E drejta për të besuar
E drejta për të besuar
Ka shumë të ngjarë që e vlerësoni të drejtën për të besuar çfarëdo gjëje që dëshironi. Po kështu edhe pothuajse gjithkush tjetër. Duke ushtruar këtë të drejtë, gjashtë miliardë banorët e tokës kanë formuar një shumëllojshmëri marramendëse bindjesh. Ashtu si shumëllojshmëria që gjejmë në krijim për sa i përket ngjyrës, formës, përbërjes, shijes, aromës dhe tingujve, bindjet e ndryshme shpesh i shtojnë interes, entuziazëm dhe kënaqësi jetës. Kjo shumëllojshmëri mund ta bëjë vërtet interesante dhe entuziazmuese jetën.—Psalmi 104:24.
POR, duhet bërë kujdes. Disa bindje nuk janë vetëm të ndryshme, por edhe të rrezikshme. Në fillim të shekullit të 20-të, për shembull, disa njerëz formuan bindjen se hebrenjtë dhe frimasonët kishin bërë plane që të «prishnin civilizimin e krishterë dhe të ngrinin një shtet botëror, nën sundimin e tyre të bashkuar». Një burim i kësaj bindjeje ishte një fletushkë antisemitike me titull Protokollet e Pleqve të Mësuar të Sionit. Në fletushkë pohohej se planet përfshinin përkrahjen e taksave të rënda; nxitjen e prodhimit të armëve; nxitjen e monopoleve gjigande, në mënyrë që ‘pasuria johebreje të shkatërrohej sa hap e mbyll sytë’. Pohimet përfshinin edhe manipulimin e sistemit arsimor, në mënyrë që ‘t’i kthenin johebrenjtë në shtazë që nuk mendojnë’ e, madje, edhe ndërtimin e hekurudhave nëntokësore për të bashkuar kryeqytetet, në mënyrë që pleqtë hebrenj të ‘mposhtnin çdo kundërshtar, duke e asgjësuar’.
Sigurisht, këto ishin gënjeshtra, të planifikuara për të ndezur ndjenja antisemitike. ‘Ky trillim absurd,—thotë Mark Xhonsi i Muzeut Britanik,—u përhap gjithandej, duke e pasur zanafillën në Rusi’, ku doli fillimisht në një artikull gazete në vitin 1903. Më 8 maj 1920 arriti në gazetën The Times të Londrës. Më shumë se një vit më vonë, The Times e demaskoi dokumentin si një falsifikim. Por ndërkohë, dëmi tashmë ishte bërë. ‘Gënjeshtra si kjo,—thotë Xhonsi,—vështirë se shuhen.’ Pasi njerëzit i pranojnë, këto gënjeshtra krijojnë disa bindje shumë armiqësore, helmuese, të rrezikshme dhe, shpesh, me pasoja shkatërrimtare, siç ka treguar historia e shekullit të 20-të.—Fjalët e urta 6:16-19.
Bindjet kundër së vërtetës
Sigurisht, për të zhvilluar bindje të gabuara nuk duhen medoemos gënjeshtra të thëna qëllimisht. Disa herë, jemi ne që i keqinterpretojmë gjërat. Sa njerëz kanë pasur një vdekje të parakohshme duke bërë diçka që besonin se ishte e drejtë? Gjithashtu, shpesh ne e besojmë një gjë vetëm sepse duam ta besojmë. Një profesor thotë se edhe Jeremia 17:9.
shkencëtarët «shpesh bien në dashuri me atë që kanë formuluar vetë». Bindjet që kanë ua mjegullojnë gjykimin e shëndoshë. Ata mund të kalojnë një jetë të tërë duke u përpjekur më kot të përforcojnë bindje të gabuara.—Gjëra të ngjashme kanë ndodhur edhe me bindjet fetare, në të cilat ka kontradikta shumë të mëdha. (1 Timoteut 4:1; 2 Timoteut 4:3, 4) Një njeri ka besim të fortë te Perëndia. Një tjetër thotë se njerëzit nuk kanë ndonjë dëshmi për të mbështetur besimin e tyre te Perëndia. Një tjetër akoma thotë se kemi një shpirt të pavdekshëm që mbijeton pas vdekjes. Kurse një tjetër beson se kur vdesin, njerëzit nuk ekzistojnë më fare, në asnjë kuptim. Sigurisht, bindje kontradiktore si këto nuk mund të jenë që të gjitha të vërteta. A nuk është e mençur, pra, të siguroheni se ajo që besoni është tamam e vërtetë dhe jo vetëm ajo që dëshironi të besoni? (Fjalët e urta 1:5) Si mund ta bëni këtë? Artikulli vijues do të trajtojë këtë temë.
[Figura në faqen 3]
Artikulli i vitit 1921 që demaskoi «Protokollet e Pleqve të Mësuar të Sionit»