ARTIKULLI I STUDIMIT 20
Mos i humb shpresat dhe gëzimin në shërbim
«Mbille farën . . . dhe mos e lër dorën tënde të pushojë.»—EKL. 11:6.
KËNGA 70 Kërkoni ata që e meritojnë
PËRMBLEDHJE *
1. Çfarë shembulli u la Jezui dishepujve të tij, dhe si reaguan ata? (Shih figurën e kopertinës.)
GJATË tri viteve e gjysmë në tokë, Jezui nuk i humbi shpresat se shërbimi i tij do të sillte fryt dhe donte që edhe dishepujt të kishin të njëjtin qëndrim optimist ndaj shërbimit. (Gjoni 4:35, 36) Për sa kohë që kishin Jezuin mes tyre, dishepujt ndrinin nga entuziazmi në predikim. (Luka 10:1, 5-11, 17) Por pasi Jezuin e arrestuan dhe e ekzekutuan, atyre iu venit përkohësisht dëshira për të predikuar. (Gjoni 16:32) Pasi u ringjall, Jezui i nxiti të përqendroheshin te predikimi. E pasi ai u ngjit në qiell, dishepujt predikonin me aq zell sa armiqtë e tyre u ankuan: «E mbushët Jerusalemin me mësimin tuaj.»—Vep. 5:28.
2. Si e bekon Jehovai veprën e predikimit?
2 Jezui drejtonte veprën që bënin të krishterët në shekullin e parë, dhe Jehovai i bekonte. Kështu, shumë veta e pranuan mesazhin e tyre. Për shembull, në vitin 33 të e.s., në festën e Ditës së Pesëdhjetë u pagëzuan rreth 3.000 veta. (Vep. 2:41) Dhe numri i dishepujve vazhdoi të rritej me hapa gjigantë. (Vep. 6:7) Gjithsesi, Jezui paratha se vepra e predikimit do të kishte akoma më shumë sukses në ditët e fundit.—Gjoni 14:12; Vep. 1:8.
3-4. Pse vepra e predikimit mund të jetë e vështirë në disa vende, dhe çfarë do të shqyrtojmë në këtë artikull?
3 Të gjithë përpiqemi të mbajmë një qëndrim pozitiv në shërbim. Në disa vende kjo është e lehtë. Pse? Sepse ka aq shumë njerëz që duan të studiojnë Biblën, sa disa duhet të presin derisa të ketë një Dëshmitar që mund të studiojë me ta. Por në pjesë të tjera të botës, vepra e predikimit është më e vështirë. Lajmëtarët rrallë gjejnë njerëz në
shtëpi, dhe ata që gjejnë, mund të mos kenë interes për Biblën.4 Nëse jeton në një zonë ku vepra e predikimit është e vështirë, mund të të hyjnë në punë sugjerimet e këtij artikulli. Do të shqyrtojmë çfarë kanë bërë disa për t’u dëshmuar më shumë njerëzve në shërbim. Gjithashtu do të shohim pse nuk duhet t’i humbim shpresat edhe kur njerëzit nuk duan ta dëgjojnë mesazhin tonë.
MOS I HUMB SHPRESAT EDHE KUR GJEN PAK NJERËZ
5. Cilat vështirësi hasin shumë Dëshmitarë?
5 Për shumë lajmëtarë po bëhet gjithnjë e më vështirë t’u dëshmojnë njerëzve në shtëpitë e tyre. Disa jetojnë në zona plot pallate ose komplekse me sisteme të sigurisë së lartë. Atje mund të ketë roja që nuk lënë të hyjë askush pa pasur leje nga ndonjë banor. Në zona të tjera, lajmëtarët mund të predikojnë shtëpi më shtëpi pa pasur pengesa, por gjejnë pak veta. Kurse lajmëtarë të tjerë predikojnë në zona rurale ose të thella me pak banorë. Ata mund të bëjnë goxha rrugë për t’i dëshmuar një banori të vetëm, e ai mund të mos jetë fare në shtëpi! Nëse hasim vështirësi të tilla, nuk duhet të dorëzohemi. Çfarë mund të bëjmë që t’i kapërcejmë këto pengesa e t’u dëshmojmë më shumë njerëzve?
6. Në ç’kuptim lajmëtarët ngjajnë me peshkatarët?
6 Jezui e krahasoi veprën e predikimit me punën e një peshkatari. (Mar. 1:17) Disa peshkatarë mund të peshkojnë për ditë të tëra pa zënë fare peshk. Por ata nuk dorëzohen; përshtaten. Ndryshojnë orarin, vendin dhe metodën e peshkimit. Ne mund të bëjmë ndryshime të ngjashme në shërbim. Të shohim disa sugjerime.
7. Cili mund të jetë rezultati nëse predikojmë në orare të ndryshme?
7 Përpiqu të ndryshosh orarin. Do të flasim me më shumë njerëz nëse predikojmë në orare kur ka më tepër gjasa të jenë në shtëpi. Fundja çdo njeri kthehet në shtëpi herët a vonë. Mjaft vëllezërve e motrave u duket praktike të predikojnë pasditeve ose mbrëmjeve, ngaqë gjejnë më shumë njerëz. Veç kësaj, në ato orare njerëzit mund të jenë më të çlodhur e më të gatshëm të bisedojnë. Ose mund të të ndihmojë sugjerimi i një plaku që quhet David. Ai thotë se, pasi predikojnë nja dy orë në territor, bashkë me shokun e shërbimit kthehet te shtëpitë ku herën e parë nuk doli njeri. Davidi thotë: «Çuditem sa shumë veta gjejmë në shtëpi kur shkojmë për herë të dytë.» *
8. Si mund ta zbatojmë Eklisiastiun 11:6 në shërbim?
8 Nuk duhet të dorëzohemi. Shkrimi kryesor i këtij artikulli na kujton çfarë qëndrimi duhet të kemi. (Lexo Eklisiastiun 11:6.) Davidi, i përmendur më sipër, nuk u dorëzua. Në një shtëpi ku kishte trokitur shumë herë më kot, e gjeti më në fund të zotin e shtëpisë. Ai kishte dëshirë të fliste për Biblën dhe tha: «Kam nja tetë vjet që banoj këtu dhe nuk më ka ardhur kurrë në derë një Dëshmitar i Jehovait.» Davidi thotë: «Kam parë se kur i gjejmë më në fund njerëzit në shtëpi, shpesh duan ta dëgjojnë mesazhin që predikojmë.»
9. Çfarë bëjnë disa lajmëtarë për t’u dëshmuar atyre që nuk i gjejnë në shtëpi?
9 Përpiqu të ndryshosh vend. Për t’u dëshmuar njerëzve që nuk arrijnë t’i gjejnë në shtëpi, disa lajmëtarë ndryshojnë vendin ku predikojnë. Për shembull, dëshmia rrugore dhe përdorimi i stendave të literaturës janë metoda të efektshme për të takuar ata që banojnë në ndërtesa shumëkatëshe, ku nuk lejohet predikimi shtëpi më shtëpi. Kështu lajmëtarët mund t’u dëshmojnë ballë për ballë njerëzve që s’kanë mundësi tjetër për t’i takuar. Veç kësaj, shumë Dëshmitarë kanë vërejtur se njerëzit janë më të gatshëm të bisedojnë ose të pranojnë literaturë në parqe, pazare, dyqane dhe zona biznesi. Florani, një mbikëqyrës qarkor në Bolivi, thotë: «Shkojmë në treg, në dyqane dhe në biznese të ndryshme nga ora 1.00 deri në orën 3.00 pasdreke kur shitësit nuk janë edhe aq të zënë. Shpesh bëjmë biseda të bukura e madje fillojmë edhe studime.»
10. Çfarë metodash mund të përdorësh për të dhënë dëshmi?
10 Përpiqu të ndryshosh metodë. Ta zëmë se je përpjekur shumë herë të flasësh personalisht me dikë. I ke shkuar në shtëpi në orare të ndryshme, por prapë nuk e ke gjetur. A ka mënyra të tjera për t’i dhënë dëshmi? Katarina thotë: «U dërgoj letra atyre që nuk i gjej asnjëherë në shtëpi. U shkruaj atë që do t’u thosha po t’u flisja drejtpërdrejt.» Çfarë mund të mësosh nga kjo? Bëj çmos që, në një mënyrë a në një tjetër, t’i dëshmosh çdokujt në territor.
MOS I HUMB SHPRESAT EDHE KUR NJERËZIT JANË INDIFERENTË
11. Pse disa janë indiferentë ndaj mesazhit tonë?
11 Disa janë indiferentë ndaj mesazhit tonë. Ata mendojnë se nuk kanë nevojë për Perëndinë a Biblën. Nuk besojnë te Perëndia ngaqë shohin se në botë ka shumë vuajtje. E nuk duan t’ia dinë për Biblën ngaqë shohin hipokrizinë e udhëheqësve fetarë që thonë se jetojnë sipas këtij libri. Të tjerë shqetësohen së tepërmi për punën, familjen ose problemet personale dhe nuk mendojnë se Bibla mund t’i ndihmojë. Si mund ta ruajmë gëzimin kur mesazhi ynë u duket i pavlerë atyre që u predikojmë?
12. Si mund të na ndihmojë zbatimi i Filipianëve 2:4 në shërbim?
12 Interesohu sinqerisht për njerëzit. Shumë veta që në fillim ishin indiferentë, më vonë e dëgjuan lajmin e mirë ngaqë një lajmëtar u interesua me gjithë zemër për ta. (Lexo Filipianëve 2:4.) Për shembull, Davidi, që u përmend më sipër, thotë: «Nëse dikush thotë se nuk i intereson feja ose Bibla, atëherë e futim në çantë Biblën a literaturën. Pastaj them: ‘Nëse mund t’ju pyes, a keni menduar gjithnjë kështu?’» Njerëzit e ndiejnë kur dikush interesohet sinqerisht për ta. Mbase nuk do të mbajnë mend çdo gjë që thamë, por ka shumë të ngjarë ta kujtojnë interesimin tonë të ngrohtë. Edhe nëse dikush në territor nuk na lë të flasim, mund t’i tregojmë me gjestet, mimikën dhe qëndrimin miqësor se interesohemi sinqerisht për të.
13. Çfarë mund të bëjmë që mesazhi ynë të jetë më interesant për çdo njeri?
13 Tregojmë interes të sinqertë kur e përshtatim atë që themi me atë që i nevojitet ose që i intereson të zotit të shtëpisë. Për shembull, a vërejmë rrotull shenja se në atë shtëpi ka fëmijë? Atëherë, prindërve mund t’u interesojnë këshillat e Biblës për rritjen e fëmijëve ose si të kenë një jetë familjare më të lumtur. A shohim se ka disa brava ose kamera sigurie? Atëherë mund të flasim për krimet që kanë marrë dhenë dhe frikën që shkaktojnë ato. E pas kësaj, i zoti i shtëpisë mund të dëgjojë me kënaqësi si do të marrin fund një herë e mirë krimet. Cilatdo qofshin rrethanat, përpiqu ta ndihmosh dëgjuesin të kuptojë si mund të nxjerrë dobi nga këshillat e Biblës. Katarina, e përmendur më sipër, thotë: «Kujtoj si ma ka përmirësuar dhe zbukuruar jetën e vërteta.»
Si rezultat, Katarina flet plot bindje, dhe njerëzit me të cilët bisedon, e ndiejnë këtë.14. Në harmoni me Proverbat 27:17, si mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin shokët e shërbimit?
14 Nxirr dobi nga ndihma e të tjerëve. Në shekullin e parë, Pavli i mësoi Timoteut metodat që ndiqte në predikim e mësimdhënie dhe e nxiti t’ua përcillte ato metoda edhe të tjerëve. (1 Kor. 4:17) Ashtu si Timoteu, ne mund të përfitojmë nga vëllezërit e motrat me përvojë në kongregacion. (Lexo Proverbat 27:17.) Të shohim shembullin e një vëllai që quhet Shon. Për njëfarë kohe, ai shërbeu si pionier në një zonë rurale ku shumica e njerëzve nuk tregonin interes ngaqë ndiheshin të kënaqur me fenë e tyre. Si e ruajti gëzimin? Ai thotë: «Sa herë që ishte e mundur, dilja në shërbim me një lajmëtar tjetër. Kohën për të vajtur nga një shtëpi në tjetrën e shfrytëzonim që ta ndihmonim njëri-tjetrin të bëheshim mësues më të aftë. Për shembull, rrihnim mendimet se si kishte vajtur predikimi te një derë. Pastaj diskutonim si mund të vepronim herën tjetër kur të hasnim të njëjtin reagim.»
15. Pse lutjet janë jetësore për shërbimin?
15 Lutju për ndihmë Jehovait. Mbështetu për drejtim te Jehovai sa herë që je në shërbim. Pa ndihmën e frymës së tij të fuqishme, përpjekjet tona do të shkonin kot. (Psal. 127:1; Luka 11:13) Kur i lutesh Jehovait për ndihmë, ji specifik. Për shembull, kërkoji të të drejtojë te dikush që dëshiron të mësojë për të dhe që është i gatshëm të dëgjojë. Pastaj vepro në harmoni me lutjen duke i predikuar kujtdo që takon në shërbim.
16. Pse studimi personal është jetësor për shërbimin?
16 Programo kohë për studimin personal. Shkrimet thonë: ‘Sigurohuni cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.’ (Rom. 12:2) Falë studimit, e njohim Perëndinë gjithnjë e më mirë. E pastaj, kur t’u flasim të tjerëve për të, ata do ta kuptojnë se e besojmë vërtet atë që themi. Katarina, e përmendur më sipër, thotë: «Para ca kohësh, kuptova se kisha nevojë të forcoja besimin te disa mësime themelore të Biblës. Kështu studiova me hollësi provat se ka një Krijues, se Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë dhe se Perëndia ka sot një organizatë që e përfaqëson.» Katarina thotë se studimi personal i forcoi besimin dhe i solli më shumë gëzim në shërbim.
PSE MBAJMË NJË QËNDRIM OPTIMIST NË SHËRBIM
17. Pse Jezui mbajti një qëndrim optimist në shërbim?
17 Edhe pse disa ishin indiferentë ndaj mesazhit që predikonte, Jezui mbajti një qëndrim optimist dhe vazhdoi t’u dëshmonte njerëzve. Pse? Sepse e dinte sa nevojë kishin të njihnin të vërtetën dhe donte t’u jepte mundësi sa më shumë njerëzve të pranonin mesazhin për Mbretërinë. E dinte edhe se disa që ishin indiferentë, më vonë do ta dëgjonin lajmin e mirë. Të mendojmë për atë që ndodhi në familjen e tij. Gjatë tri viteve e gjysmë që shërbeu në tokë, asnjë nga vëllezërit e Jezuit nuk u bë dishepull i tij. (Gjoni 7:5) Por pas ringjalljes së tij, ata u bënë të krishterë.—Vep. 1:14.
18. Pse vazhdojmë të predikojmë?
18 Nuk e dimë kush do t’i pranojë si përfundim 1 Pjet. 2:12.
të vërtetat që mësojmë nga Bibla. Disa kanë nevojë për më shumë kohë se të tjerët që të përqafojnë të vërtetën. Edhe ata që nuk duan të na dëgjojnë, e vërejnë sjelljen tonë të mirë dhe qëndrimin pozitiv, e me kohë mund «t’i japin lavdi Perëndisë».—19. Sipas 1 Korintasve 3:6, 7, çfarë duhet të mbajmë parasysh?
19 Ndërsa mbjellim e ujitim në shërbim, të mos harrojmë çfarë roli luan Perëndia. (Lexo 1 Korintasve 3:6, 7.) Getohuni, një vëlla që shërben në Etiopi, thotë: «Për më shumë se 20 vjet, isha i vetmi Dëshmitar në një territor ku predikohej rrallë. Por tani bëhemi 14 lajmëtarë. Trembëdhjetë prej tyre janë pagëzuar, duke përfshirë edhe gruan time e tre fëmijët. Në mbledhje kemi mesatarisht 32 të pranishëm.» Getohuni është i kënaqur që vazhdoi të predikonte ndërsa priste me durim që Jehovai të tërhiqte drejt organizatës së Tij njerëzit me zemër të sinqertë.—Gjoni 6:44.
20. Në ç’kuptim jemi si një skuadër shpëtimi?
20 Për Jehovain, jeta e çdo njeriu është e çmuar. Ai na jep privilegjin të punojmë përkrah Birit të tij për të mbledhur njerëz nga të gjitha kombet para se të vijë fundi i këtij sistemi. (Hag. 2:7) Vepra jonë e predikimit mund të krahasohet me një mision shpëtimi. Ne jemi si pjesëtarët e një skuadre që dërgohet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në një minierë. Edhe nëse gjejnë gjallë vetëm pak minatorë, puna që bën çdo pjesëtar i skuadrës ka vlerë të madhe. E njëjta gjë mund të thuhet për përpjekjet tona në shërbim. Nuk e dimë edhe sa njerëz do të shpëtojnë nga sistemi i Satanait. Por Jehovai mund të përdorë secilin nga ne për t’i shpëtuar. Andreasi, që jeton në Bolivi, thotë: «Për mua, çdo rast kur dikush mëson të vërtetat e Biblës dhe pagëzohet, është fryt i përpjekjeve në grup.» Le të mbajmë edhe ne këtë qëndrim optimist në shërbim. Kështu, Jehovai do të na bekojë, dhe shërbimi do të jetë për ne burim i pashtershëm gëzimi.
KËNGA 66 Të predikojmë lajmin e mirë
^ par. 5 Si mund të kemi një qëndrim optimist në shërbim edhe kur shumë veta janë indiferentë ndaj mesazhit tonë ose nuk i gjejmë në shtëpi? Në këtë artikull do të shohim disa sugjerime që mund të na ndihmojnë të mos i humbim shpresat dhe gëzimin në shërbim.
^ par. 7 Kur marrin pjesë në format e ndryshme të dëshmisë që përmenden në këtë artikull, lajmëtarët duhet të respektojnë ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale, që janë në fuqi në vendin e tyre.
^ par. 60 PËRSHKRIMI I FIGURËS (nga lart poshtë): Një çift predikon në një territor ku rrallë gjen njerëz në shtëpi. Në shtëpinë e parë, i zoti është në punë, në të dytën, e zonja e shtëpisë është në spital dhe në të tretën, ka dalë për pazar. Të parit i dëshmojnë duke i shkuar në një orar më të vonë në shtëpi. Të dytën e takojnë afër spitalit gjatë dëshmisë me stenda. Të tretës i predikojnë duke e marrë në telefon.