Të gjejmë siguri në një botë të mbushur me rreziqe
Të gjejmë siguri në një botë të mbushur me rreziqe
TË ECËSH në një fushë të minuar mund të jetë vdekjeprurëse. Por, a nuk do të ishte ndryshe po të kishim një hartë që na tregonte vendndodhjen e minave? Veç kësaj, të supozojmë se jemi stërvitur për të identifikuar llojet e ndryshme të minave. Është e qartë se një njohuri e tillë do ta zvogëlonte mjaft rrezikun e gjymtimit ose të vdekjes.
Bibla mund të krahasohet me këtë hartë, së bashku me stërvitjen për identifikimin e minave. Bibla përmban një mençuri që është e pakrahasueshme kur bëhet fjalë për të shmangur rreziqet dhe për të përballuar problemet që lindin në jetë.
Vini re këtë premtim sigurues te Proverbat (Fjalët e urta) 2:10, 11: «Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde dhe vetë njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin tënd, vetë aftësia e të menduarit do të vigjilojë mbi ty, vetë aftësia dalluese do të të mbrojë.» (BR) Mençuria dhe aftësia dalluese, që përmenden këtu, nuk janë me origjinë njerëzore, por me origjinë hyjnore. «Ai që dëgjon [mençurinë hyjnore] do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe.» (Fjalët e urta 1:33) Le të shohim se si Bibla mund të na e shtojë sigurinë dhe të na ndihmojë të shmangim shumë probleme.
Të shmangim aksidentet vdekjeprurëse
Shifrat e botuara kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se vdekshmëria vjetore globale e shkaktuar nga aksidentet me mjetet e transportit është rreth 1.171.000 veta. Rreth 40 milionë të tjerë dëmtohen dhe më shumë se 8 milionë pësojnë gjymtime afatgjata.
Ndonëse është e pamundur të kemi siguri absolute ndërsa i japim makinës, siguria personale rritet në mënyrë të konsiderueshme kur u bindemi rregullave të trafikut. Duke folur për autoritetet qeveritare, të cilat vendosin dhe kujdesen për zbatimin e rregullave të trafikut, Bibla thotë: «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta.» (Romakëve 13:1) Shoferët e makinave të cilët i përmbahen kësaj këshille, e zvogëlojnë rrezikun e një aksidenti, me pasojat e tij shpesh të rënda.
Një nxitje tjetër për t’i dhënë makinës në mënyrë të kujdesshme është respekti për jetën. Bibla thotë për Perëndinë Jehova: «Pranë teje është burimi i jetës.» (Psalmi 36:9) Pra, jeta është një dhuratë hyjnore. Për pasojë, nuk kemi të drejtë t’ia heqim askujt atë dhuratë ose të tregojmë mungesë respekti për jetën, duke përfshirë, sigurisht, edhe tonën.—Zanafilla 9:5, 6.
Natyrisht, respekti për jetën njerëzore përfshin të sigurohemi se makina dhe shtëpia jonë janë sa më të sigurta që të jetë e mundur, në mënyrë të arsyeshme. Në Izraelin e lashtë, siguria ishte një përparësi kryesore në çdo aspekt të jetës. Për shembull, Ligji i përtërirë 22:8) Nëse dikush binte nga tarraca, sepse ky ligj për sigurinë nuk ishte zbatuar, Perëndia konsideronte përgjegjës pronarin e shtëpisë. Pa dyshim, zbatimi i parimit të dashur të përfshirë në këtë ligj do t’i pakësonte shumë aksidentet në vendin e punës ose edhe në zbavitje.
kur ndërtohej një shtëpi, Ligji i Perëndisë kërkonte që tarraca e saj, një vend ku bëheshin mjaft veprimtari familjare, të kishte parapet. «Do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde në rast se dikush rrëzohet nga çatia.» (Të luftojmë dhënien pas gjërave vdekjeprurëse
Sipas OBSH-së, në botë tani ekzistojnë më shumë se një miliard duhanpirës dhe rreth katër milionë vdekje në vit mund t’i atribuohen duhanit. Kjo shifër pritet të rritet në rreth 10 milionë, për 20 deri në 30 vitet e ardhshme. Miliona duhanpirës të tjerë, si edhe përdoruesit e drogave «për t’u argëtuar» janë duke shkatërruar shëndetin e tyre dhe cilësinë e jetës ngaqë jepen pas këtyre gjërave.
Ndonëse Fjala e Perëndisë nuk e përmend në mënyrë specifike përdorimin e duhanit dhe abuzimin me drogën, parimet e saj mund të na mbrojnë nga këto praktika. Për shembull, te 2 Korintasve 7:1 këshillohet: «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës.» Nuk ka asnjë dyshim se duhani dhe drogat e ndyjnë ose e ndotin mishin me shumë substanca të dëmshme kimike. Për më tepër, Perëndia dëshiron që trupat tanë të jenë «të shenjtë», domethënë, të kulluar e të pastër. (Romakëve 12:1) A nuk jeni dakord se zbatimi i këtyre parimeve do të zvogëlojë një rrezik domethënës për jetën tonë?
Të mposhtim veset e rrezikshme
Shumë njerëz janë të dhënë pas teprimeve në të ngrënë e në të pirë. Pasojat e ngrënies së tepërt mund të përfshijnë diabetin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Abuzimi me alkoolin çon në probleme të mëtejshme, si alkoolizmi, cirroza, familje të prishura dhe aksidente rrugore. Në ekstremin tjetër, dietat që bëhen fiksim mund të jenë, gjithashtu, të dëmshme dhe mund t’u hapin rrugë disa çrregullimeve në të ngrënë që janë kërcënuese për jetën, të tilla, si anoreksia nervore.
Ndonëse Bibla nuk është një manual mjekësor, ajo jep këshilla të drejtpërdrejta lidhur me nevojën për maturi në të ngrënë e në të pirë. «Dëgjo, biri im, ji i urtë dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë. Mos rri me ata që pinë [me tepri, BR] verë as me grykësit dhe mishngrënësit [ata që hanë mish me grykësi, BR]; sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen.» (Fjalët e urta 23:19-21) Gjithsesi, Bibla thotë se ngrënia dhe pirja duhet të jenë gjëra të kënaqshme. «Çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqenie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.»—Predikuesi 3:13.
Bibla, gjithashtu, inkurajon një qëndrim të ekuilibruar ndaj ushtrimeve fizike, duke pohuar se «stërvitja e trupit është e dobishme për pak gjë». Por, shton: «Devocioni hyjnor është i dobishëm për të gjitha gjërat, pasi mban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.» (1 Timoteut 4:8) Ju mund të pyetni: ‘Si është i dobishëm edhe tani devocioni hyjnor?’ Në shumë mënyra. Përveçse i shton jetës një aspekt jetësor frymor, devocioni hyjnor ushqen cilësi të tilla dobiprurëse, si: dashuria, gëzimi, paqja dhe vetëkontrolli, e të gjitha këto i kontribuojnë një pikëpamjeje pozitive dhe shëndetit të mirë.—Galatasve 5:22, 23.
Pasojat e hidhura të imoralitetit
Sot, miliona njerëz kanë braktisur çdo lloj kufizimi moral. Epidemia e SIDA-s është një nga pasojat. Sipas OBSH-së, më shumë se 16 milionë njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë së SIDA-s dhe tani rreth 34 milionë janë të infektuar me HIV-in, virusin që shkakton SIDA-n. Shumë nga personat që vuajnë me SIDA e kanë marrë sëmundjen nëpërmjet aktivitetit të përzier seksual, nëpërmjet shiringave të infektuara të përdorura
nga narkomanët ose nëpërmjet transfuzioneve me gjak të infektuar.Pasoja të tjera të moralit të shthurur përfshijnë herpesin, gonorrenë, hepatitin B dhe C, si edhe sifilizin. Ndonëse këto terma mjekësorë nuk përdoreshin në kohët biblike, organet e prekura nga disa sëmundje të transmetuara me rrugë seksuale, të zakonshme në atë kohë, ishin të njohura. Për shembull, te Fjalët e urta 7:23 pasoja e frikshme e kurvërisë përshkruhet si ‘një shigjetë që shpon mëlçinë’. Zakonisht, sifilizi, si edhe hepatiti, sulmojnë mëlçinë. Tamam, sa e kohës dhe sa e dashur është këshilla biblike që të krishterët ‘të përmbahen nga gjaku dhe nga kurvëria’!—Veprat 15:28, 29.
Laku i dashurisë për para
Në përpjekje për t’u pasuruar shpejt e shpejt, shumë njerëz rrezikojnë tepër me paratë e tyre. Mjerisht, të marrësh përsipër këto rreziqe shpesh të çon në humbje ose në rrënim financiar. Por, shërbëtorit të Perëndisë Bibla i thotë: «[Ai] të punojë pa u lodhur, duke bërë me duart e tij atë që është punë e mirë, që të ketë diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari.» (Efesianëve 4:28) Vërtet, ai që punon pa u lodhur jo gjithmonë bëhet i pasur. Megjithatë, ka paqe mendore, respekt për veten e, ndoshta, edhe fonde që mund t’i dhurojë për një kauzë të denjë.
Bibla paralajmëron: «Ata që janë të vendosur për të qenë të pasur bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme, të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim. Sepse dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie 1 Timoteut 6:9, 10) Askush nuk mund ta mohojë se shumë veta «që janë të vendosur për të qenë të pasur» faktikisht bëhen të pasur. Por, me çfarë kostoje? A nuk është e vërtetë se shëndeti, familja, gjendja frymore e, madje, edhe cilësia e gjumit të tyre vuan nga kjo?—Predikuesi 5:12.
disa . . . janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.» (Një person i mençur e kupton se «jeta e tij nuk vjen nga gjërat që zotëron». (Luka 12:15) Në shumicën e shoqërive, paratë dhe disa zotërime janë të nevojshme. Në fakt, Bibla thotë se ‘paraja është për një mbrojtje’, por shton se «përparësia e njohurisë është se mençuria vetë i ruan gjallë pronarët e saj». (Eklisiastiu [Predikuesi] 7:12, BR) Ndryshe nga paratë, njohuria e drejtë dhe mençuria mund të na ndihmojnë në çdo rrethanë, por veçanërisht në çështjet që ndikojnë në jetën tonë.—Fjalët e urta 4:5-9.
Kur vetëm mençuria do të na mbrojë
Së shpejti, mençuria e vërtetë ‘do t’i ruajë gjallë pronarët e saj’ në një mënyrë që s’ka ndodhur kurrë. Ajo do t’i mbrojë në ‘shtrëngimin e madh’ që po afrohet me të shpejtë, kur Perëndia të shkatërrojë të ligjtë. (Mateu 24:21) Në atë kohë njerëzit do t’i hedhin paratë e tyre nëpër rrugë si «një ndyrësi», sipas Biblës. Përse? Sepse do ta kenë mësuar nga përvoja e hidhur se ari dhe argjendi nuk do t’u blejë jetën gjatë ‘ditës së zemërimit të Zotit’. (Ezekieli 7:19) Nga ana tjetër, «një shumicë e madhe», e cila me maturi ‘grumbulloi thesare në qiell’ duke i vënë interesat frymore në vend të parë në jetë, do të nxjerrë dobi nga investimi i sigurt që ka bërë dhe do të fitojë jetën e përjetshme në një tokë parajsore.—Zbulesa 7:9, 14; 21:3, 4; Mateu 6:19, 20.
Si mund ta fitojmë këtë të ardhme të sigurt? Jezui përgjigjet: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Miliona veta e kanë gjetur këtë njohuri në Fjalën e Perëndisë, në Bibël. Këta persona jo vetëm që kanë një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen, por edhe përjetojnë një masë paqeje dhe sigurie tani. Është tamam siç e shprehu psalmisti: «Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.»—Psalmi 4:8.
A mund të mendoni për ndonjë burim tjetër informacioni që mund t’ju ndihmojë të pakësoni rreziqet për shëndetin dhe për jetën tuaj në masën që e bën Bibla? Asnjë libër tjetër nuk ka autoritetin e Biblës dhe asnjë libër tjetër nuk mund t’ju ndihmojë të gjeni siguri të vërtetë në botën e sotme të mbushur me rreziqe. Përse të mos e shqyrtoni më tej atë?
[Kutia dhe figura në faqen 6]
Më shumë shëndet e siguri: Falë Biblës
Për t’u shkëputur nga realitetet e jetës, një e re me emrin Xhejn * e kishte zakon të përdorte marihuanën, duhanin, kokainën, amfetaminat, LSD-në dhe droga të tjera. Gjithashtu, pinte shumë alkool. Siç e thotë vetë Xhejni, edhe i shoqi i saj nuk ishte në gjendje më të mirë. Për ta, e ardhmja dukej e zymtë. Pastaj, Xhejni takoi Dëshmitarët e Jehovait. Filloi të ndiqte mbledhjet e krishtere, si edhe të lexonte Kullën e Rojës dhe revistën e saj shoqëruese, Zgjohuni!, të cilat ia jepte edhe të shoqit. Të dy filluan të studionin Biblën me Dëshmitarët. Dora-dorës që zhvillonin çmueshmëri për normat e larta të Jehovait, e lanë çdo abuzim me substanca të ndryshme. Rezultati? «Jeta e re që kemi nisur na ka sjellë shumë gëzim,—shkroi Xhejni disa vjet më vonë.—I jam tepër mirënjohëse Jehovait për fuqinë pastruese të Fjalës së tij dhe për jetën e lirë e të shëndetshme që kemi mundësi të bëjmë tani.»
Se sa e vlefshme është të jemi punonjës të ndershëm ilustrohet mirë nga rasti i Kurtit, puna e të cilit ishte të kujdesej për sistemet kompjuterike. Meqë nevojiteshin disa pajisje të reja, punëdhënësi i besoi Kurtit detyrën për t’i gjetur këto pajisje me çmim të leverdisshëm. Kurti gjeti një furnizues të përshtatshëm dhe ranë dakord për çmimin. Megjithatë, nëpunësi i furnizuesit bëri një gabim në shkrimin e shifrave, kështu që çmimi u ul me pothuajse 40.000 dollarë (amerikanë). Duke vënë re gabimin, Kurti njoftoi shoqërinë dhe administratori i tha se në karrierën e tij 25-vjeçare nuk kishte parë kurrë një ndershmëri të tillë. Kurti i shpjegoi se ndërgjegjja e tij ishte modeluar nga Bibla. Rezultati ishte që administratori kërkoi 300 kopje të një numri të revistës Zgjohuni! që trajtonte ndershmërinë në biznes, që t’ua jepte punonjësve të tjerë. Sa për Kurtin, ndershmëria e tij çoi në ngritje në përgjegjësi.
[Shënimi]
^ par. 30 Emrat janë ndryshuar.
[Figura në faqen 7]
«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson t’i sjellësh dobi vetes.»—ISAIA 48:17, BR