain çdo lajmëtar i lajmit të mirë?
8 A janë vëllezërit e emëruar dhe ata që shërbejnë në kohë të plotë të vetmit që kanë një vend në kongregacion? Aspak! Çdo lajmëtar i lajmit të mirë është i rëndësishëm për Perëndinë dhe për kongregacionin. (Rom. 10:15; 1 Kor. 3:6-9) Në fakt, një nga synimet kryesore të kongregacionit është të bëjmë dishepuj të Zotërisë tonë Jezu Krisht. (Mat. 28:19, 20; 1 Tim. 2:4) Të gjithë lajmëtarët e kongregacionit, të pagëzuar dhe të papagëzuar, përpiqen që kjo vepër të jetë boshti i jetës së tyre.—Mat. 24:14.
9. Pse i çmojmë motrat tona?
Luka 8:2, 3; Vep. 16:14, 15; Rom. 16:3, 6; Filip. 4:3; Hebr. 11:11, 31, 35) E sa mirënjohës i jemi Jehovait për motrat në kongregacionet tona që shfaqin po këto cilësi të bukura!
9 Jehovai u jep motrave një vend dinjitoz në kongregacion. Ai i vlerëson pa masë gjithë bashkëshortet, nënat, vejushat dhe motrat beqare që i shërbejnë me besnikëri. Shkrimet flasin për sa e sa gra të shkëlqyera që ia gëzuan zemrën Perëndisë. Ato lavdërohen si shembuj mençurie, besimi, zelli, guximi, bujarie dhe veprash të mira. (10. Pse i çmojmë të moshuarit mes nesh?
10 Jemi të bekuar edhe me shumë të moshuar në mesin tonë. Në disa kongregacione kemi vëllezër e motra të moshuar që me besnikëri ia kanë kushtuar tërë jetën shërbimit të Jehovait. Të moshuar të tjerë mund ta kenë marrë të vërtetën më vonë gjatë jetës. Sido që të jetë, të moshuarit mes nesh mund të luftojnë me problemet shëndetësore që sjell mosha e thyer. Këto probleme ndoshta e kufizojnë atë që mund të bëjnë në kongregacion dhe në veprën e predikimit. Prapëseprapë, japin më të mirën në shërbim dhe nuk kursehen që t’i inkurajojnë e t’i stërvitin të tjerët. Sa dobi nxjerrim nga përvoja e tyre! Ata janë vërtet të bukur për Jehovain dhe për ne.—Prov. 16:31.
11-12. Si të ka inkurajuar shembulli i fëmijëve dhe i të rinjve në kongregacionin tënd?
11 Të mendojmë edhe për fëmijët e të rinjtë tanë. Ata hasin shumë sfida ndërsa rriten në këtë botë që është nën pushtetin e Satana Djallit dhe të filozofive të tij të mbrapshta. (1 Gjon. 5:19) Ama, të gjithë marrim zemër kur i shohim të komentojnë në mbledhje, të dalin në shërbim dhe të mbrojnë me guxim bindjet e tyre. Po, ju fëmijë e të rinj keni një vend të rëndësishëm në kongregacionin e Jehovait!—Psal. 8:2.
12 Megjithatë, disa vëllezër e motra e
kanë të vështirë ta besojnë se zënë një vend të çmuar në kongregacion. Çfarë mund ta ndihmojë secilin nga ne që të jetë i sigurt se ka një vend në kongregacion? Le ta shohim.JI I SIGURT SE KE NJË VEND NË KONGREGACION
13-14. Pse disa mund të ndihen sikur nuk kanë asnjë vlerë në kongregacion?
13 Cili është mësimi i dytë që mund të nxjerrim nga ilustrimi i Pavlit? Ai na e drejton vëmendjen te ky fakt: shumë veta e kanë të vështirë të besojnë se janë të dobishëm në kongregacion. Pavli shkruan: «Sikur këmba të thoshte: ‘Meqë nuk jam dorë, unë s’jam pjesë e trupit’, thua vërtet nuk është pjesë e trupit? Sikur veshi të thoshte: ‘Meqë nuk jam sy, unë s’jam pjesë e trupit’, thua vërtet nuk është pjesë e trupit?» (1 Kor. 12:15, 16) Çfarë po theksonte Pavli?
14 Po ta krahasosh veten me të tjerët në kongregacion, mund të mos shohësh vlerën që ke ti. Disa në kongregacion mund të jenë mësues të aftë, organizues të mirë ose barinj të zotë. Mbase mendon se nuk je aq i aftë sa ata. Kjo tregon se je i përulur dhe modest. (Filip. 2:3) Por bëj kujdes. Nëse e krahason veten vazhdimisht me ata që kanë dhunti të jashtëzakonshme, do të mbetesh i zhgënjyer. Madje, siç e përmendi Pavli, mund të ndihesh sikur nuk je fare i dobishëm në kongregacion. Çfarë mund të të ndihmojë t’i mposhtësh ndjenja të tilla?
15. Sipas 1 Korintasve 12:4-11, çfarë duhet të mbajmë parasysh për dhuntitë që mund të kemi?
15 Mendo për këtë fakt: me anë të frymës së shenjtë, Jehovai u dha disa të krishterëve në shekullin e parë dhurata të mrekullueshme, por jo të gjithë morën të njëjtat dhurata. (Lexo 1 Korintasve 12:4-11.) Ndonëse Jehovai u besoi dhurata dhe aftësi të ndryshme, çdo i krishterë kishte shumë vlerë. Sot nuk marrim dhurata të mrekullueshme nga fryma e shenjtë. Por prapë vlen i njëjti parim: edhe pse nuk kemi të njëjtat dhunti, secili prej nesh është i çmuar për Jehovain.
16. Cilën këshillë të apostullit Pavël duhet të zbatojmë?
16 Në vend që ta krahasojmë veten me të tjerët, duhet të zbatojmë këshillën e frymëzuar të apostullit Pavël: «Secili të shqyrtojë veprimet e tij, dhe atëherë do të ketë arsye për t’u gëzuar vetëm për veten e jo të krahasohet me një tjetër.»—Gal. 6:4.
17. Ç’dobi do të kemi po të ndjekim këshillën e Pavlit?
17 Nëse ndjekim këshillën e frymëzuar të Pavlit dhe shqyrtojmë veprimet tona, mund të dallojmë se kemi dhunti dhe aftësi unike. Për shembull, një plak mund të mos jetë mësues i talentuar në podium, por mund të jetë goxha i zoti në veprën e bërjes së dishepujve. A mbase nuk është edhe aq i organizuar sa pleqtë e tjerë në kongregacion, por lajmëtarët mund ta shohin si një bari të dashur dhe ndihen rehat t’i kërkojnë këshilla nga Shkrimet. Ose ndoshta është i njohur si mikpritës. (Hebr. 13:2, 16) Kur i dallojmë qartë pikat e forta dhe dhuntitë që kemi, do të jemi të kënaqur për ndihmën që mund të japim në kongregacion. Gjithashtu do të ketë më pak të ngjarë të na brejë zilia për vëllezërit që kanë dhunti të ndryshme nga tonat.
18. Si mund t’i zhvillojmë më tej aftësitë tona?
18 Pavarësisht nga vendi që kemi në kongregacion, secili nga ne duhet të ketë dëshirë të përmirësohet në shërbim dhe t’i zhvillojë më tej aftësitë e veta. Për të na ndihmuar të përparojmë, Jehovai na siguron stërvitje fantastike me anë të organizatës së tij. Për shembull, në mbledhjen e mesjavës marrim udhëzime si të jemi më të efektshëm në shërbim. A po përpiqesh ta vësh në punë këtë stërvitje?
19. Si mund ta arrish synimin që të ndjekësh Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë?
19 Një stërvitje e jashtëzakonshme jepet edhe në Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë. Këtë shkollë mund ta ndjekin vëllezër e motra që shërbejnë në kohë të plotë dhe që janë 23 deri 65 vjeç. Mbase ky të duket një synim i paarritshëm për ty. Por në vend që të bësh një listë me arsyet pse nuk mund ta ndjekësh këtë shkollë, bëj një listë me arsyet pse dëshiron ta ndjekësh. Pastaj bëj një plan që do të të ndihmojë t’i plotësosh kualifikimet për shkollën. Me ndihmën e Jehovait dhe me punë të palodhur, ajo që ndoshta dukej e pamundur, mund të bëhet realitet.
PËRDORI AFTËSITË E TUA PËR TË FORCUAR KONGREGACIONIN
20. Çfarë mund të mësojmë nga Romakëve 12:6-8?
20 Mësimin e tretë që mund të nxjerrim nga ilustrimi i Pavlit e gjejmë te Romakëve 12:6-8. (Lexoje.) Këtu Pavli tregon përsëri se çdo individ në kongregacion ka dhurata ose aftësi të ndryshme. Por kësaj here thekson se çdo aftësi që kemi, duhet ta përdorim që të inkurajojmë e të forcojmë kongregacionin.
21-22. Çfarë mund të mësojmë nga Roberti dhe Feliçe?
21 Të mendojmë për atë që i ndodhi një vëllai që po e quajmë Robert. Pasi shërbeu në një vend të huaj, mori caktimin të shërbente në Bethelin e vendit të tij. Vëllezërit e siguruan se nuk ndryshoi caktim ngaqë kishte bërë diçka të gabuar, por prapë Roberti tha: «Për muaj të tërë nuk më shqiteshin ndjenjat negative për veten
dhe ndihesha si dështak. Ndonjëherë më vinte ta lija fare shërbimin në Bethel.» Si e rifitoi gëzimin? Një plak tjetër i kujtoi se, në çdo caktim që kemi pasur, Jehovai na ka stërvitur për të qenë më të dobishëm në caktimin e tanishëm. Roberti e kuptoi se kishte nevojë t’i hiqte sytë nga e shkuara dhe të përqendrohej tek ajo që mund të bënte në ato momente.22 Vëllai Feliçe Episkopo hasi një sfidë të ngjashme. Ai dhe e shoqja u diplomuan në Shkollën e Galadit në 1956-n dhe shërbyen në veprën qarkore në Bolivi. Në vitin 1964 u bënë me fëmijë. Feliçe thotë: «E patëm të vështirë ta linim atë caktim aq të dashur për ne. Më duhet ta pranoj se humba gati një vit duke mëshiruar veten. Por me ndihmën e Jehovait, ndryshova qëndrim e u dhashë me gjithë zemër pas përgjegjësisë së re si prind.» A ndihesh edhe ti si Roberti dhe Feliçe? A je i shkurajuar ngaqë tani nuk ke të njëjtat privilegje shërbimi si dikur? Nëse po, do të jesh më i lumtur nëse ndryshon fokus dhe përqendrohesh tek ajo që mund të bësh në këto momente për t’i shërbyer Jehovait dhe vëllezërve të tu. Përpiqu me gjithë shpirt që t’i përdorësh dhuntitë dhe aftësitë për të ndihmuar të tjerët. Kështu do të gjesh gëzim ndërsa forcon kongregacionin.
23. Çfarë duhet të bëjmë, dhe çfarë do të shqyrtojmë në artikullin tjetër?
23 Secili nga ne është i shtrenjtë për Jehovain. Ai do që të ndiejmë se jemi pjesë e familjes së tij. Le të lëmë kohë të meditojmë se ç’mund të bëjmë për të forcuar vëllezërit e motrat, e pastaj të punojmë pa u kursyer që ta përmbushim rolin tonë. Kjo do të na forcojë sigurinë se kemi një vend të çmuar në kongregacion. Por, çfarë mund të themi për mënyrën si i shohim të tjerët në kongregacion? Si mund ta tregojmë se i çmojmë? Këtë temë të rëndësishme do ta shqyrtojmë në artikullin tjetër.
KËNGA 24 Ejani në malin e Jehovait!
^ par. 5 Secili nga ne dëshiron të ndiejë se është i vyer për Jehovain. Por ndonjëherë, mbase vrasim mendjen si mund të jemi të dobishëm për të. Ky artikull do të na ndihmojë të kuptojmë se çdonjëri nga ne ka një vend të çmuar në kongregacion.
^ par. 3 SHPJEGIMI I FJALËS: Vendi që kemi në kongregacionin e Jehovait është roli që luajmë për të inkurajuar dhe forcuar kongregacionin. Ai nuk përcaktohet nga raca, prejardhja, gjendja ekonomike, shtresa, shoqëria ku jemi rritur ose arsimimi.
^ par. 62 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Tri figurat tregojnë se çfarë ndodh para, gjatë dhe pas një mbledhjeje kongregacioni. Figura 1: Një plak përshëndet me ngrohtësi një vizitor, një vëlla i ri kujdeset për akustikën dhe një motër bisedon me një motër të moshuar. Figura 2: Fëmijë dhe të rritur marrin pjesë me komente gjatë Studimit të Kullës së Rojës. Figura 3: Një çift japin një dorë për pastrimin e Sallës së Mbretërisë. Një mama ndihmon vajzën që të hedhë një dhuratë në kutinë e kontributeve. Një vëlla i ri kujdeset për literaturën, kurse një vëlla tjetër i thotë diçka inkurajuese një motre të moshuar.