ARTIKULLI I STUDIMIT 1
«Shkoni dhe bëni dishepuj»
SHKRIMI I VITIT 2020: «Shkoni dhe bëni dishepuj . . . duke i pagëzuar.»—MAT. 28:19.
KËNGA 79 Mësojini të qëndrojnë besnikë
PËRMBLEDHJE *
1-2. Çfarë u thotë një engjëll grave te varri i Jezuit, dhe çfarë udhëzimi u jep vetë Jezui?
ËSHTË mëngjes herët, 16 nisan i vitit 33 të e.s. Me zemrat copë, disa gra që nderojnë thellësisht Perëndinë, marrin rrugën për te varri ku dy ditë më parë u varros Zotëria Jezu Krisht. Kanë ndër mend t’ia lyejnë trupin me bimë dhe vajra aromatikë, por kur mbërrijnë te varri, ç’të shohin! Varri është bosh! Një engjëll u tregon se Jezui është ngritur nga të vdekurit dhe u thotë: «Ai po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni.»—Mat. 28:1-7; Luka 23:56; 24:10.
2 Pasi gratë largohen nga varri, vetë Jezui u afrohet dhe u jep këtë udhëzim: «Shkoni, çojuani lajmin vëllezërve të mi, që të shkojnë në Galile, dhe atje do të më shohin.» (Mat. 28:10) Jezui duhet të ketë udhëzime tepër të rëndësishme për dishepujt, përderisa ajo mbledhje është gjëja e parë që organizon pasi ringjallet.
KUJT IU DREJTUA URDHRI?
3-4. Pse themi që urdhri te Mateu 28:19, 20 nuk iu drejtua vetëm apostujve? (Shih figurën e kopertinës.)
3 Lexo Mateun 28:16-20. Në mbledhjen që organizoi, Jezui foli për veprën jetësore që do të kryenin dishepujt e tij gjatë shekullit të parë—të njëjtën vepër që po kryejmë sot. Jezui tha: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet . . . duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»
4 Jezui dëshiron që të gjithë dishepujt e tij të predikojnë. Ai nuk ua dha këtë urdhër vetëm 11 apostujve besnikë. Pse mund të jemi të sigurt për këtë? Po ja, a ishin të pranishëm vetëm apostujt në malin e Galilesë kur Jezui dha 1 Kor. 15:6, nwt) Ku?
urdhrin për të bërë dishepuj? Të sjellim ndër mend që engjëlli u tha grave: «Do ta shihni [në Galile].» Prandaj në atë rast duhet të kenë qenë të pranishme edhe gra besnike. Por s’mbaron me kaq. Apostulli Pavël tregon se Jezui «iu shfaq njëkohësisht më shumë se 500 vëllezërve». (5. Çfarë mësojmë nga 1 Korintasve 15:6?
5 Kemi arsye të vlefshme të besojmë se te 1 Korintasve 15:6, Pavli e kishte fjalën për mbledhjen në Galile të përshkruar te kapitulli 28 i Mateut. Cilat arsye? Së pari, shumica e dishepujve të Jezuit ishin galileas. Prandaj duhej të ishte më e lehtë që aq shumë njerëz të mblidheshin në një mal në Galile se në një shtëpi në Jerusalem. Së dyti, pas ringjalljes, Jezui i kishte takuar tashmë 11 apostujt në një shtëpi në Jerusalem. Nëse do të donte t’i udhëzonte vetëm apostujt që të predikonin e të bënin dishepuj, do ta kishte bërë këtë në Jerusalem, e nuk do t’u kërkonte apostujve, grave dhe të tjerëve ta takonin në Galile.—Luka 24:33, 36.
6. Si tregon Mateu 28:20 që urdhri i Jezuit për të bërë dishepuj zbatohet edhe për ditët tona, dhe në ç’masë po zbatohet?
6 Vëreni edhe një arsye të tretë të rëndësishme. Urdhri i Jezuit për të bërë dishepuj nuk ishte vetëm për të krishterët e shekullit të parë. Nga e dimë këtë? Jezui i përmblodhi udhëzimet që u dha dishepujve me fjalët: «Unë jam me ju gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.» (Mat. 28:20) Në përputhje me këto fjalë, vepra e bërjes së dishepujve sot është në kulmin e saj. Mendo pak: çdo vit, rreth 300.000 njerëz pagëzohen si Dëshmitarë të Jehovait dhe bëhen dishepuj të Jezu Krishtit!
7. Çfarë do të shqyrtojmë tani, dhe pse?
7 Shumë veta që studiojnë Biblën, përparojnë dhe pagëzohen. Megjithatë, disa që studiojnë rregullisht Biblën me ne, hezitojnë të bëhen dishepuj. Ata kënaqen me studimin, por nuk përparojnë e nuk pagëzohen. Nëse po drejton një studim, jemi të sigurt që dëshiron ta ndihmosh studentin të zbatojë atë që mëson dhe të bëhet dishepull i Krishtit. Ky artikull do të shqyrtojë si mund të prekim zemrën e studentit dhe si ta ndihmojmë të përparojë. Pse kemi nevojë të diskutojmë këtë argument? Sepse në njëfarë pike, mund të na duhet të vendosim nëse do ta vazhdojmë studimin apo jo.
PËRPIQU TË PREKËSH ZEMRËN
8. Pse ndonjëherë është e vështirë të prekim zemrën e studentit?
8 Jehovai dëshiron që njerëzit t’i shërbejnë nga dashuria. Prandaj qëllimi ynë është ta ndihmojmë studentin të kuptojë sa merak ka Jehovai për të personalisht dhe sa shumë e do. Duam ta ndihmojmë ta shohë Jehovain si ‘atin e jetimëve dhe mbrojtësin e vejushave’. (Psal. 68:5, nwt) Ndërsa fillon të kuptojë sa shumë e do Perëndia, ka të ngjarë që studentit t’i preket zemra dhe t’i shtohet dashuria për Jehovain. Disa studentë mund ta kenë të vështirë ta shohin Jehovain si një Atë të dashur, ngaqë babai i tyre nuk ka qenë i dashur dhe i përzemërt me ta. (2 Tim. 3:1, 3) Prandaj, gjatë studimit nxirr në pah cilësitë tërheqëse të Jehovait. Ndihmoje studentin të kuptojë se Perëndia ynë i dashur do që ai të fitojë jetën e përhershme dhe se është i gatshëm ta ndihmojë të arrijë atë synim. Çfarë mund të bëjmë tjetër?
9-10. Cilat botime duhet të përdorim kur drejtojmë studime të Biblës, dhe pse?
Çfarë na mëson Bibla?» dhe «Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë». Këto botime janë bërë enkas për të na ndihmuar t’u prekim zemrën studentëve. Për shembull, kapitulli 1 i librit Çfarë na mëson Bibla? u përgjigjet këtyre pyetjeve: «A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?», «Si ndihet Perëndia kur njerëzit vuajnë?» dhe «A mund të jesh mik i Jehovait?» Ç’mund të themi për librin Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë? Ky libër do ta ndihmojë studentin të kuptojë si mund t’ia përmirësojë jetën dhe ta afrojë më shumë me Jehovain zbatimi i parimeve të Biblës. Edhe nëse i ke studiuar këto botime me të tjerë, përgatitu mirë për çdo student dhe mbaj parasysh nevojat specifike të secilit.
9 Përdor librat «10 Megjithatë, ta zëmë se studentit i intereson një temë që nuk trajtohet te librat Çfarë na mëson Bibla? dhe Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë. Ndoshta mund ta
inkurajosh ta lexojë vetë botimin ku trajtohet ajo temë, e kështu mund ta vazhdosh studimin me një nga botimet e mësipërme.11. Kur duhet ta fillojmë e ta mbyllim studimin me lutje, dhe si mund ta hapim atë argument?
11 Filloje studimin me lutje. Pasi ke filluar një studim të rregullt, në përgjithësi është më mirë ta hapësh dhe ta mbyllësh studimin me lutje sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet ta ndihmojmë studentin të dallojë se vetëm me ndihmën e frymës së shenjtë të Perëndisë mund ta kuptojmë Fjalën e tij. Disa mësues të Biblës e hapin argumentin e lutjes duke lexuar shkrimin te Jakovi që thotë: «Nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, t’ia kërkojë pareshtur Perëndisë.» (Jak. 1:5, nwt) Pastaj e pyesin studentin: «Si mund t’i kërkojmë mençuri Perëndisë?» Ka të ngjarë të jetë dakord se duhet t’i lutemi Perëndisë.
12. Si mund ta përdorësh Psalmin 139:2-4 për ta ndihmuar studentin të flasë hapur me Jehovain në lutje?
12 Mësoje studentin të lutet. Siguroje se Jehovai dëshiron t’i dëgjojë lutjet e tij nga zemra. Shpjegoji se mund t’ia hapim zemrën Jehovait në lutje personale, duke i shprehur ndjenja që ngurrojmë t’ua tregojmë të tjerëve. Në fakt, Jehovai tashmë i di mendimet tona më të thella. (Lexo Psalmin 139:2-4.) Gjithashtu, mund ta inkurajojmë studentin t’i kërkojë ndihmë Perëndisë që të ndryshojë mënyrën e gabuar të të menduarit dhe të mposhtë zakonet e këqija. Për shembull, ta zëmë se dikujt që studion nga ca kohë, i pëlqen një festë pagane. Ai e di që është e gabuar, por prapë i pëlqejnë disa aspekte të saj. Inkurajoje t’i tregojë Jehovait si ndihet vërtet dhe t’i përgjërohet për ndihmë që të dojë vetëm gjërat që do Ai.—Psal. 97:10.
13. (a) Pse duhet ta ftojmë studentin në mbledhje sa më shpejt të jetë e mundur? (b) Si mund ta ndihmojmë studentin të ndihet sa më rehat në Sallën e Mbretërisë?
13 Ftoje studentin në mbledhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo që dëgjon dhe shikon në mbledhjet tona, mund t’ia prekë zemrën studentit dhe ta ndihmojë të përparojë. Tregoji videon Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? dhe ftoje përzemërsisht të vijë me ty në mbledhje. Ndihmoje edhe me transportin nëse ke mundësi. Fto lajmëtarë të ndryshëm të të shoqërojnë gjatë studimit. Kështu studenti do të familjarizohet me të tjerë në kongregacion dhe ka të ngjarë të ndihet më rehat në mbledhje.
NDIHMOJE STUDENTIN TË PËRPAROJË
14. Çfarë mund ta motivojë studentin të përparojë?
14 Synimi ynë është të ndihmojmë studentin të përparojë. (Efes. 4:13) Kur dikush do që të studiojë Biblën, kryesisht mund t’i interesojë të përfitojë vetë nga studimi. Por, ndërsa dashuria e tij për Jehovain rritet, ka të ngjarë të fillojë të mendojë si t’i ndihmojë të tjerët, përfshirë pjesëtarët e kongregacionit. (Mat. 22:37-39) Kur të jetë koha e duhur, mos ngurro t’i përmendësh privilegjin për të mbështetur veprën e Mbretërisë financiarisht.
15. Si mund ta ndihmojmë studentin të reagojë siç duhet kur lindin probleme?
15 Mësoje studentin si të veprojë kur lindin probleme. Ta zëmë se studenti yt, që është lajmëtar i papagëzuar, të tregon se dikush në kongregacion e ka ofenduar. Në vend që të mbash anë, pse Mateun 18:15.) Ndihmoje studentin të përgatitë çfarë të thotë. Tregoji si të përdorë aplikacionin JW Library®, Mjetin e kërkimeve për Dëshmitarët e Jehovait dhe sitin jw.org® për të mësuar mënyra praktike si ta përballojë situatën. Sa më shumë të stërvitet para se të pagëzohet, aq më mirë do të shkojë me të tjerët në kongregacion më vonë.
të mos i shpjegosh çfarë thonë Shkrimet? Ai mund ta falë vëllanë ose, nëse nuk ia del dot, mund t’i afrohet me përzemërsi e dashuri me synimin ‘për ta fituar’. (Krahaso16. Pse është mirë të ftosh lajmëtarë të tjerë në studimin tënd?
16 Fto të tjerë nga kongregacioni dhe mbikëqyrësin qarkor kur vjen për vizitë, të të shoqërojnë në studim. Pse? Përveç arsyeve të mësipërme, lajmëtarët e tjerë mund ta ndihmojnë studentin tënd në mënyra që ti s’mundesh. Për shembull, ta zëmë se studenti është përpjekur për ta lënë duhanin, por ka dështuar disa herë. Fto në studim një lajmëtar që e ka mposhtur si zakon, ndoshta pas disa përpjekjeve. Ai mund të japë ato këshilla praktike që studenti ka nevojë të dëgjojë. Nëse nuk ndihesh rehat ta drejtosh studimin në praninë e një vëllai me përvojë, ftoje ta drejtojë studimin për atë rast. Sido që të jetë, përfito nga përvoja e të tjerëve. Mos harro se synimi ynë është ta ndihmojmë studentin të përparojë.
A DUHET TA NDËRPRES STUDIMIN?
17-18. Çfarë duhet të shqyrtosh kur vendos nëse do ta ndërpresësh studimin?
17 Nëse studenti yt nuk bën gradualisht ndryshime në jetë, në njëfarë pike duhet të pyesësh veten: «A duhet ta ndërpres studimin?» Para se të vendosësh, mendo për aftësitë e studentit. Disave u duhet më shumë kohë se të tjerët që të përparojnë. Pyet veten: «A po përparon studenti im me një ritëm të arsyeshëm për situatën e vet? A po fillon ‘t’i zbatojë’ gjërat që po mëson?» (Mat. 28:20) Edhe pse mund të përparojë ngadalë, studenti duhet të bëjë ndryshime graduale në jetë.
18 Po nëse dikush studion prej kohësh dhe jep pak ose aspak shenja se e vlerëson studimin? Shqyrto këtë situatë: studenti yt ka mbaruar studimin me librin Çfarë na mëson Bibla? e ndoshta ka filluar librin Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë, por nuk ka ndjekur as edhe një mbledhje të kongregacionit, madje as Përkujtimin. E shpesh e anulon takimin për studim për arsye të parëndësishme. Në këtë rast, do të ishte mirë të bëje një bisedë të hapur me studentin tënd. *
19. Çfarë mund t’i thuash dikujt që duket sikur nuk e çmon studimin e Biblës, dhe si mund të të ndihmojë përgjigjja e tij?
19 Mund ta fillosh bisedën duke e pyetur: «Si mendon, çfarë të pengon më shumë të bëhesh Dëshmitar i Jehovait?» Studenti mund të përgjigjet: «S’e kam problem ta studioj Biblën, por Dëshmitar s’kam për t’u bërë ndonjëherë!» Nëse ka këtë qëndrim pasi ka studiuar për ca kohë, a ka kuptim ta vazhdosh studimin?! Nga ana tjetër, studenti mund të tregojë për herë të parë çfarë e pengon. Për shembull, mbase mendon se nuk do t’ia dalë kurrë të predikojë nga shtëpia në shtëpi. Tani që e di si ndihet, e ke më të lehtë ta ndihmosh.
20. Si na ndihmon Veprat 13:48 të vendosim nëse duhet ta vazhdojmë një studim apo jo?
20 Mjerisht, disa studentë janë si izraelitët në ditët e Ezekielit. Jehovai i tha Ezekielit për ta: «Ja, ti je për ta si një këngë dashurie, që këndohet me zë të ëmbël duke i rënë bukur një instrumenti me tela. Ata do t’i dëgjojnë fjalët e tua, por asnjëri s’do t’i zbatojë.» (Ezek. 33:32, nwt) Mund ta kesh të vështirë t’i thuash studentit se po e ndërpret studimin. Megjithatë, «koha që mbetet, është shkurtuar». (1 Kor. 7:29) Në vend që të harxhosh kohë me studime që nuk përparojnë, është më mirë të gjesh dikë që tregon se është ‘i prirur për jetën e përhershme’.—Lexo Veprat 13:48.
21. Cili është shkrimi i vitit për 2020-n, dhe çfarë do të na ndihmojë të bëjmë?
21 Gjatë 2020-s, shkrimi i vitit do të na ndihmojë të mendojmë si të aftësohemi edhe më shumë për të bërë dishepuj. Le t’i mbajmë në mendje fjalët e Jezuit gjatë asaj mbledhjeje historike në malin e Galilesë: «Shkoni dhe bëni dishepuj . . . duke i pagëzuar.»—Mat. 28:19.
KËNGA 70 Kërkoni ata që e meritojnë
^ par. 5 Shkrimi i vitit për 2020-n na inkurajon ‘të bëjmë dishepuj’. Ky urdhër u drejtohet të gjithë shërbëtorëve të Jehovait. Si mund t’u prekim zemrën studentëve tanë që të bëhen dishepuj të Krishtit? Ky artikull do të na tregojë si mund t’i ndihmojmë studentët e Biblës t’i afrohen më shumë Jehovait. Do të shqyrtojmë edhe si të vendosim nëse duhet ta vazhdojmë studimin apo jo.
^ par. 18 Shih videon T’i ndërpresim studimet biblike që nuk përparojnë në JW Broadcasting®.