«Martesa le të jetë e ndershme ndër të gjithë»
«Martesa le të jetë e ndershme ndër të gjithë»
«Martesa le të jetë e ndershme ndër të gjithë dhe shtrati martesor pa fëlliqësi.»—HEBRENJVE 13:4, NW.
1. Çfarë kanë mësuar shumë veta për të pasur një martesë të suksesshme?
MILIONA njerëz gëzojnë një martesë të gëzueshme, madje edhe në këtë kohë kur divorci është i zakonshëm. Kanë gjetur një formulë për të pasur sukses, pavarësisht nga ndryshimet e personalitetit dhe ambientit. Martesa të tilla ka ndërmjet Dëshmitarëve të Jehovait. Në të shumtën e rasteve, këto çifte do ta pranojnë se kanë pasur ngritjet dhe rëniet e tyre, si edhe ndonjë arsye për t’u ankuar ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë, kanë mësuar se si t’i kalojnë tallazet e vogla dhe ta mbajnë në kurs anijen e tyre të martesës. Cilët janë disa nga faktorët që i kanë ndihmuar për të shkuar përpara?—Kolosianëve 3:13.
2. (a) Cilët janë disa faktorë pozitivë që mbështesin një martesë? (b) Cilët janë disa faktorë që mund të shkatërrojnë një martesë? (Shiko kutinë, faqe 24.)
2 Komentet e disave, martesa e krishterë e të cilëve ka qenë e lumtur dhe e qëndrueshme, janë mjaft domethënëse. Një burrë i martuar prej 16 vjetësh, ka thënë: «Sa herë që lindte ndonjë problem, përpiqeshim me gjithë mend të dëgjonim pikëpamjet reciproke të njëri-tjetrit.» Kjo lartëson një nga faktorët e qëndrueshmërisë për shumë familje—komunikimin e hapur dhe të sinqertë. Një grua e martuar prej 31 vjetësh, ka thënë: «Të mbajturit për dore dhe zbavitja së bashku si dy të dashuruar, janë gjëra të cilave u kemi dhënë gjithmonë përparësi.» Dhe ky është një aspekt tjetër i komunikimit. Një çift tjetër, i martuar qysh prej 40 vjetësh, ka nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së sensit të humorit, që të dish të qeshësh vetëm dhe me njëri-tjetrin. Kanë thënë, gjithashtu, se kjo i ka ndihmuar për të parë të mirat e të metat e njëri-tjetrit, duke treguar, megjithatë, dashuri dhe besnikëri. Burri ka përmendur rëndësinë që ka pranimi i gabimeve dhe pastaj të kërkohet falje. Nëse tregohet një frymë që hap rrugë kollaj, atëherë martesa do të përkulet që të përshtatet, por nuk do të thyhet.z—Filipianëve 2:1-4; 4:5, Kingdom Interlinear.
Një mentalitet që ndryshon
3, 4. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në mënyrën e të konsideruarit të besnikërisë në martesë? Mund të japësh ndonjë shembull?
3 Në këta pak dhjetëvjeçarë të fundit, në të gjithë botën, opinionet mbi besnikërinë bashkëshortore kanë ndryshuar. Disa të martuar mendojnë se nuk ka asgjë të keqe që të kesh një lidhje—eufemizëm modern për tradhtinë bashkëshortore—veçanërisht kur partneri tjetër e di dhe e pranon.
4 Ja, ç’ka komentuar një mbikëqyrës i krishterë mbi këtë: «Praktikisht, bota ka braktisur çfarëdolloj përpjekjeje për të jetuar sipas një kodi moral. Sjellja e pastër konsiderohet si e dalë mode.» Figura politike, sportive apo të spektaklit, i shkelin hapur normat morale të Biblës dhe ende vazhdojnë të mbahen si figura të shquara. Tashmë, asnjë lloj Efesianëve 4:19, NW; Proverbat 17:15; Romakëve 1:24-28; 1. Korintasve 5:11.
shkeljeje apo mbrapshtësie morale nuk stigmatizohet më. Pastërtia dhe integriteti vlerësohen shumë rrallë në të ashtuquajturën shoqëri të lartë. Kështu, sipas parimit «nëse e bëjnë ata, mund ta bëjnë të gjithë», masat ndjekin atë shembull dhe mbyllin sytë para asaj që Perëndia e dënon. Është ashtu siç u shpreh Pavli: «Pasi kanë kaluar çdo lloj sensi moral, e kanë lëshuar vetveten në sjellje të shthurur, për të bërë me lakmi çdo lloj fëlliqësie.»—5. (a) Ç’mendon Perëndia për tradhtinë bashkëshortore? (b) Çfarë përfshin përdorimi biblik i fjalës «kurvëri»?
5 Rregullat e Perëndisë nuk kanë ndryshuar. Është mendimi tij se ata që bashkëjetojnë pa qenë të martuar, jetojnë në kurvëri. Shkelja e besnikërisë bashkëshortore është ende tradhti bashkëshortore. * Apostulli Pavël deklaroi qartë: «Çfarë! Nuk e dini që të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni. As kurvarë, as idhujtarë, as kurorëthyes, as njerëz të dhënë pas qëllimesh jonatyrale, as burra që shkojnë me burra, . . . nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.—1. Korintasve 6:9-11, NW.
6. Çfarë inkurajimi mund të gjejmë në fjalët e Pavlit tek 1. Korintasve 6:9-11?
6 Një pikë inkurajuese e këtij teksti është shprehja e Pavlit: «Pra, të tillë ishit disa, por u latë.» Po, shumë veta që në kaluarën vraponin në «detin e poshtërsive» të shthurura të botës, kanë ardhur në vete, kanë pranuar Krishtin dhe flijimin e tij dhe janë larë. Kanë zgjedhur t’i pëlqejnë Perëndisë, duke bërë një jetë morale dhe si rezultat janë të lumtur.—1. Pjetrit 4:3, 4.
7. Çfarë konflikti ekziston mbi kuptimin e «imoralitetit» dhe cila është pikëpamja e Biblës?
7 Nga ana tjetër, përcaktimi që bota moderne i bën imoralitetit është kaq i dobët, saqë nuk përputhet me mendimin e Perëndisë. Një fjalor përcakton «imorale» diçka që është «kundër moralit të përgjithshëm». Sot, «morali i përgjithshëm» që mbyll sytë para marrëdhënieve seksuale para dhe jashtëmartesore, si dhe homoseksualitetit, përkon me atë që Bibla e dënon si imoralitet. Po, nga pikëpamja biblike, imoraliteti është një thyerje e rëndë e kodit moral të Perëndisë.—Të Dalët 20:14, 17; 1. Korintasit 6:18.
Edhe kongregacioni i krishterë është i prekur
8. Si mund të ndikojë imoraliteti në pjesëtarët e kongregacionit të krishterë?
8 Sot imoraliteti është kaq i përhapur, saqë mund të ushtrojë presion edhe mbi kongregacionin e krishterë. Mund të ndikojë nëpërmjet programeve të kudondodhura degraduese televizive, videove dhe materialeve pornografike. Edhe pse prej tyre preket vetëm një pjesë e vogël e të krishterëve, duhet pranuar se shumica e rasteve të përjashtimeve nga rradhët e Dëshmitarëve të Jehovait për sjellje të papenduar që nuk i përshtatet një të krishteri, ka të bëjë me ndonjë formë të imoralitetit seksual. Ana pozitive e kësaj është se një përqindje e lartë e të përjashtuarve i pranojnë gabimet e tyre, fillojnë përsëri të jetojnë në mënyrë të pastër dhe me kohë rivendosen në kongregacion.—Krahaso Luka 15:11-32.
9. Si mund t’i manipulojë Satanai të pakujdesshmit?
9 Nuk ka dyshim se Satanai vjen rrotull si një luan uluritës, gati për të përlarë të pakujdesshmit. Makinacionet apo «mjeshtëritë» e tij, zënë në lak të krishterë të pakujdesshëm Efesianëve 2:1, 2; 6:11, 12 (shënimi, NW); 1. Pjetrit 5:8.
çdo vit. Fryma e kudondodhur e kësaj bote është egoiste, e mbushur me dëshira për kënaqësi dhe e shfrenuar. Ajo përkrah dëshirat e trupit. E refuzon idenë e vetëkontrollit.—10. Kush mund t’u ekspozohet tundimeve dhe përse?
10 Kush mund t’i ekspozohet tundimit të imoralitetit në kongregacion? Shumica e të krishterëve, qofshin ata pleq kongregacioni, mbikëqyrës udhëtues, bethelitë, pionierë që predikojnë shumë orë në muaj, prindër të zënë me rritjen e familjes, ose të rinj që u nënshtrohen presioneve të shokëve. Tundimet e trupit janë të përbashkëta për të gjithë. Tërheqja seksuale mund të lindë atëherë kur nuk e pret. Prandaj Pavli shkroi: «Kush, pra, mendon se qëndron, të ruhet të mos rrëzohet! Vështirësitë në të cilat qetë vënë, nuk ishin jashtë masës njerëzore.» Është e trishtueshme, por disa të kishterë që kishin vende me përgjegjësi, ranë para thirrjes së imoralitetit.—1. Korintasve 10:12, 13.
Të tërhequr dhe të joshur
11-13. Cilat janë disa rrethana që kanë çuar në imoralitet?
11 Cilat janë tundimet dhe rrethanat që i kanë shtyrë disa në rrugën e gabuar të tradhtisë bashkëshortore dhe kurvërisë? Ato janë të shumta dhe të ndërlikuara, mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin apo nga njëra kulturë në tjetrën. Megjithatë, ka disa rrethana të njëjta që paraqiten në shumë vende. Për shembull, dihet se disa kanë organizuar festa ku piheshin pije alkoolike pa kontroll. Të tjerë, janë tërhequr nga muzika sugjestionuese e botës dhe nga kërcime provokuese. Në disa vende të Afrikës ka njerëz të pasur—jo besimtarë—që kanë gra pa kurorë; disa gra kanë rënë para tundimit për të pranuar një lidhje të tillë, edhe pse imorale, në shkëmbim të sigurisë ekonomike. Në vende të tjera, burra të krishterë kanë lënë familjet e tyre për të siguruar jetesën nëpër miniera apo tjetërkund. Kështu, besnikëria e tyre vihet në provë në disa mënyra që nuk do të ishin paraqitur nëse do të qëndronin në shtëpi.
* Edhe pleqtë që bëjnë vizita baritore duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos qenë vetëm me një motër, kur i japin asaj këshilla. Bisedimi mund të ngarkohet emocionalisht dhe mund të krijojë një gjendje të vështirë për të dy.—Krahaso Marku 6:7; Veprat 15:40.
12 Në vendet e zhvilluara, disa kanë rënë në grackën e Satanait duke ndenjur shumë me një person të seksit tjetër dhe pa praninë e një të treti, për shembull, duke ndenjur rregullisht në intimitet në një veturë për të mësuar si ngitet.13 Rrethanat e lartpërmendura i kanë çuar disa të krishterë në uljen e vigjilencës dhe në kryerjen e veprimeve imorale. Ashtu siç ndodhi me disa nga shekulli i parë, ata e lejuan vetveten «të tërhiqej dhe të joshej nga dëshirat e veta të trupit» dhe kjo i çoi në mëkat.—Jakovit 1:14, 15; 1. Korintasve 5:1; Galatasve 5:19-21.
14. Përse egoizmi është një faktor themelor në rastet e tradhtisë bashkëshortore?
14 Një shqyrtim i kujdesshëm i përjashtimeve, zbulon se veprimet imorale kanë të përbashkët disa faktorë themelorë. Në disa raste ka ndonjë lloj egoizmi. Përse e themi këtë? Sepse në rast të ndonjë tradhtie bashkëshortore një apo më shumë veta do të dëmtohen. Dhe mund të jetë bashkëshorti i ligjshëm. Sigurisht, mund të jenë edhe fëmijët, nëse kanë, sepse po të përfundojnë me divorc, fëmijët, që kanë nevojë për sigurinë e një jete familjare të bashkuar, mund të paguajnë çmimin më të shtrenjtë. Kush bën tradhti bashkëshortore mendon në radhë të parë për kënaqësinë dhe përfitimin personal. Dhe ky është egoizëm.—Filipianëve 2:1-4.
15. Cilat janë disa shkaqe që mund të çojnë në tradhti bashkëshortore?
15 Zakonisht, tradhtia bashkëshortore nuk është një veprim i papritur dobësie. Mund të ketë pasur një keqësim gradual, të paperceptueshëm në gjirin e vetë familjes. Ndoshta komunikimi është vanitur apo kthyer në një rutinë. Mund të ketë pasur një inkurajim të varfër reciprok. Secili mund ta ketë quajtur tjetrin si diçka të zakonshme. Apo ndoshta prej kohësh bashkëshortët nuk mund të kenë plotësuar nevojat seksuale të njëri-tjetrit. Sigurisht, kur ndodh ndonjë tradhti bashkëshortore duhet të ketë pasur edhe ndonjë prishje të lidhjeve personale me Perëndinë. Jehovai nuk shihet më si një Perëndi i gjallë, të cilit nuk i shpëton asnjë mendim apo veprim yni. Ka mundësi që në mendjen e kurorëthyesit «Perëndia» të jetë kthyer thjesht Psalmi 51:3, 4; 1. Korintasve 7:3-5; Hebrenjve 4:13; 11:27.
në një fjalë, në një qenie abstrakte që nuk është pjesë e jetës së përditshme. Atëherë është më e lehtë për të mëkatuar kundër Perëndisë.—Çelësi për të rezistuar
16. Si mund t’i rezistojë një i krishterë tundimit për të qenë i pabesë?
16 Nëse një i krishterë do të ndihej i tunduar në rrugën e pabesisë, cilët faktorë duhet të mbajë parasysh? Para së gjithash, duhet të mendojë mbi domethënien e dashurisë së krishterë, të bazuar thellësisht në parimet e Biblës. Kurrë nuk duhet të lejojë që dashuria fizike apo erotike të ketë epërsi dhe ta zhysë në egoizëm, duke u shkaktuar vuajtje të tjerëve. Përkundrazi, duhet parë gjendja nga pikëpamja e Jehovait. Duhet parë në kontekstin më të gjerë të kongregacionit, duke mbajtur parasysh çnderimin që do të sillte kjo sjellje e shthurur mbi të dhe mbi emrin e Jehovait. (Psalmi 101:3) Shkatërrimin mund ta shmangim duke pasur mendjen e Krishtit mbi atë çështje dhe duke vepruar në përputhje me të. Mos harro, dashuria altruiste si ajo e Krishtit nuk dështon kurrë.—Proverbat 6:32, 33; Mateu 22:37-40; 1. Korintasve 13:5, 8.
17. Çfarë shembujsh inkurajues besnikërie kemi?
17 Çelësi për të rezistuar është fortifikimi i besimit personal dhe i shpresës për atë që na pret. Kjo do të thotë që të mbajmë të gjallë në zemër shembujt spikatës të integritetit, nga burra dhe gra të antikitetit, si dhe të vetë Jezuit. Pavli shkroi: «Kështu, pra, duke pasur një re kaq të madhe dëshmitarësh që na rrethon, le të heqim edhe ne çdo peshe dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht dhe le të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara, ndërsa shikojmë me kujdes Kryepërfaqësuesin dhe Përsosësin e besimit tonë, Jezuin. Nga gëzimi që iu vu përpara, ai duroi shtyllën e mundimeve, duke përbuzur turpin dhe është ulur në të djathtë të fronit të Perëndisë. Në fakt, shqyrtoni me kujdes atë që duroi një të folur të tillë të kundërt nga mëkatarët, në dëm të vetë interesave të tyre, me qëllim që të mos lodheni dhe të mos ju lëshojë zemra.» (Hebrenjve 12:1-3, NW) Në vend se ta mbysë anijen e martesës, një njeri i mençur do të mendojë se si të ndreqë çdo dëmtim për ta shpëtuar, duke shmangur kështu grackën e pabesisë dhe hipokrizisë.—Jobi 24:15.
18. (a) Përse fjala pabesi nuk është tepër e fortë, për të përshkruar tradhtinë bashkëshortore? (b) Cili është mendimi i Perëndisë për plotësimin e betimeve?
18 Mos, ndoshta, fjala pabesi që është një farë tradhtie, është tepër e fortë në lidhje me imoralitetin? Tradhti do të thotë shkelje e besës apo e besnikërisë. Sigurisht, betimet martesore shprehin besimin dhe premtimin për të dashur bashkëshortin dhe për t’u kujdesur për të si në të mira dhe të këqija. Përfshin diçka që shumë veta e konsiderojnë të vjetërsuar për kohët në të cilat jetojmë: fjalën e nderit, të dhënë me anë të betimit martesor. Pabesia ndaj atij besimi është një formë tradhtie ndaj bashkëshortit. Mendimi i Perëndisë mbi betimet është shprehur qartë në Bibël: «Sa herë që të bësh një betim para Perëndisë, mos ngurro ta plotësosh atë, sepse ai nuk gëzohet me të marrët. Betimin që ke bërë, plotësoje.»—Eklisiastiu 5:4.
19. Në kontrast me ç’gjë gëzohet Satanai, kur një Dëshmitar gabon?
19 S’ka dyshim. Ashtu siç ka gëzim të madh në qiell kur një mëkatar shpëton, ashtu edhe në tokë, mes hordhive të dukshme dhe të padukshme të Satanait, ka gëzim të madh kur një Dëshmitar i Jehovait nuk e mban integritetin e tij.z—Tundime të zakonshme për të gjithë
20. Si mund t’u rezistojmë tundimeve? (2. Pjetrit 2:9, 10)
20 A ka raste kur imoraliteti është i pashmangshëm? A janë kaq të fortë trupi dhe Satanai, saqë të krishterët të mos rezistojnë dot e të humbin integritetin e tyre? Pavli na jep zemër me këto fjalë: «Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që të tundoheni përtej asaj që mund të duroni, por bashkë me tundimin do të sjellë edhe rrugëdaljen, që të mund ta duroni.» Ndoshta, në botën e sotme nuk mund të shmangim plotësisht tundimet, por duke iu drejtuar Perëndisë me lutje me siguri do të mund të durojmë dhe të kapërcejmë çdo tundim.—1. Korintasve 10:13, NW.
21. Cilave pyetje do t’u përgjigjemi në studimin vijues?
21 Çfarë na ofron Perëndia për të na ndihmuar që të durojmë tundimet dhe të dalim fitimtarë? Për çfarë kemi personalisht nevojë, që të mbrojmë martesën tonë, familjen tonë dhe reputacionin e emrit të Jehovait dhe të kongregacionit? Artikulli ynë vijues do të shqyrtojë këto pyetje.
[Shënimet]
^ par. 5 Fjala «kurvëri» në kuptimin e dytë, si dhe në atë mënyrë që është përdorur tek Mateu 5:32 dhe 19:9, i referohet dukshëm një fushe të gjerë marrëdhëniesh të paligjshme seksuale jashtë martesës. Porneia [fjala greke e përdorur në ato tekste] përfshin përdorimin në mënyrë të rëndë imorale të organeve gjenitale të një njeriu të paktën (qoftë në rrugë natyrore apo të mbrapshtë); gjithashtu, duhet të jetë edhe dikush tjetër me të cilin të kryesh imoralitet: një njeri i njërit apo tjetrit seks, ose një kafshë. (Kulla e Rojës, 15 mars 1983, faq. 30, ang.) Tradhti bashkëshortore: «Marrëdhënie e vullnetshme seksuale ndërmjet një të martuari dhe një partneri që nuk është burri apo gruaja e ligjshme.»—The American Heritage Dictionary of the English Language.
^ par. 12 Natyrisht, mund të ketë raste të përshtatshme kur një vëlla mund të shoqërojë me makinë një motër dhe këto rrethana nuk duhen keqinterpretuar.
Pyetjet për përsëritje
◻ Cilët janë disa faktorë që ndihmojnë për të fortësuar lidhjet martesore?
◻ Përse duhet të ruhemi nga pikëpamja e botës mbi moralin?
◻ Cilat janë disa nga tundimet dhe rrethanat që mund të çojnë në imoralitet?
◻ Cili është çelësi kryesor për t’i rezistuar mëkatit?
◻ Si na ndihmon Perëndia në çastet e tundimit?
[Pyetjet e studimit]
[Kutia në faqen 24]
FAKTORË TË PËRBASHKËT NË MARTESAT E QËNDRUESHME
◻ Ndjekje me vendosmëri e parimeve biblike
◻ Të dy bashkëshortët kanë një lidhje të fortë me Jehovain
◻ Burri e respekton gruan, si dhe ndjenjat e mendimet e saj
◻ Komunikim i mirë i përditshëm
◻ Dëshirë për të bërë të lumtur njëri-tjetrin
◻ Një ndjenjë humori; të dish të qeshësh me veten
◻ Pranim me lehtësi i gabimeve; falje me lehtësi
◻ Mbajtje gjallë e ndjenjave romantike
◻ Unitet në rritjen dhe disiplinimin e fëmijëve
◻ Lutje e rregullt së bashku ndaj Jehovait
FAKTORË NEGATIVË QË E MINOJNË MARTESËN
◻ Egoizmi dhe kokëfortësia
◻ Mungesa e bashkëveprimit
◻ Komunikimi i dobët
◻ Mungesa e një konsultimi të mjaftueshëm mes bashkëshortëve
◻ Qeverisja e keqe e parave
◻ Ndryshime në mendimet mbi sjelljen me fëmijët natyralë apo të adoptuar
◻ Burri punon deri vonë ose e lë pas dore familjen për gjëra të tjera
◻ Moskujdesja për nevojat frymore të familjes
[Figura në faqe 25]
Duke mbajtur një martesë të ndershme, do të kemi lumturi të qëndrueshme