Inkurajoni njëri-tjetrin, «aq më tepër tani»
«Le të interesohemi për njëri-tjetrin . . . , duke inkurajuar njëri-tjetrin e aq më tepër tani, që e shihni se dita po afrohet.»—HEBR. 10:24, 25.
1. Pse apostulli Pavël i nxiti të krishterët e hershëm hebrenj të inkurajonin njëri-tjetrin «aq më tepër tani»?
PSE duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të qenë inkurajues? Apostulli Pavël na e tregon arsyen në letrën që u shkroi të krishterëve hebrenj. Ai u tha: «Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, pa braktisur mbledhjet tona, siç e kanë zakon disa, por duke inkurajuar njëri-tjetrin e aq më tepër tani, që e shihni se dita po afrohet.» (Hebr. 10:24, 25) Brenda pesë vjetësh, të krishterët judenj që jetonin në Jerusalem do të shihnin të afrohej një ‘ditë e Jehovait’ dhe do të dallonin shenjën që u kishte dhënë Jezui për të ikur nga ai qytet që të shpëtonin jetën. (Vep. 2:19, 20; Luka 21:20-22) Ajo ditë e Jehovait erdhi në vitin 70 të e.s. kur romakët ekzekutuan gjykimin e Jehovait kundër Jerusalemit.
2. Pse duhet të kemi gjithnjë e më shumë merak sot që të inkurajojmë njëri-tjetrin?
2 Sot kemi arsye të forta të besojmë se dita ‘e madhe dhe që ngjall shumë frikë’ e Jehovait është afër. (Joe. 2:11) Profeti Sofonia tha: «Dita e madhe e Jehovait është afër. Është afër dhe po shpejton shumë.» (Sof. 1:14) Ky paralajmërim profetik vlen edhe për kohën tonë. Duke pasur parasysh sa afër është dita e Jehovait, Pavli na thotë «të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera». (Hebr. 10:24) Prandaj, meraku ynë për bashkëbesimtarët duhet të jetë gjithnjë e më i madh, që t’i inkurajojmë kurdo që të jetë e nevojshme.
CILËT KANË NEVOJË PËR INKURAJIM?
3. Çfarë tha apostulli Pavël për inkurajimin? (Shih figurën hapëse.)
3 «Nga ankthi i zemrës njeriu kërruset, kurse fjalët e mira e gëzojnë.» (Prov. 12:25) Kjo është e vërtetë për të gjithë ne. Që të gjithë kemi nevojë herë pas here për një fjalë zemërdhënëse. Pavli tregoi se edhe dikush që ka përgjegjësinë të inkurajojë të tjerët, ka nevojë për vete që t’i japin zemër. Ai u shkroi të krishterëve që jetonin në Romë: «Po digjem nga dëshira që t’ju shoh, për t’ju dhënë ndonjë dhuratë frymore, që të bëheni të patundur, ose më mirë, që të inkurajojmë njëri-tjetrin, secili me anë të besimit të tjetrit, unë me anë të besimit tuaj dhe ju me anë të besimit tim.» (Rom. 1:11, 12) Po, Pavli që u jepte inkurajim të shkëlqyer të tjerëve, hera-herës kishte nevojë edhe vetë që t’i jepnin zemër.—Lexo Romakëve 15:30-32.
4, 5. Kujt mund t’i japim zemër sot, dhe pse?
4 Ata që bëjnë një jetë vetëmohuese duhen lavdëruar. Mes tyre janë pionierët besnikë. Shumë kanë bërë sakrifica të mëdha që t’i hapin vend në jetë shërbimit si pionier. Njësoj kanë vepruar edhe misionarët, bethelitët, mbikëqyrësit qarkorë e gratë e tyre dhe ata që punojnë në zyra rajonale përkthimi. Të gjithë këta bëjnë sakrifica në jetë që t’i kushtojnë më shumë kohë shërbimit të shenjtë, prandaj duhen inkurajuar. Edhe ata që e kanë akoma zemrën te shërbimi i plotkohor, por që për arsye të ndryshme iu është dashur ta kufizojnë aktivitetin e tyre, e çmojnë inkurajimin.
5 Vëllezërit dhe motrat që qëndrojnë beqarë ngaqë duan t’i binden këshillës për t’u martuar «vetëm në Zotërinë», janë një grup tjetër që meritojnë inkurajime. (1 Kor. 7:39) Po ashtu, gratë e palodhura e vlerësojnë kur dëgjojnë nga burrat e tyre fjalë zemërdhënëse. (Prov. 31:28, 31) Gjithashtu, të krishterët që rrinë besnikë ndërsa durojnë përndjekje ose sëmundje kanë nevojë të dëgjojnë fjalë inkurajuese. (2 Sel. 1:3-5) Jehovai dhe Krishti i ngushëllojnë të gjithë këta shërbëtorë besnikë.—Lexo 2 Selanikasve 2:16, 17.
PLEQTË BËJNË ÇMOS TË JENË INKURAJUES
6. Cili është roli i pleqve, siç e përshkruan Isaia 32:1, 2?
6 Lexo Isainë 32:1, 2. Jezu Krishti, nëpërmjet vëllezërve të tij të mirosur dhe ‘princave’ nga delet e tjera që i mbështetin, u jep inkurajim e drejtim atyre që i ka lëshuar zemra dhe janë të shkurajuar në këto kohë të vështira. Dhe kështu duhet të ndodhë, sepse këta pleq nuk janë «zotërinj» mbi besimin e të tjerëve, por janë «bashkëpunëtorë» për gëzimin e vëllezërve të tyre.—2 Kor. 1:24.
7, 8. Përveçse të thonë fjalë inkurajuese, si mund t’u japin zemër të tjerëve pleqtë?
7 Apostulli Pavël la një shembull të denjë për t’u imituar. Ai u shkroi të krishterëve të përndjekur në Selanik: «Nga përzemërsia e butë për ju, ne patëm kënaqësinë t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtrat tanë, sepse na u bëtë të dashur.»—1 Sel. 2:8.
Vep. 20:35) Pavli ishte i gatshëm jo vetëm t’i inkurajonte vëllezërit, por edhe ‘të shpenzohej deri në fund’ për ta. (2 Kor. 12:15) Në mënyrë të ngjashme, pleqtë duhet jo vetëm t’i inkurajojnë e t’i ngushëllojnë vëllezërit me fjalë, por edhe t’u japin zemër duke treguar interes të sinqertë për ta.—1 Kor. 14:3.
8 Pavli tregoi se jo gjithnjë mjafton thjesht një fjalë inkurajuese, kur u tha pleqve nga Efesi: «Duhet të ndihmoni të dobëtit dhe duhet të mbani mend fjalët e Zotërisë Jezu, që tha: ‘Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.’» (9. Si mund t’i japin pleqtë këshillat në një mënyrë inkurajuese?
9 T’i japim forcë njëri-tjetrit mund të përfshijë të japim këshilla. Por edhe në këtë rast, pleqtë duhet të ndjekin shembujt biblikë që tregojnë si të jepen këshillat në një mënyrë inkurajuese. Një shembull të shkëlqyer në këtë drejtim e la vetë Jezui pas vdekjes dhe ringjalljes së tij. Ai duhej t’u jepte këshilla goxha të forta disa kongregacioneve në Azinë e Vogël, por të bie në sy mënyra si e bëri këtë. Para se t’u jepte këshilla, ai i lavdëroi ngrohtësisht kongregacionet në Efes, Pergam dhe Tiatirë. (Zbul. 2:1-5, 12, 13, 18, 19) Kongregacionit në Laodice i tha: «Të gjithë ata që i kam për zemër, unë i qortoj dhe i disiplinoj. Prandaj, ji i zellshëm dhe pendohu.» (Zbul. 3:19) Pleqtë bëjnë mirë të imitojnë shembullin e Krishtit kur është e nevojshme të japin këshilla.
NJË PËRGJEGJËSI JO VETËM E PLEQVE
10. Si mund të bëjmë të gjithë pjesën tonë për t’i dhënë forcë njëri-tjetrit?
10 Pleqtë nuk janë të vetmit që kanë përgjegjësinë të jenë inkurajues. Pavli i nxiti gjithë të krishterët të thonë «fjalë të mira, që të ndërtojnë sipas nevojës, që t’u japin diçka të dobishme» të tjerëve. (Efes. 4:29) Secili nga ne duhet të jetë syçelë për të dalluar çfarë ‘nevoje’ kanë të tjerët. Pavli i këshilloi të krishterët hebrenj: «Drejtoni duart që varen dhe gjunjët e këputur, dhe vazhdoni të bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që, ajo që është e çalë, të mos ndrydhet, por të shërohet.» (Hebr. 12:12, 13) Të gjithë ne, duke përfshirë edhe fëmijët, mund t’i japim forcë njëri-tjetrit me fjalë inkurajuese.
11. Çfarë ndihme mori Marta gjatë një periudhe depresioni?
11 Marta, * një motër që kaloi një periudhë depresioni, shkruan: «Një ditë që po lutesha për inkurajim, takova një motër të moshuar që më tregoi përzemërsi e dhembshuri, për të cilat kisha jashtëzakonisht nevojë në atë kohë. Gjithashtu, më tregoi diçka nga përvoja e saj me po atë lloj sprove që po kaloja unë, dhe s’u ndjeva më aq e vetmuar.» Ndoshta motra e moshuar nuk e kishte idenë sa mirë do t’i bënin Martës fjalët e saj.
12, 13. Në cilat mënyra dobiprurëse mund ta zbatojmë këshillën që jepet te Filipianëve 2:1-4?
12 Pavli u dha këtë këshillë të gjithë pjesëtarëve të kongregacionit të Filipisë: «Nëse mes jush ka inkurajim në Krishtin, ngushëllim dashurie, pjesëmarrje në frymë, përzemërsi të butë dhe dhembshuri, bëjeni të plotë gëzimin tim, ngaqë jeni në një mendje dhe keni të njëjtën dashuri, duke qenë të bashkuar në shpirt, duke mbajtur në mendje të njëjtin mendim, duke mos bërë asgjë nga fryma e grindjes ose nga uni, por me përulësi mendjeje, duke i parë të tjerët si më të lartë se veten, duke parë me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.»—Filip. 2:1-4.
13 Po, të gjithë ne duhet të përpiqemi të shohim me interes çështjet e të tjerëve, duke i ngushëlluar me dashuri vëllezërit e motrat, duke treguar merak për ta dhe përzemërsi të butë e dhembshuri që t’i inkurajojmë.
BURIME INKURAJIMI
14. Ç’gjë mund të jetë burim inkurajimi?
14 Të dëgjojmë për besnikërinë e atyre që kemi ndihmuar në të kaluarën, mund të jetë vërtet një burim inkurajimi, siç ishte për apostullin Gjon, që shkroi: «Nuk kam shkak më të madh për gëzim, sesa të dëgjoj që bijtë e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.» (3 Gjon. 4) Shumë pionierë mund të dëshmojnë sa inkurajohen kur marrin vesh se disa nga ata që ndihmuan vite më parë të njihnin të vërtetën, po qëndrojnë besnikë e ndoshta po shërbejnë edhe si pionierë. Thjesht t’i kujtosh një pionieri të shkurajuar gëzimet e së kaluarës mund të jetë burim i vërtetë ngushëllimi.
15. Cila është një mënyrë si t’u japim zemër atyre që po shërbejnë me besnikëri?
15 Mjaft mbikëqyrës qarkorë kanë treguar sa shumë kanë marrë zemër ata dhe gratë e tyre qoftë edhe nga dy rreshta me fjalë mirënjohjeje për vizitën në një kongregacion. Njësoj mund të ndihen edhe pleqtë, misionarët, pionierët dhe pjesëtarët e familjes Bethel nga dy fjalë çmueshmërie për shërbimin e tyre besnik.
TË GJITHË NE MUND TË JEMI INKURAJUES
16. Çfarë duhet për të inkurajuar dikë?
16 Do të ishte gabim po të mendonim se nuk mund t’i inkurajojmë të tjerët ngaqë nuk jemi edhe aq komunikues. Nuk duhet shumë për të qenë burim inkurajimi—mund të mjaftojë thjesht një buzëqeshje e ngrohtë kur përshëndet dikë. Nëse tjetri nuk të buzëqesh, ndoshta ka ndonjë problem, dhe thjesht duke e dëgjuar me vëmendje mund ta ngushëllosh.—Jak. 1:19.
17. Çfarë ndihme mori një vëlla i ri në një periudhë të dhimbshme?
Psalmit 46, i Sofonisë 3:17 dhe i Markut 10:29, 30 ia ngushëlloi zemrën.
17 Henri, një vëlla i ri në moshë, ishte shumë i dëshpëruar kur disa të afërm të tij, përfshirë edhe të atin që kishte qenë një plak i respektuar, e lanë të vërtetën. Henrit i dha zemër një mbikëqyrës qarkor, që e mori të dilnin për një kafe dhe i dha mundësi të hapte zemrën. Henri e kuptoi se e vetmja mënyrë që ta ndihmonte familjen e tij të kthehej në të vërtetën ishte që ai vetë të ngulmonte me besnikëri. Gjithashtu, leximi i18. (a) Çfarë shkroi mbreti Solomon? (b) Çfarë sugjerimi dha apostulli Pavël?
18 Shembulli i Martës dhe i Henrit tregojnë se ne kemi mundësi t’i japim zemër një vëllai a motre që ka nevojë për ngushëllim. Mbreti Solomon shkroi: «Një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është! Shndritja e syve e gëzon zemrën; një lajm i mirë i majm kockat.» (Prov. 15:23, 30) Veç kësaj, dikush që ndihet përtokë mund të përtërihet duke i lexuar diçka nga Kulla e Rojës ose nga siti ynë. Pavli tregon se edhe këndimi i një kënge Mbretërie së bashku mund të jetë burim inkurajimi. Ai shkroi: «Vazhdoni të mësoni e të këshilloni njëri-tjetrin [t’i jepni zemër njëri-tjetrit] me psalme, lavde dhe këngë frymore me hir, dhe këndoni për Jehovain në zemrat tuaja.»—Kolos. 3:16; Vep. 16:25.
19. Pse do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të inkurajojmë njëri-tjetrin në ditët që do të vijnë, dhe ç’duhet të bëjmë?
19 Teksa shohim ‘të afrohet’ dita e Jehovait, do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të inkurajojmë njëri-tjetrin. (Hebr. 10:25) Siç u tha Pavli bashkëbesimtarëve në kohën e tij, «vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin dhe të ndërtoni njëri-tjetrin, siç edhe po bëni».—1 Sel. 5:11.
^ par. 11 Emrat janë ndryshuar.