Gëzoni në njohurinë e Jehovait!
Gëzoni në njohurinë e Jehovait!
«Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë!»—LUKA 11:28.
1. Kur filloi të komunikonte Jehovai me njerëzit?
JEHOVAI i do njerëzit dhe interesohet shumë për mirëqenien e tyre. Prandaj, nuk është për t’u habitur që komunikon me ta. Ky komunikim filloi në kopshtin e Edenit. Sipas Zanafillës 3:8, në një rast, «në flladin e ditës», Adami dhe Eva «dëgjuan zërin e Zotit Perëndi». Disa hedhin mendimin se kjo nënkupton që Jehovai e kishte zakon të komunikonte me Adamin në këtë kohë, ndoshta çdo ditë. Sido që të jetë, Bibla e bën të qartë se Perëndia kishte gjetur kohë jo vetëm për t’i dhënë udhëzime njeriut të parë, por edhe për t’i mësuar atë që duhej të dinte për të përmbushur përgjegjësitë e tij.—Zanafilla 1:28-30.
2. Si e shkëputi veten çifti i parë nga udhëheqja e Jehovait dhe me çfarë pasojash?
2 Jehovai i dha Adamit dhe Evës jetën, si edhe autoritetin mbi kafshët dhe mbi të gjithë tokën. Kishte vetëm një ndalim: nuk duhej të hanin nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes. Të ndikuar nga Satanai, Adami dhe Eva nuk iu bindën urdhrit të Perëndisë. (Zanafilla 2:16, 17; 3:1-6) Zgjodhën të vepronin në mënyrë të pavarur, duke vendosur vetë se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar. Duke bërë kështu, në mënyrë të pamend e shkëputën veten nga udhëheqja e Krijuesit të tyre të dashur. Pasojat ishin shkatërrimtare për ta dhe për fëmijët që ende nuk u kishin lindur. Adami dhe Eva u plakën dhe në fund vdiqën, pa asnjë shpresë për ringjallje. Pasardhësit e tyre trashëguan mëkatin dhe pasojën e tij, vdekjen.—Romakëve 5:12.
3. Përse Jehovai komunikoi me Kainin dhe si u përgjigj Kaini?
3 Me gjithë rebelimin në Eden, Jehovai vazhdoi të komunikonte me krijimin e tij njerëzor. Kaini, biri i parëlindur i Adamit dhe i Evës, rrezikonte të mposhtej prej mëkatit. Jehovai e paralajmëroi se po e fuste veten në telashe dhe e këshilloi ‘të kthehej për të bërë të mirën’. Kaini e hodhi poshtë këtë këshillë të dashur dhe e vrau vëllanë e vet. (Zanafilla 4:3-8, BR) Kështu, që të tre njerëzit e parë që jetuan në tokë hodhën poshtë drejtimin e qartë që u siguroi ai që u dha jetën, Perëndia që i jep udhëzime popullit të tij me qëllim që t’i sjellin dobi vetes. (Isaia 48:17) Sa zhgënjyese duhet të ketë qenë kjo për Jehovain!
Jehovai u zbulon veten burrave të lashtësisë
4. Për sa u përket pasardhësve të Adamit, për çfarë ishte i sigurt Jehovai dhe cilin mesazh shprese dha ai për këta pasardhës, duke pasur në mendje këtë gjë?
4 Megjithëse kishte çdo të drejtë për ta ndërprerë komunikimin me njerëzit, Jehovai nuk e bëri këtë. Ai ishte i sigurt se disa nga pasardhësit e Adamit me mençuri do t’ia vinin veshin drejtimit të Tij. Kur shpalli gjykimin mbi Adamin dhe Evën, për shembull, Jehovai paratha ardhjen e një ‘fare’ që do të kundërshtonte Gjarprin, Satana Djallin. Me kalimin e kohës, Satanait do t’i shtypej koka në mënyrë vdekjeprurëse. (Zanafilla 3:15) Kjo profeci ishte një mesazh i gëzueshëm shprese për «ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë».—Luka 11:28.
5, 6. Në cilat mënyra komunikoi Jehovai me popullin e tij para shekullit të parë të e.s. dhe si i solli dobi kjo gjë atij populli?
5 Jehovai ua komunikoi vullnetin e tij patriarkëve besnikë të lashtësisë, siç ishin Noeja, Abrahami, Isaku, Jakobi dhe Jobi. (Zanafilla 6:13; Eksodi [Dalja] 33:1; Jobi 38:1-3) Më vonë, nëpërmjet Moisiut, paraqiti një sistem të plotë ligjesh për kombin e Izraelit. Ligji i Moisiut u solli dobi atyre në shumë mënyra. Duke iu përmbajtur këtij ligji, Izraeli u veçua nga të gjitha kombet e tjera si populli i veçantë i Perëndisë. Perëndia i siguroi izraelitët se po t’i bindeshin Ligjit, ai do t’i bekonte jo vetëm materialisht, por edhe frymësisht, duke i bërë një mbretëri priftërinjsh, një komb të shenjtë. Ligji, madje, siguronte rregulla ushqimore dhe higjienike që ndihmonin për të pasur shëndet të mirë. Megjithatë, Jehovai i paralajmëroi edhe për pasojat tragjike që do të vinin nga mosbindja.—Eksodi 19:5, 6; Ligji i përtërirë 28:1-68.
6 Me kalimin e kohës, listës së librave të Biblës iu shtuan libra të tjerë të frymëzuar. Tregimet historike flitnin për marrëdhëniet e Jehovait me kombe e popuj të ndryshëm. Librat poetikë përshkruanin bukur cilësitë e tij. Librat profetikë parathoshin se si do të plotësohej në të ardhmen vullneti i Jehovait. Burrat besnikë të lashtësisë i studionin me kujdes këto shkrime të frymëzuara dhe i zbatonin ato. Njëri prej tyre shkroi: «Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.» (Psalmi 119:105) Atyre që ishin të gatshëm të dëgjonin, Jehovai u siguroi arsimim dhe ndriçim.
Drita bëhet më e shndritshme
7. Ndonëse Jezui kreu mrekulli, për çfarë njihej ai kryesisht dhe përse?
7 Në shekullin e parë, grupet fetare judaike i kishin shtuar Ligjit tradita njerëzore. Ligji zbatohej në mënyrë të gabuar dhe, në vend që të ishte burim ndriçimi, u bë një barrë për shkak të atyre traditave. (Mateu 23:2-4) Megjithatë, në vitin 29 të e.s., Jezui u shfaq si Mesia. Misioni i tij nuk ishte vetëm që të jepte jetën për njerëzimin, por edhe ‘të jepte dëshmi për të vërtetën’. Ndonëse kreu mrekulli, kryesisht ai njihej si «Mësuesi». Mësimi i tij ishte si një dritë që rrezatonte në errësirën frymore e cila kishte mbuluar mendjet e njerëzve. Vetë Jezui me të drejtë tha: «Unë jam drita e botës.»—Gjoni 8:12; 11:28; 18:37.
8. Cilët libra të frymëzuar u shkruan në shekullin e parë të e.s. dhe si u sollën dobi këta libra të krishterëve të hershëm?
8 Më vonë u shtuan Ungjijtë, katër tregime të shkruara për jetën e Jezuit, si edhe libri i Veprave, një histori e përhapjes së krishterimit Efesianëve 3:14-18) Mund të kishin «mendjen e Krishtit». (1 Korintasve 2:16) Gjithsesi, ata të krishterë të hershëm nuk e kuptonin plotësisht çdo veçori të qëllimeve të Jehovait. Apostulli Pavël u shkroi bashkëbesimtarëve: «Tani për tani, ne shohim me konture të mjegullta me anë të një pasqyre të metaltë.» (1 Korintasve 13:12) Një pasqyrë e tillë pasqyronte konturet, por jo të gjitha hollësitë. Kuptueshmëria më e plotë për Fjalën e Perëndisë duhej ende të vinte.
pas vdekjes së Jezuit. Gjithashtu, u shtuan letrat e frymëzuara që shkruan dishepujt e Jezuit, si edhe libri profetik i Zbulesës. Këto shkrime, së bashku me Shkrimet Hebraike, përfunduan listën e librave të Biblës. Me ndihmën e kësaj biblioteke të frymëzuar, të krishterët mund ‘të rroknin me mendje bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia’ e së vërtetës. (9. Cili ndriçim ka ndodhur gjatë ‘ditëve të fundit’?
9 Sot, jetojmë në një epokë që është quajtur «ditët e fundit», një epokë që karakterizohet nga «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Profeti Daniel paratha se gjatë kësaj kohe ‘njohuria e vërtetë do të bëhej e bollshme’. (Danieli 12:4, BR) Kështu, Jehovai, Komunikuesi i Madh, i ka ndihmuar njerëzit me zemër të ndershme që të rrokin kuptimin e Fjalës së tij. Një shumicë njerëzish tani e kuptojnë se Krishti Jezu u kurorëzua në qiejt e padukshëm në vitin 1914. E dinë edhe se së shpejti ai do të sjellë fundin e gjithë ligësisë dhe do ta transformojë tokën në një parajsë globale. Kjo veçori e rëndësishme e lajmit të mirë të Mbretërisë po predikohet tani në mbarë tokën.—Mateu 24:14.
10. Si u janë përgjigjur njerëzit, gjatë shekujve, këshillave të Jehovait?
10 Po, gjatë gjithë historisë Jehovai u ka komunikuar njerëzve në tokë vullnetin dhe qëllimin e tij. Në tregimin biblik përshkruhen shumë veta që e dëgjuan, e zbatuan mençurinë hyjnore dhe u bekuan për këtë. Flitet edhe për të tjerë që e hodhën poshtë këshillën e dashur të Perëndisë, duke ndjekur drejtimin shkatërrimtar të Adamit dhe të Evës. Jezui e ilustroi këtë gjendje kur foli për dy rrugë simbolike. Njëra çon në shkatërrim. Duke qenë e gjerë e me hapësirë, ajo ndiqet nga shumë veta, të cilët e hedhin poshtë Fjalën e Perëndisë. Rruga tjetër çon në jetën e përhershme. Edhe pse e ngushtë, është shtegu që ndjekin ata pak veta të cilët e pranojnë Biblën për atë që është, domethënë si Fjalën e Perëndisë dhe jetojnë në harmoni me të.—Mateu 7:13, 14.
Të çmojmë atë që kemi
11. Dëshmi e cilës gjë është njohuria dhe besimi ynë në Bibël?
11 A jeni ndër ata që kanë zgjedhur rrugën për në jetë? Nëse po, pa dyshim doni të qëndroni në të. Si mund ta bëni këtë? Meditoni rregullisht dhe me çmueshmëri për bekimet që ka sjellë në jetën tuaj njohja e të vërtetave të Biblës. Vetë fakti që i jeni përgjigjur lajmit të mirë është dëshmi e bekimit të Perëndisë. Jezui e tregoi këtë kur iu lut Atit të tij me këto fjalë: «Unë të lëvdoj publikisht, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ua ke fshehur këto gjëra të mençurve e intelektualëve dhe ua ke zbuluar fëmijëve.» (Mateu 11:25) Peshkatarët dhe taksambledhësit e kapën kuptimin e mësimit të Jezuit, kurse udhëheqësit fetarë shumë të arsimuar nuk arritën ta bënin këtë. Më tej, Jezui tha: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi nuk e tërheq.» (Gjoni 6:44) Nëse keni arritur ta njihni Biblën dhe nëse i besoni e i ndiqni mësimet e saj, kjo dëshmon se Jehovai ju ka tërhequr. Është një arsye për t’u gëzuar.
12. Në çfarë mënyrash jep ndriçim Bibla?
12 Fjala e Perëndisë përmban të vërteta çliruese dhe jep ndriçim. Ata që jetojnë sipas njohurisë së Biblës çlirohen nga besëtytnitë, nga mësimet e rreme dhe nga padija që sundon jetën e miliona njerëzve. Për shembull, njohja e së vërtetës për shpirtin na çliron nga frika se të vdekurit mund të na dëmtojnë ose se familjarët tanë të vdekur janë duke vuajtur. (Ezekieli 18:4) Njohja e së vërtetës për engjëjt e ligj na ndihmon t’u shmangemi rreziqeve të spiritizmit. Mësimi i ringjalljes është ngushëllues për ata që kanë humbur familjarët e tyre në vdekje. (Gjoni 11:25) Profecitë biblike na tregojnë ku jemi në rrjedhën e kohës dhe na japin siguri në premtimet e Perëndisë për të ardhmen. Gjithashtu, na e forcojnë shpresën për të jetuar përgjithmonë.
13. Si nxjerrim dobi fizikisht duke i vënë veshin Fjalës së Perëndisë?
13 Parimet hyjnore të Biblës na mësojnë të jetojmë në një mënyrë që sjell dobi nga ana fizike. Për shembull, mësojmë të shmangim praktikat që na e ndotin trupin, siç është përdorimi i duhanit dhe i drogave të tjera. Shmangim përdorimin e tepërt të alkoolit. (2 Korintasve 7:1) Ngaqë u vëmë veshin ligjeve morale të Perëndisë kemi një mbrojtje nga sëmundjet e përçuara me rrugë seksuale. (1 Korintasve 6:18) Duke zbatuar këshillën e Perëndisë për të shmangur dashurinë për para, nuk e shkatërrojmë paqen mendore, siç kanë bërë shumë veta, duke rendur pas pasurisë. (1 Timoteut 6:10) Në ç’mënyrë keni nxjerrë dobi ju nga ana fizike, ngaqë e keni zbatuar Fjalën e Perëndisë në jetën tuaj?
14. Çfarë ndikimi ka fryma e shenjtë në jetën tonë?
Efesianëve 4:24, 32) Fryma e Perëndisë, gjithashtu, prodhon te ne frytet e saj: dashurinë, gëzimin, paqen, shpirtgjerësinë, mirëdashjen, mirësinë, besimin, butësinë dhe vetëkontrollin. (Galatasve 5:22, 23) Këto cilësi nxitin marrëdhënie të lumtura e domethënëse me të tjerët, duke përfshirë edhe familjarët tanë. Marrim forcë të brendshme që na ndihmon t’i përballojmë me guxim vështirësitë. A e dalloni si ka ndikuar për mirë fryma e shenjtë në jetën tuaj?
14 Nëse jetojmë sipas Fjalës së Perëndisë, marrim frymën e shenjtë të Jehovait. Kultivojmë një personalitet ngjashëm Krishtit, të karakterizuar nga cilësi të tilla tërheqëse, si mëshira e dhembshuria. (15. Si nxjerrim dobi kur e vëmë jetën në harmoni me vullnetin e Jehovait?
15 Kur e vëmë jetën në harmoni me vullnetin e Jehovait, e forcojmë marrëdhënien që kemi me të. Na shtohet bindja se ai na kupton dhe na do. Nga përvoja mësojmë se ai na mbështet në kohë të vështira. (Psalmi 18:18) E kuptojmë se i dëgjon vërtet lutjet tona. (Psalmi 65:2) Arrijmë të mbështetemi në udhëheqjen e tij, të sigurt se do të jetë për të mirën tonë. Veç kësaj, kemi shpresën e mrekullueshme se, në kohën e duhur, Perëndia do t’i bëjë të përsosur besnikët e tij dhe do t’u japë dhuratën e jetës së përhershme. (Romakëve 6:23) «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve»,—shkroi dishepulli Jakov. (Jakovit 4:8) A e keni ndier se marrëdhënia juaj me Jehovain është forcuar kur i jeni afruar më shumë atij?
Një thesar që s’ka të krahasuar
16. Çfarë ndryshimesh bënë disa të krishterë të shekullit të parë?
16 Pavli u kujtoi të krishterëve të shekullit të parë, të mirosur nga fryma, se dikur disa prej tyre kishin qenë kurvarë, kurorëshkelës, homoseksualë, hajdutë, lakmitarë, pijanecë, sharës dhe zhvatës. (1 Korintasve 6:9-11) E vërteta biblike bëri që ata të bënin ndryshime të mëdha, të ‘laheshin’. Përpiquni ta përfytyroni se si do të ishte jeta juaj pa të vërtetat çliruese që keni mësuar nga Bibla. Sigurisht, e vërteta është një thesar që s’ka të krahasuar. Sa të lumtur jemi që Jehovai komunikon me ne!
17. Si janë ushqyer frymësisht Dëshmitarët e Jehovait në mbledhjet e krishtere?
17 Veç kësaj, mendoni për bekimin që kemi në vëllazërinë tonë të përbërë nga shumë raca. «Skllavi i besueshëm dhe i matur» siguron ushqim frymor në kohën e duhur, duke përfshirë Bibla, revista dhe botime të tjera në një numër të madh gjuhësh. (Mateu 24:45-47) Në mbledhjet e kongregacionit gjatë vitit 2000, kongregacionet e gjuhës shqipe të Dëshmitarëve të Jehovait rishikuan pika kryesore nga tetë libra të mëdhenj të Shkrimeve Hebraike. Nxorën mësime praktike nga libri Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. Shqyrtuan rreth një të katërtën e librit Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë dhe pothuajse të gjithë librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! U shqyrtuan tridhjetë e gjashtë artikuj dytësorë nga revista Kulla e Rojës, përveç 52 artikujve të studimit, si edhe 13 artikuj nga revista Zgjohuni! Po ashtu, populli i Jehovait mori ushqim nëpërmjet 12 numrave të Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe me anë të fjalimeve publike javore, që trajtonin një shumëllojshmëri argumentesh biblike. Çfarë bollëku me njohuri frymore na është vënë në dispozicion!
18. Në cilat mënyra marrim ndihmë brenda kongregacionit të krishterë?
Efesianëve 4:11-13) Po, kemi përfituar shumë duke marrë njohuri për të vërtetën. Është një gëzim të njohim Jehovain dhe t’i shërbejmë atij. Sa të vërteta janë fjalët e psalmistit, i cili shkroi: «Lum populli, Perëndia i të cilit është Jehovai!»—Psalmi 144:15, BR.
18 Në mbarë botën, më shumë se 91.000 kongregacione sigurojnë mbështetje dhe nxitje nëpërmjet mbledhjeve dhe shoqërisë. Gëzojmë edhe mbështetjen e të bashkëkrishterëve të pjekur, të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë frymësisht. (A ju kujtohet?
• Me kë komunikoi Jehovai në kohën para krishterimit?
• Si u bë më e shndritshme drita frymore në shekullin e parë? Po në kohët tona?
• Çfarë bekimesh vijnë kur jetojmë në përputhje me njohurinë e Jehovait?
• Përse gëzohemi në njohurinë e Perëndisë?
[Pyetjet]
[Figurat në faqet 8, 9]
Jehovai ia komunikoi vullnetin e tij Moisiut, Noes dhe Abrahamit
[Figura në faqen 9]
Në ditët tona, Jehovai ka hedhur dritë mbi Fjalën e tij
[Figurat në faqen 10]
Mendoni për bekimin që kemi në vëllazërinë tonë të përbërë nga shumë raca