Si t’i përballojmë ndjenjat negative?
Si t’i përballojmë ndjenjat negative?
● Asafi u ankua: «Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time. Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.»—Psalmi 73:13, 14.
● Baruku rënkoi: «Mjerë unë, sepse Zoti i shton hidhërimin dhembjes sime; unë jam lodhur së rënkuari dhe nuk gjej prehje.»—Jeremia 45:3.
● Naomi vajtoi: «I Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim. Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë. Pse të më quani Naomi, kur Zoti ka dëshmuar kundër meje dhe i Plotfuqishmi më ka bërë fatkeqe?»—Rutha 1:20, 21.
BIBLA përmban shembuj të shumtë të adhuruesve besimplotë të Jehovait, të cilët, në disa raste, i pushtuan ndjenja shkurajimi. E vërteta është se, si njerëz të papërsosur, të gjithë përjetojmë hera-herës ndjenja të tilla. Disa nga ne mund të jenë më të prirur se të tjerët për t’u shkurajuar—ndoshta edhe me njëfarë vetëmëshirimi—ngaqë kanë pasur përvoja tragjike në jetë.
Por, po të mos kontrollohen, këto ndjenja mund të na i shkatërrojnë marrëdhëniet me të tjerët dhe me Perëndinë Jehova. Një e krishterë, e cila është e prirur ndaj vetëmëshirimit, pranon: «Nuk kam pranuar shumë ftesa për në veprimtari shoqërore, sepse mendoja që nuk isha një shoqëri e denjë për ata të kongregacionit.» Sa pasoja shkatërruese mund të kenë këto ndjenja në jetën e një personi! Çfarë mund të bëjmë për të kundërvepruar ndaj tyre?
T’i afrohemi Jehovait
Në Psalmin 73, Asafi shkroi me zemër të hapur për mëdyshjet që kishte. Duke e krahasuar gjendjen e tij me jetën e begatë të të ligjve, ai u bë ziliqar. Vuri re se të paperëndishmit ishin fodullë e të dhunshëm e, megjithatë, dukej se shpëtonin pa u lagur nga kjo. Atëherë, Asafi shprehu dyshime për vlerën që ka ndjekja e një drejtimi të ndershëm në jetë.—Psalmi 73:3-9, 13, 14.
A ju ka ndodhur edhe juve, si Asafi, të vëreni suksesin në dukje të të ligjve, të cilët mburren me keqbërjen e tyre? Si i mposhti Asafi ndjenjat negative? Ai vazhdon: «Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m’u duk shumë e vështirë. Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.» (Psalmi 73:16, 17) Asafi ndërmori hapa pozitivë, duke u drejtuar te Jehovai me lutje. Për ta shprehur me fjalët që përdori më vonë apostulli Pavël, Asafi e ndrydhi ‘njeriun fizik’, duke zgjuar ‘njeriun frymor’ që gjendej brenda tij. Me një pamje frymore të përtërirë, ai e kuptoi se Jehovai e urrente ligësinë dhe se në kohën e duhur të ligjtë do të ndëshkoheshin.—1 Korintasve 2:14, 15.
Sa jetësore është ta lejojmë Biblën që të na ndihmojë të përqendrohemi në realitetin e jetës! Jehovai na kujton se e shikon atë që Galatasve 6:7-9) Jehovai do t’i vërë të ligjtë «në vende të rrëshqitshme», do t’i bëjë «të bien në shkatërrim». (Psalmi 73:18) Në fund, drejtësia hyjnore do të ngadhënjejë gjithnjë.
bëjnë njerëzit e ligj. Bibla mëson: «Mos u mashtroni: Perëndia nuk vihet në lojë. Sepse çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë . . . Pra, le të mos lodhemi duke bërë atë që është e shkëlqyer.» (Një program i vazhdueshëm i ushqimit frymor në tryezën e Jehovait dhe shoqërimi i shëndetshëm me popullin e Perëndisë do të na ndihmojë ta forcojmë besimin dhe të mposhtim shkurajimin ose ndjenja të tjera negative. (Hebrenjve 10:25) Ashtu si Asafi, duke qëndruar afër Perëndisë mund të përjetojmë mbështetjen e dashur të tij. Asafi vazhdon: «Unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë. Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.» (Psalmi 73:23, 24) Një e krishterë, ndaj së cilës u ushtrua dhunë kur ishte fëmijë, mësoi se sa të mençura janë këto fjalë. «Qëndrimi në shoqëri të ngushtë me kongregacionin,—thotë ajo,—më tregoi një anë tjetër të jetës. E pashë shumë qartë se pleqtë e krishterë ishin të dashur, se nuk ishin policë, por barinj.» Po, pleqtë e dhembshur të krishterë luajnë një rol jetësor për të larguar ndjenjat e dëmshme.—Isaia 32:1, 2; 1 Selanikasve 2:7, 8.
Të pranojmë këshillat e Jehovait
Baruku, sekretari i profetit Jeremia, psherëtinte për shkak të stresit emocional që i sillte caktimi i tij. Sidoqoftë, me dashamirësi Jehovai e ndihmoi Barukun të përqendronte vëmendjen te realiteti. «Ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko sepse, ja, unë do të sjell fatkeqësi mbi çdo mish,—thotë Zoti,—por ty do të të jap jetën tënde si pre në tërë vendet ku do të shkosh.»—Jeremia 45:2-5.
Me një gjuhë të qartë, Jehovai shpjegoi se burimi i zhgënjimit të Barukut ishin gjërat egoiste që kërkonte. Baruku nuk gjente dot kënaqësi në caktimin që i kishte dhënë Perëndia, pasi në të njëjtën kohë kërkonte gjëra të mëdha për vete. Edhe ju mund të kuptoni se një hap vërtet pozitiv drejt kapërcimit të shkurajimit është të shmangni shpërqendrimet dhe të përqafoni paqen mendore që vjen nga kënaqësia hyjnore.—Filipianëve 4:6, 7.
Vejusha Naomi nuk la që dëshpërimi ta mbyllte në vetvete, atje në Moab, kur i vdiqën burri dhe dy bijtë. Ka prova, megjithatë, që për një farë kohe ajo pati ndjenja të hidhura për veten e saj dhe për dy nuset e djemve të saj. Duke i dërguar ato nëpër shtëpitë e tyre, Naomi tha: «Kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat, sepse dora e Zotit është shtrirë kundër meje.» Përsëri, kur arriti në Bethlehem, ajo këmbënguli: Rutha 1:13, 20.
«Mos më quani Naomi [«Kënaqësia ime»]; thirrmëni Mara [«E hidhur»], sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim.»—Prapëseprapë, Naomi nuk u veçua duke u mbyllur në zinë e saj, larg Jehovait dhe popullit të tij. Kur ishte në Moab, ajo kishte dëgjuar se «Zoti e kishte vizituar popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë». (Rutha 1:6) E kuptoi se vendi më i mirë për të ishte mes popullit të Jehovait. Prandaj, së bashku me Ruthën, një nga nuset e djemve, Naomi u kthye në Judë dhe me mjeshtëri e udhëzoi Ruthën se si duhej të vepronte ndaj kushëririt të tyre, Boazit, shpenguesit të saj.
Në mënyrë të ngjashme sot, besnikët që kanë humbur bashkëshortët e tyre po e përballojnë me sukses stresin emocional, duke u mbajtur të zënë me punë brenda kongregacionit të krishterë. Ashtu si Naomi, ata vazhdojnë t’u kushtohen me zell gjërave frymore, duke e lexuar përditë Fjalën e Perëndisë.
Dobi nga zbatimi i mençurisë hyjnore
Këto tregime biblike na ndihmojnë të gjykojmë se si mund t’i përballojmë pasojat e ndjenjave negative. Asafi kërkoi ndihmë në shenjtëroren e Jehovait dhe e priti me durim Jehovain. Baruku u përgjigj ndaj këshillës dhe shmangu shpërqendrimet materialiste. Naomi vazhdoi të vepronte gjallërisht mes popullit të Jehovait, duke e përgatitur të renë Ruthë për privilegjet që do të kishte në adhurimin e Perëndisë së vërtetë.—1 Korintasve 4:7; Galatasve 5:26; 6:4.
Shkurajimin dhe ndjenjat e tjera negative mund t’i mposhtim duke u ndalur për të menduar për fitoret hyjnore që i ka dhënë Jehovai popullit të tij: edhe individëve, edhe popullit si një i tërë. Për këtë qëllim, të meditojmë për veprimin më të lartë të dashurisë që bëri Jehovai, duke siguruar shpërblesën për ne. Ta vlerësojmë dashurinë e çiltër të vëllazërisë së krishterë. Ta përqendrojmë jetën në botën e re të Perëndisë, e cila është tamam para nesh. U përgjigjshim edhe ne si Asafi: «Sa për mua, e mira është t’i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.»—Psalmi 73:28.