Çfarë dhurate mund t’i japim Jehovait?
JEZUI tha në një rast: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.» (Vep. 20:35) Kjo e vërtetë themelore zbatohet edhe në marrëdhënien tonë me Jehovain. Në ç’mënyrë? Ne kemi marrë nga Jehovai një det dhuratash që na bëjnë të lumtur, por mund të provojmë akoma më shumë lumturi duke i dhënë një dhuratë Jehovait. Çfarë dhurate mund t’i japim Jehovait? Te Proverbat 3:9 thuhet: «Nderoje Jehovain me gjërat e tua me vlerë.» ‘Gjërat me vlerë’ përfshijnë kohën tonë, talentet tona, forcën tonë dhe të mirat materiale që kemi. Kur i përdorim këto që të përkrahim adhurimin e vërtetë, po i japim një dhuratë Jehovait, e kjo na mbush me lumturi.
Kur është fjala për të mirat materiale, ç’do të na ndihmojë të mos neglizhojmë për t’i dhënë Jehovait dhuratën tonë? Apostulli Pavël u tha korintasve ‘të vinin diçka mënjanë’ si kontribut. (1 Kor. 16:2) Nëse do më shumë informacione se çfarë metodash ekzistojnë në zonën tënde për të bërë këto kontribute ose dhurata, të lutemi të shohësh kutinë poshtë.
Jo në çdo shtet ekziston mundësia të bëhen dhurata online. Megjithatë, duke klikuar «Dhuro» te pjesa PËR NE në jw.org, mund të gjesh informacion për mënyra të tjera si të bësh dhurata. Në disa shtete, një dokument në këtë faqe u përgjigjet pyetjeve që bëhen më shpesh lidhur me dhuratat.