Krishterimi i vërtetë ngadhënjen!
Krishterimi i vërtetë ngadhënjen!
«Kështu, fjala e Perëndisë u rrit fuqishëm dhe ngadhënjeu.»—VEPRAT 19:20, King James Version.
1. Përshkruani rritjen e krishterimit gjatë shekullit të parë.
TË MBUSHUR me fuqi nga fryma e shenjtë, të krishterët e hershëm e shpallën fjalën e Perëndisë me një zell që nuk mund të mpakej. Një historian shkroi: «Krishterimi ishte shpërndarë me një shpejtësi të habitshme në të gjithë botën romake. Në vitin 100, ndoshta çdo provincë që gjendej në brigjet e Mesdheut kishte një komunitet të krishterë brenda saj.»
2. Si u përpoq Satanai të vepronte kundër lajmit të mirë dhe si ishte parathënë kjo?
2 Satana Djalli nuk i bënte dot të heshtnin të krishterët e hershëm. Në vend të kësaj, ai veproi kundër ndikimit të fuqishëm të lajmit të mirë me një mënyrë tjetër, me apostazinë. Jezui e kishte parathënë këtë zhvillim në shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës. (Mateu 13:24-30, 36-43) Edhe apostulli Pjetër kishte paralajmëruar se brenda kongregacionit do të dilnin mësues të rremë, që do të futnin sekte shkatërruese. (2 Pjetrit 2:1-3) Po ashtu, apostulli Pavël kishte paralajmëruar në mënyrë specifike se apostazia do të paraprinte ditën e Jehovait.—2 Selanikasve 2:1-3.
3. Çfarë ndodhi pas vdekjes së apostujve?
3 Pas vdekjes së apostujve, mësimet dhe filozofitë pagane hodhën hije mbi lajmin e mirë. Siç ishte parathënë, mësues të rremë e shtrembëruan dhe e ndotën mesazhin e pastër të së vërtetës. Dalëngadalë, krishterimi i vërtetë u eklipsua nga një falsifikim i tij, nga i ashtuquajturi krishterim. Lindi një klasë kleri që u përpoq ta mbante Biblën larg njerëzve të thjeshtë. Ndonëse numri i atyre që e quanin veten të krishterë u rrit, adhurimi i tyre nuk ishte i pastër. I ashtuquajturi krishterim u rrit nga ana gjeografike dhe u bë një institucion i fuqishëm dhe një forcë mbizotëruese në kulturën perëndimore, por nuk kishte as bekimin dhe as frymën e Perëndisë.
4. Përse plani i kurdisur nga Satanai për të penguar qëllimin e Perëndisë nuk pati sukses?
4 Megjithatë, plani i kurdisur nga Satanai për të penguar qëllimin e Jehovait ishte i dënuar të dështonte. Edhe gjatë ditëve më të errëta të apostazisë, për disa krishterimi i vërtetë ishte ende gjallë. Njerëzit që kopjuan Biblën u munduan shumë që ta bënin me saktësi këtë. Kështu, Bibla në vetvete mbeti e paprekur, edhe pse mesazhi i
saj u shtrembërua nga shumë veta që pohonin se kishin autoritet t’ua mësonin të tjerëve. Gjatë shekujve, studiues të tillë, si Jeronimi, Tindali dhe të tjerë, me trimëri e përkthyen dhe e shpërndanë Fjalën e Perëndisë. Miliona njerëz janë njohur me Biblën dhe me një formë të krishterimit, megjithëse ishte një falsifikim i tij.5. Çfarë parashikoi profeti Daniel në lidhje me ‘njohurinë e vërtetë’?
5 Së fundi, siç ishte parathënë në librin e Danielit, ‘njohuria e vërtetë u bë e bollshme’. Kjo ka ndodhur në «kohën e fundit», në kohën që po jetojmë tani. (Danieli 12:4, BR) Në mbarë botën, fryma e shenjtë i ka drejtuar ata që e duan të vërtetën te njohuria e saktë për Perëndinë e vërtetë dhe për qëllimin e tij. Edhe pasi kanë kaluar shekuj me mësime apostate, fjala e Perëndisë ngadhënjen! Sot, lajmi i mirë po shpallet kudo, duke u treguar njerëzve shpresën për një botë të re të mrekullueshme. (Psalmi 37:11) Le të shqyrtojmë tani këtë rritje në ditët moderne të fjalës së Perëndisë.
Rritja e fjalës sot
6. Çfarë të vërtetash kishin kuptuar Studentët e Biblës kur erdhi viti 1914?
6 Në fund të shekullit të 19-të, e vërteta biblike rigjallëroi një grup të vogël Studentësh të Biblës, të njohur sot si Dëshmitarët e Jehovait. Kur erdhi viti 1914, Bibla ishte tashmë e gjallë për ta. Kuptuan të vërteta të mrekullueshme në lidhje me qëllimin e Perëndisë. U prekën thellë nga dashuria që tregoi Jehovai duke dërguar Birin e tij në tokë dhe duke hapur, kështu, udhën drejt jetës së përhershme. Po ashtu, arritën të njihnin dhe të vlerësonin emrin dhe personalitetin e Perëndisë. Veç kësaj, kuptuan se «kohët e johebrenjve» tashmë kishin mbaruar, duke treguar se ishte afruar koha që qeveria e Mbretërisë së Perëndisë të sillte bekime për njerëzimin. (Luka 21:24; King James Version) Ç’lajm i mirë i lavdishëm! Këto të vërteta të fuqishme duheshin ndarë me këdo, kudo që të gjendej. Ishte në lojë jeta e njerëzve.
7. Si ka ngadhënjyer e vërteta biblike në kohët moderne?
7 Jehovai e bekoi këtë grup të vogël të krishterësh të mirosur me frymë. Sot, numri i atyre që përqafojnë krishterimin e vërtetë i ka kaluar gjashtë milionë. Fjala e Perëndisë është përhapur Mateu 24:3, 14.
edhe nga ana gjeografike, sepse Dëshmitarët e Jehovait gjenden në 235 vende. Për më tepër, e vërteta biblike ka ushtruar fuqi, duke ngadhënjyer mbi të gjitha pengesat, fetare dhe jofetare. Kjo vepër botërore e predikimit është një provë e mëtejshme e pamohueshme se Jezui është i pranishëm në pushtetin e Mbretërisë.—8. Çfarë kanë thënë disa për rritjen e Dëshmitarëve të Jehovait?
8 Siç komentuan historianët për rritjen mahnitëse të krishterimit në shekullin e parë, po ashtu shumë studiues kanë komentuar për rritjen e popullit të Jehovait në kohët moderne. Në Shtetet e Bashkuara, dy studiues shkruan së bashku: «Gjatë 75 viteve të kaluara, Dëshmitarët e Jehovait kanë ruajtur një shpejtësi të jashtëzakonshme rritjeje . . . dhe e kanë bërë këtë në shkallë botërore.» Një gazetë e Afrikës Lindore flet për Dëshmitarët si «një nga fetë më të respektuara e me rritje më të shpejtë në botë, e njohur në shkallë ndërkombëtare për besnikëri të plotë ndaj mësimeve biblike». Edhe një gazetë konservatore katolike, e botuar në Evropë, përmend «rritjen e jashtëzakonshme të Dëshmitarëve të Jehovait». Çfarë ka kontribuar në këtë rritje?
Fryma e shenjtë në veprim sot
9. (a) Cila është një arsye kryesore që fjala e Perëndisë ngadhënjen sot? (b) Si i tërheq Jehovai njerëzit drejt vetes?
9 Një arsye kryesore që fjala e Perëndisë ngadhënjen sot është se fryma e Jehovait vepron fuqimisht, pikërisht siç vepronte në shekullin e parë. Jezui tha: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi nuk e tërheq.» (Gjoni 6:44) Këto fjalë sugjerojnë se Perëndia me butësi i tërheq ata që janë të prirur siç duhet, duke i bërë thirrje zemrës së tyre. Me anë të veprës së predikimit të Dëshmitarëve të tij, Jehovai po tërheq për shërbimin e tij «gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve»—njerëzit e butë, ngjashëm deleve, që gjenden në tokë.—Hageu 2:6, 7, BR.
10. Cilët lloj njerëzish i janë përgjigjur fjalës së Perëndisë?
10 Fryma e shenjtë jo vetëm e ka fuqizuar popullin e Perëndisë që ta çojë fjalën e Perëndisë deri në skajin më të largët të tokës, por edhe ka shtyrë njerëz të çdo lloji t’i përgjigjen lajmit të Zbulesa 5:9; 7:9, 10) Mes tyre ka njerëz të pasur e të varfër, shumë të arsimuar dhe analfabetë. Disa e kanë pranuar fjalën nën kushte lufte dhe përndjekjeje të ashpër, kurse të tjerët e kanë bërë këtë gjatë një kohe me paqe dhe begati. Nën çdo lloj qeverie, në çdo kulturë, që nga kampet e përqendrimit e deri te pallatet, burra dhe gra i janë përgjigjur në mënyrë të favorshme lajmit të mirë.
mirë. Vërtet, ata që kanë përqafuar fjalën e Perëndisë kanë ardhur nga «çdo fis, gjuhë, popull dhe komb». (11. Si vepron fryma e shenjtë në jetën e popullit të Perëndisë dhe cili dallim është i dukshëm?
11 Me gjithë shumëllojshmërinë mahnitëse që gjendet mes pjesëtarëve të popullit të Perëndisë, ata banojnë në unitet me njëri-tjetrin. (Psalmi 133:1-3) Kjo është një dëshmi e mëtejshme se fryma e shenjtë është në veprim në jetën e atyre që i shërbejnë Perëndisë. Fryma e tij është një forcë e fuqishme për mirë, e cila u jep mundësi shërbëtorëve të tij të shfaqin dashuri, gëzim, paqe, mirëdashje dhe cilësi të tjera që të bëjnë për vete. (Galatasve 5:22, 23) Sot e dallojmë qartë atë që paratha profeti Malakia shumë kohë më parë: «Do të shikoni . . . ndryshimin ndërmjet të drejtit dhe të pabesit, ndërmjet atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben atij.»—Malakia 3:18.
Fjala e Perëndisë ngadhënjen te punëtorët e zellshëm
12. Si ndihen Dëshmitarët e Jehovait për veprën e ungjillëzimit dhe si presin ata që t’i përgjigjen njerëzit veprës së tyre të predikimit?
12 Dëshmitarët e Jehovait sot nuk janë nga ata persona që shkojnë në mënyrë pasive në kishë. Ata marrin pjesë në mënyrë të gjallë në veprën ungjillëzuese. Njësoj si të krishterët e hershëm, ata e paraqitin veten me gatishmëri për të bërë vullnetin e Perëndisë, duke u përpjekur që t’i ndihmojnë të tjerët të mësojnë për premtimet e Mbretërisë së Jehovait. Ata janë bashkëpunëtorë të Perëndisë, të cilët, në harmoni me frymën e tij të shenjtë, mbledhin të tjerë për shërbimin e Jehovait. Duke bërë këtë, pasqyrojnë mëshirën dhe dashurinë e Jehovait ndaj njerëzimit jobesimtar. Këtë e bëjnë me gjithë mungesën e interesit, talljen dhe përndjekjen që hasin. Jezui i përgatiti ithtarët e tij se jo të gjithë do t’i përgjigjeshin njësoj lajmit të mirë. Ai tha: «Skllavi nuk Gjoni 15:20.
është më i madh se Zotëria i tij. Nëse më kanë persekutuar mua, do t’ju persekutojnë edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.»—13. Cilat veçori, që i mungojnë të ashtuquajturit krishterim, gjenden me bollëk te Dëshmitarët e Jehovait?
13 Nuk mund të mos na bëjë përshtypje ngjashmëria ndërmjet Dëshmitarëve të Jehovait sot dhe atyre që përqafuan krishterimin e vërtetë në shekullin e parë. Po aq i dallueshëm është edhe kontrasti ndërmjet Dëshmitarëve të Jehovait dhe të ashtuquajturit krishterim sot. Pasi shkruan për zellin ungjillëzues të të krishterëve të hershëm, një studiues ankohet: «Vështirë se do të bëjmë shumë përparim, nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim në jetën e kishës bashkëkohore, në mënyrë që përsëri detyra e ungjillëzimit të shihet si e detyrueshme për çdo të krishterë të pagëzuar dhe të mbështetet nga një nivel jetese që të tejkalojë më të mirën që mund të paraqesë jetesa pa besim.» Ato veçori që i mungojnë të ashtuquajturit krishterim, janë me bollëk te Dëshmitarët e Jehovait. Besimi i tyre është një besim i gjallë, një besim i çiltër dhe një besim që bazohet në të vërtetën biblike, të cilën ata ndihen të shtyrë t’ua tregojnë të gjithë atyre që i dëgjojnë.—1 Timoteut 2:3, 4.
14. Si e shihte Jezui shërbimin e tij dhe cilin qëndrim shfaqin dishepujt e tij sot?
14 Jezui e mori shumë seriozisht shërbimin e tij, duke e bërë interesimin kryesor. Ai i tha Pilatit: «Për këtë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.» (Gjoni 18:37) Populli i Perëndisë ndihet njësoj siç ndihej Jezui. Duke e pasur të vërtetën biblike në zemër, ata përpiqen të gjejnë mënyra për t’ua dhënë atë sa më shumë njerëzve. Disa nga këto mënyra pasqyrojnë një shkathtësi të jashtëzakonshme.
15. Si kanë treguar shkathtësi disa për ta predikuar lajmin e mirë?
15 Në një vend të Amerikës së Jugut, për t’u dhënë njerëzve të vërtetën Dëshmitarët udhëtonin nëpër një lumë furnizues të lumit Amazona. Por, kur shpërtheu lufta civile në vitin 1995, lundrimi i civilëve nëpër atë lumë u ndalua. Të vendosur që të vazhdonin t’u jepnin të interesuarve botimet biblike, Dëshmitarët vendosën ta çonin mesazhin nëpërmjet ujit, në drejtimin e rrymës. Shkruanin letra dhe, së bashku me revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! i vendosnin nëpër shishe plastike bosh. Pastaj i hidhnin shishet në lumë. Kjo vazhdoi për katër vjet e gjysmë, derisa u lejua përsëri lundrimi për civilët. Gjatë gjithë bregut të lumit, njerëzit i falënderonin Dëshmitarët për literaturën. Një zonjë që kishte qenë studente e Biblës, i përqafoi Dëshmitarët me lot në sy dhe u tha: «Mendova se nuk do t’ju shihja më kurrë. Por, kur fillova ta marr literaturën nëpër shishe, e kuptova se nuk më kishit harruar.» Të tjerë që jetonin gjatë bregut të lumit thanë se i kishin lexuar vazhdimisht revistat. Shumë vendbanime kishin një «zyrë poste», domethënë, një pikë të lumit ku bashkoheshin dy rryma të kundërta dhe ku objektet që pluskonin mblidheshin përkohësisht. Aty të interesuarit kërkonin vazhdimisht për ndonjë «letër» që u vinte nga pjesa e sipërme e lumit.
16. Si e hap rrugën disa herë për të bërë dishepuj fakti që e vëmë veten në dispozicion?
16 Predikimi i lajmit të mirë drejtohet dhe mbështetet nga Perëndia Jehova dhe nga engjëjt e tij të fuqishëm. (Zbulesa 14:6) Disa herë, vetëm duke e vënë veten në dispozicion, lindin mundësi të papritura për të bërë dishepuj. Në Najrobi, Kenia, dy të krishtere në shërbimin në fushë sapo kishin mbaruar së predikuari në shtëpitë që u ishin caktuar. Papritur, një grua e re iu afrua dhe me gëzim u tha: «Jam lutur që të takoja dikë si ju.» Ajo iu lut Dëshmitareve të shkonin menjëherë në shtëpinë e saj për një bisedë dhe po atë ditë, me të u fillua një studim biblik. Përse gruaja u ishte afruar dy të krishtereve me kaq ngut? Rreth dy javë më parë, i kishte vdekur vajza e saj foshnjë. Prandaj, kur pa një të ri që kishte në dorë fletushkën «Çfarë shprese ka për të vdekurit?», ajo donte me çdo kusht ta kishte dhe ia kërkoi djalit. Ai nuk pranoi, por i tregoi Dëshmitaret që i kishin dhënë fletushkën. Shpejt, gruaja filloi të bënte përparim të shkëlqyer frymor dhe arrinte të përballonte më mirë humbjen e dhembshme të fëmijës së saj.
Dashuria e Perëndisë duhet të ngadhënjejë
17-19. Çfarë dashurie i ka treguar Jehovai njerëzimit me anë të shpërblesës?
17 Rritja e fjalës së Perëndisë në të gjithë tokën lidhet ngushtë me flijimin shpërblyes të Krishtit Jezu. Ashtu si shpërblesa, edhe vepra e predikimit është shprehje e dashurisë së Jehovait për njerëzit kudo që janë. Apostulli Gjon u frymëzua të shkruante: «Perëndia e deshi botën [njerëzimin] aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që ushtron besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:16.
18 Mendoni për dashurinë që tregoi Jehovai duke siguruar shpërblesën. Për shekuj të pallogaritshëm, Perëndia kishte gëzuar një marrëdhënie të ngushtë me Birin e tij të vetëmlindur e të dashur, i cili ishte «fillimi i krijimit të Perëndisë». (Zbulesa 3:14) Jezui e do thellësisht Atin e tij dhe Jehovai e ka dashur Birin e tij që «para themelimit të botës». (Gjoni 14:31; 17:24) Jehovai e lejoi këtë Bir të dashur të përballonte vdekjen, në mënyrë që njerëzit të merrnin jetën e përhershme. Sa shprehje e shkëlqyer e dashurisë për njerëzimin!
19 Te Gjoni 3:17 thuhet: «Perëndia nuk e dërgoi Birin e tij në botë që ta gjykojë botën, por që nëpërmjet tij bota të shpëtojë.» Pra, Jehovai e dërgoi Birin e tij me një mision të dashur shpëtimi, jo një mision gjykimi a dënimi. Kjo është në harmoni me fjalët e Pjetrit: «[Jehovai] nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë në pendim.»—2 Pjetrit 3:9.
20. Si lidhet shpëtimi me predikimin e lajmit të mirë?
20 Pasi siguroi bazën ligjore për shpëtim, me një kosto të madhe nga ana e tij, Jehovai dëshiron që sa më shumë njerëz që të jetë e mundur të përfitojnë prej saj. Apostulli Pavël shkroi: «‘Kushdo që e thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.’ Mirëpo, si do ta thërrasin atë, në të cilin nuk kanë treguar besim? Nga ana tjetër, si do të tregojnë besim në atë, për të cilin nuk kanë dëgjuar? Po ashtu, si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon?»—Romakëve 10:13, 14.
21. Si duhet të ndihemi lidhur me mundësinë për të marrë pjesë në veprën e predikimit?
21 Sa privilegj i mrekullueshëm është të marrim pjesë në këtë vepër botërore të predikimit dhe të mësimdhënies! Nuk është një vepër e lehtë, por, megjithatë, sa gëzohet Jehovai kur vëren popullin e tij që me besnikëri jeton sipas së vërtetës dhe e ndan lajmin e mirë me të tjerët! Prandaj, cilatdo qofshin rrethanat tuaja, lejoni që fryma e Perëndisë dhe dashuria që keni në zemër t’ju nxitë për të marrë pjesë në këtë vepër. Mos harroni se ajo që shohim të kryhet në mbarë botën jep dëshmi bindëse se Perëndia Jehova së shpejti do ta përmbushë premtimin e tij për të sjellë «qiej të rinj e një tokë të re», në të cilët «ka për të banuar drejtësia».—2 Pjetrit 3:13.
A ju kujtohet?
• Përse apostazia nuk mund t’i bënte të heshtnin predikuesit e lajmit të mirë?
• Si ka ngadhënjyer fjala e Perëndisë në ditët tona?
• Në ç’mënyrë është në veprim fryma e Perëndisë sot?
• Si lidhet shpërblesa me predikimin e lajmit të mirë?
[Pyetjet]
[Diagrami dhe figura në faqen 16]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Rritja e numrit të lajmëtarëve të Mbretërisë në shekullin e 20-të
Mesatarja e lajmëtarëve (në milionë)
6,0
5,5
5,0
4,5
4,0
3,5
3,0
2,5
2,0
1,5
1,0
0,5
1900 1910 1920 1930 1940 1950 1960 1970 1980 1990 2000
[Figurat në faqen 15]
JERONIMI
TINDALI
GUTENBERGU
HUSI
[Burimi]
Gutenbergu dhe Husi: Nga libri The Story of Liberty, 1878
[Figura në faqen 15]
Studentë të Biblës duke shpallur lajmin e mirë në vitet 20
[Figurat në faqet 16, 17]
Përreth botës, njerëzit po i përgjigjen lajmit të mirë
[Figura në faqen 18]
Ashtu si flijimi shpërblyes i Jezu Krishtit, vepra e predikimit lartëson dashurinë e Perëndisë