Çfarë është parajsa frymore?
Çfarë është parajsa frymore?
GUSTAVOJA u rrit në një qytet të vogël në Brazil. * Që kur ishte fëmijë, i kishin mësuar se njerëzit e mirë pas vdekjes shkojnë në qiell. Nuk dinte asgjë për qëllimin e Perëndisë sipas të cilit njerëzimi besnik një ditë do të gëzojë jetën e përsosur në një parajsë tokësore. (Zbulesa 21:3, 4) Gjithashtu, ai nuk dinte edhe diçka tjetër. Nuk e kuptonte se edhe tani, mund të ishte në një parajsë frymore.
A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë parajsë frymore? A e dini çfarë është dhe çfarë kërkohet për të qenë pjesë e saj? Të gjithë ata që duan të jenë vërtet të lumtur duhet të dinë për këtë parajsë.
Të gjejmë parajsën frymore
Të thuash që edhe sot një person mund të jetojë në një parajsë mund të duket jorealiste. Kjo botë s’është aspak parajsë. Ka shumë njerëz që përjetojnë atë që përshkroi një mbret i lashtë hebre: «Ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë.» (Predikuesi 4:1) Qindra milionë persona vuajnë nga sistemet e korruptuara politike, fetare dhe ekonomike dhe nuk kanë asnjë lehtësim e asnjë ‘ngushëllues’. Shumë të tjerë luftojnë për të paguar faturat, për të rritur fëmijët dhe bëjnë shumë gjëra të tjera që nevojiten për të vazhduar jetën. Edhe këta ka shumë të ngjarë ta mirëpritnin një ngushëllues, dikë që t’ua lehtësonte sadopak barrën. Për të gjithë këta njerëz, jeta s’është aspak parajsore.
Atëherë, ku është parajsa frymore? Fjalët greke dhe hebraike të përkthyera «parajsë» kanë që të dyja idenë e një parku ose kopshti, një vend paqësor dhe përtëritës. Bibla premton se një ditë toka do të jetë parajsë fizike, një shtëpi ngjashëm një kopshti për një racë njerëzore pa mëkat. (Psalmi 37:10, 11) Me këtë në mendje, e kuptojmë se parajsa frymore është një mjedis i këndshëm për sytë dhe qetësues për nervat, një mjedis që e lejon dikë të ketë paqe me njerëzit e tjerë dhe me Perëndinë. Siç e zbuloi Gustavoja, sot kjo parajsë ekziston dhe përfshin një numër gjithnjë në rritje njerëzish.
Në moshën 12-vjeçare, Gustavoja vendosi që të bëhej prift katolik. Me miratimin e prindërve, hyri në një seminar fetar. Atje u mor me muzikë, teatër dhe politikë, të cilat kisha i përdorte për të tërhequr të rinjtë. Ai e dinte se nga një prift pritej që t’u përkushtohej njerëzve dhe se nuk mund të martohej. Por, disa nga priftërinjtë dhe seminaristët që njihte Gustavoja ishin përfshirë në praktika imorale. Në një mjedis të tillë, shumë shpejt Gustavoja filloi të pinte me tepri. Qartë, nuk e kishte gjetur ende parajsën frymore.
Një ditë, Gustavoja lexoi një fletushkë biblike që fliste për parajsën tokësore. Kjo e bëri të mendonte për qëllimin e jetës. Ai thotë: «Fillova ta lexoja shpesh Biblën, por nuk e kuptoja. As nuk e kuptova se Perëndia kishte një emër.» E la seminarin dhe iu afrua Dëshmitarëve të Jehovait, duke kërkuar ndihmë për të kuptuar Biblën. Pas kësaj, bëri përparim të shpejtë dhe s’kaloi shumë e ia dedikoi jetën Perëndisë. Gustavoja po mësonte për parajsën frymore.
Një popull për emrin e Perëndisë
Gustavoja mësoi se emri i Perëndisë, Jehova, nuk është vetëm një gjë me interes për një student të Biblës. (Eksodi 6:3) Është pjesë jetësore e adhurimit të vërtetë. Jezui i mësoi ithtarët e tij të luten: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.» (Mateu 6:9) Duke folur për johebrenjtë që u bënë të krishterë, dishepulli Jakov tha: «Perëndia e ktheu . . . vëmendjen e tij drejt kombeve, për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij.» (Veprat 15:14) Në shekullin e parë, ‘populli për emrin e tij’ ishte kongregacioni i krishterë. A ekziston sot një popull për emrin e Perëndisë? Po, dhe Gustavoja arriti të kuptonte se ky popull përbëhet nga Dëshmitarët e Jehovait.
Dëshmitarët e Jehovait veprojnë në 235 vende e territore. Numërojnë më shumë se gjashtë milionë shërbëtorë dhe tetë milionë të tjerë të interesuar kanë ndjekur mbledhjet e tyre. Të njohur gjerësisht për shërbimin e tyre publik, ata përmbushin fjalët e Jezuit: «Ky lajm i mirë i mbretërisë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet.» (Mateu 24:14) Por, përse Gustavoja mendoi se e kishte gjetur parajsën frymore duke u shoqëruar me Dëshmitarët e Jehovait? Ai thotë: «E krahasova atë që kisha parë në botë e veçanërisht në seminar me atë që gjeta te Dëshmitarët e Jehovait. Dallimi i madh është dashuria që ekziston mes Dëshmitarëve.»
Edhe të tjerë kanë bërë komente të ngjashme për Dëshmitarët e Jehovait. Miriami, një e re braziliane, tha: «Nuk dija si të isha e lumtur, as në familjen time. Hera e parë kur e pashë dashurinë në veprim ishte te Dëshmitarët e Jehovait.» Një burrë me emrin Kristian tha: «Ndonjëherë përfshihesha në spiritizëm, por feja nuk ishte e rëndësishme për mua. Vlerësoja më shumë pozitën shoqërore që kisha dhe punën si inxhinier. Por, kur ime shoqe filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, pashë një ndryshim tek ajo. Më bëri përshtypje edhe gëzimi e zelli i grave të krishtere që e vizitonin.» Përse njerëzit thonë gjëra të tilla për Dëshmitarët e Jehovait?
Çfarë është parajsa frymore?
Një gjë që i dallon Dëshmitarët e Jehovait është çmueshmëria që kanë për njohurinë biblike. Ata besojnë se Bibla është e vërtetë dhe që është Fjala e Perëndisë. Prandaj, nuk kënaqen vetëm duke ditur gjërat bazë të fesë së tyre. Kanë një program të vazhdueshëm studimi personal dhe të leximit të Biblës. Sa më gjatë që shoqërohet një person me Dëshmitarët e Jehovait, aq më shumë mëson për Perëndinë dhe për vullnetin e Tij të zbuluar në Bibël.
Kjo njohuri i çliron Dëshmitarët e Jehovait nga gjërat që ua heqin lumturinë njerëzve, siç janë besëtytnitë dhe idetë e dëmshme. Jezui tha se «e vërteta do t’ju bëjë të lirë» dhe Dëshmitarët e Jehovait e provojnë se është kështu. (Gjoni 8:32) Fernandoja, i cili më parë kishte praktikuar spiritizmin, thotë: «Të mësoja për jetën e përhershme ishte një çlirim i jashtëzakonshëm. Isha gjithnjë me frikën se mos unë ose prindërit e mi vdisnim.» E vërteta e çliroi Fernandon nga frika që kishte për botën e frymërave dhe për të ashtuquajturën jetë e përtejme.
Në Bibël, njohuria për Perëndinë lidhet ngushtësisht me parajsën. Profeti Isaia tha: «Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.»—Isaia 11:9.
Sigurisht, njohuria në vetvete nuk mjafton për të sjellë paqen që paratha Isaia. Një person duhet të veprojë sipas asaj që mëson. Fernandoja bëri këtë koment: «Kur një person kultivon frytet e frymës, i kontribuon Galatasve 5:22, 23.
parajsës frymore.» Fernandoja po u referohej fjalëve të apostullit Pavël, i cili, cilësitë e mira që duhet të kultivojë një i krishterë i quajti ‘fryt të frymës’. I radhiti në këtë mënyrë: «Dashuria, gëzimi, paqja, shpirtgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.»—Arrini ta kuptoni përse shoqërimi me një grup individësh që përpiqen të kultivojnë këto cilësi do të ishte vërtet sikur të ishit në parajsë? Midis këtyre njerëzve do të ekzistonte parajsa frymore që paratha profeti Sofonia. Ai tha: «Nuk do të kryejnë paudhësi dhe nuk do të thonë më gënjeshtra, as do të gjendet në gojën e tyre një gjuhë gënjeshtare; sepse ata do ta kullotin kopenë e tyre, do të bien të flenë dhe askush nuk do t’i trembë.»—Sofonia 3:13.
Roli jetësor i dashurisë
Mund ta keni vënë re se i pari nga frytet e frymës që përmendi Pavli është dashuria. Kjo është një cilësi për të cilën Bibla flet shumë. Jezui tha: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.» (Gjoni 13:35) Vërtet, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të përsosur. Disa herë kanë probleme personale ndërmjet tyre, siç kishin edhe apostujt e Jezuit. Por, ata e duan vërtet njëri-tjetrin dhe luten për mbështetjen e frymës së shenjtë, ndërsa kultivojnë këtë cilësi.
Për pasojë, shoqëria e tyre është unike. Mes tyre nuk ka ndarje fisnore ose nacionalizëm përçarës. Në të vërtetë, shumë Dëshmitarë që u gjendën në mes të spastrimit etnik dhe gjenocidit racial gjatë viteve të fundit të shekullit të 20-të, e mbrojtën njëri-tjetrin edhe duke rrezikuar jetën e tyre. Ndonëse vijnë «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët», ata gëzojnë një unitet që është i vështirë të kuptohet nëse nuk e keni përjetuar.—Zbulesa 7:9.
Parajsa midis atyre që bëjnë vullnetin e Perëndisë
Në parajsën frymore nuk ka vend për lakmi, imoralitet dhe egoizëm. Të krishterëve u thuhet: «Mjaft u formuat sipas këtij sistemi, por transformohuni duke përtërirë mendjen tuaj, që të provoni për veten tuaj vullnetin e mirë, të pranueshëm e të përsosur të Perëndisë.» (Romakëve 12:2) Kur bëjmë një jetë të pastër e morale dhe bëjmë vullnetin e Perëndisë në fusha të tjera, ndihmojmë për ndërtimin e parajsës frymore dhe i kontribuojmë lumturisë sonë. Karla zbuloi se kjo është e vërtetë. Ajo thotë: «Babai më mësoi të punoja shumë për t’u bërë e pavarur nga ana financiare. Por, ndonëse studimet universitare më jepnin një ndjenjë sigurie, më mungonte uniteti familjar dhe siguria që vetëm njohuria nga Fjala e Perëndisë mund të na japë.»
Sigurisht, fakti që gëzojmë parajsën frymore nuk na i heq problemet fizike në jetë. Të krishterët prapëseprapë sëmuren. Kombi ku jetojnë ata mund të përfshihet në ndonjë luftë civile. Shumë prej tyre durojnë varfërinë. Megjithatë, pasja e një marrëdhënieje të ngushtë me Perëndinë Jehova, e cila është pjesë Psalmi 55:22; 86:16, 17) Perëndia premton se do të jetë me adhuruesit e tij edhe «në luginën e hijes së thellë». (Psalmi 23:4, BR) Siguria se Perëndia është i gatshëm të na mbështetë na ndihmon të ruajmë ‘paqen e Perëndisë, që ia tejkalon çdo mendimi’, e cila është një çelës për parajsën frymore.—Filipianëve 4:7.
kryesore e parajsës frymore, do të thotë që mund t’i drejtohemi atij për ndihmë. Në të vërtetë, ai na fton që ‘të hedhim mbi të barrën tonë’ dhe shumë veta mund të japin dëshmi për mënyrën e mrekullueshme në të cilën i ka mbështetur në situatat më të vështira. (I kontribuojmë parajsës frymore
Shumë njerëzve u pëlqen të vizitojnë një park ose kopsht. U pëlqen të ecin nëpër të ose ndoshta të ulen në një stol e të kënaqen me pamjen përreth. Në mënyrë të ngjashme, shumë vetave u pëlqen të shoqërohen me Dëshmitarët e Jehovait. Shoqëria me ta u duket freskuese, paqësore dhe rigjallëruese. Megjithatë, një kopsht i bukur ka nevojë për mirëmbajtje, nëse duam që të vazhdojë të jetë parajsor. Në mënyrë të ngjashme, parajsa frymore gjendet në këtë botë—që nuk i ngjan fare parajsës—vetëm sepse Dëshmitarët e Jehovait e kultivojnë dhe Perëndia i bekon përpjekjet e tyre. Atëherë, si mund të japim edhe ne kontributin tonë domethënës për këtë parajsë?
Së pari, duhet të shoqërohemi me një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait, të studiojmë Biblën me ta dhe të fitojmë njohurinë biblike që është baza për parajsën frymore. Karla vërejti: «Nuk ka parajsë frymore pa ushqim frymor.» Kjo përfshin leximin e Fjalës së Perëndisë rregullisht dhe meditimin për atë që lexojmë. Njohuria e fituar do të na afrojë më shumë me Perëndinë Jehova dhe do të arrijmë ta duam atë. Do të mësojmë edhe t’i flasim në lutje e të kërkojmë udhëheqjen dhe frymën e tij që të na mbështetë ndërsa bëjmë vullnetin e tij. Jezui na tha të ngulmojmë në lutje. (Luka 11:9-13) Apostulli Pavël tha: «Lutuni pa pushim.» (1 Selanikasve 5:17) Privilegji për t’i folur Perëndisë në lutje me sigurinë e plotë se ai na dëgjon është një pjesë e rëndësishme e parajsës frymore.
Ndërsa koha kalon, jeta jonë do të ndryshojë për mirë nga ajo që mësojmë dhe përfundimisht do të duam t’u flasim të tjerëve për të. Atëherë, do të jemi në gjendje t’i bindemi urdhrit të Jezuit: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.» (Mateu 5:16) Do të kemi shumë lumturi duke ndarë me të tjerët njohurinë për Perëndinë Jehova dhe për Jezu Krishtin, si edhe duke i dhënë lavdi dashurisë së madhe që kanë treguar këta për njerëzimin.
Po vjen koha kur e gjithë toka do të jetë parajsë fizike, një vend ngjashëm një kopshti, pa ndotje dhe një shtëpi e përshtatshme për njerëzimin besimplotë. Ekzistenca e parajsës frymore në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar» është dëshmi e fuqisë së Perëndisë dhe një parashijim i asaj që ai mund dhe që do të kryejë në të ardhmen.—2 Timoteut 3:1.
Edhe tani, ata që gëzojnë parajsën frymore përjetojnë një përmbushje frymore të Isaisë 49:10, ku thuhet: «Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t’i udhëheqë dhe do t’i çojë te burimet e ujit.» Zhozeja mund të japë dëshmi për vërtetësinë e kësaj. Ai ëndërronte të bëhej një muzikant i famshëm, por gjeti më shumë kënaqësi duke i shërbyer Perëndisë në kongregacionin e krishterë. Ai thotë: «Tani kam një jetë domethënëse. Ndihem i sigurt brenda vëllazërisë së krishterë dhe e njoh Jehovain si një Atë të dashur të cilit mund t’i besojmë.» Lumturia e Zhozesë dhe e miliona të tjerëve si ai përshkruhet më së miri në Psalmin 64:10, ku thuhet: «I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai.» Sa përshkrim i shkëlqyer i parajsës frymore!
[Shënimi]
^ par. 2 Individët e përmendur janë njerëz realë, por disa emra janë ndryshuar.
[Figura në faqen 10]
Ndërkohë që gëzon parajsën frymore, ndihmo për ta zgjeruar atë!