Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ta bësh studimin e Biblës më të efektshëm e më të këndshëm

Si ta bësh studimin e Biblës më të efektshëm e më të këndshëm

JOSIU gjendet para një sfide frikësuese. Duhet t’i prijë kombit të Izraelit për në Tokën e Premtuar duke kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme. Por, Jehovai e siguron se do të ketë sukses dhe e inkurajon: ‘Ji i fortë dhe guximtar. Vepro sipas Ligjit tim. Lexoje ditë e natë, që të veprosh me kujdes në përputhje me gjithë sa është shkruar aty. Atëherë do të kesh sukses dhe do të veprosh me mençuri.’​—Jos. 1:7, 8.

Në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», edhe ne hasim sfida të jashtëzakonshme. (2 Tim. 3:1) Ashtu si Josiu, mund t’ia dalim mbanë duke ndjekur këshillat që i dha Jehovai atij. Kemi nevojë ta lexojmë rregullisht Biblën dhe t’i zbatojmë me kujdes parimet e saj në sprovat që hasim.

Por, shumë nga ne e pranojmë se nuk shkëlqejmë si tipa studiozë dhe se nuk e kemi të lehtë të studiojmë. Megjithatë, përderisa studimi i Biblës është kaq i rëndësishëm, shqyrto kutinë « Provo këto sugjerime». Aty do të gjesh disa ide të mira, që mund të ta bëjnë studimin më të efektshëm dhe më të këndshëm.

«Më bëj të eci në shtegun e urdhërimeve të tua,​—këndoi psalmisti,—​sepse gjej ëndje në të.» (Psal. 119:35) Edhe ti mund të gjesh shumë kënaqësi në studimin e Fjalës së Perëndisë. Do të shpërblehesh teksa gërmon në Shkrime për thesare, se ka plot xhevahire që presin t’i zbulosh.

Vërtet, ty nuk të duhet t’i prish një kombi si Josiu, ama lufton me vështirësitë e tua. Prandaj, ashtu si Josiu, studioje dhe zbatoje atë që është shkruar për dobinë tënde. Atëherë edhe ti do të kesh sukses dhe do të veprosh me mençuri.