Diplomë Shkëlqesie
Diplomë Shkëlqesie
SHOQATA e Gazetarëve Kongolezë dhe Afrikanë për Zhvillimin (AJOCAD) në Republikën Demokratike të Kongos e jep këtë diplomë në «shenjë vlerësimi për individët ose organizatat shoqërore që dallohen nëpërmjet ndihmesës që japin për zhvillimin në [Kongo]».
Më 17 nëntor 2000, Diploma e Shkëlqesisë iu paraqit Dëshmitarëve të Jehovait për «ndihmesën që japin në zhvillimin e individit në Kongo, [nëpërmjet] arsimimit dhe mësimit që përmbajnë botimet e tyre».
Duke komentuar këtë çmim, gazeta Le Phare e Kinshasës thoshte: «Vështirë të gjesh ndonjë banor të Kongos në duart e të cilit të mos kenë kaluar revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! ose botimet e tjera të Dëshmitarëve të Jehovait. Këto revista [prekin] çdo fushë të jetës.» Në artikull përmendej edhe se botimet tregojnë «si t’i përballojmë problemet e sotme» dhe theksojnë «domethënien e vërtetë prapa ngjarjeve të tashme». Çdo numër i revistës Zgjohuni! «mbetet politikisht asnjanës dhe nuk lartëson asnjë racë mbi ndonjë tjetër». Përveç kësaj, botimet ndërtojnë «besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore dhe të sigurt që do të zëvendësojë sistemin e sotëm të lig e të paligjshëm».
Siç komentoi AJOCAD-i, botimet e Dëshmitarëve të Jehovait i kanë sjellë dobi një pjese të madhe të popullsisë kongoleze. Duke qenë në dispozicion në qindra gjuhë, mesazhi i tyre shpresëdhënës mund t’ju sjellë dobi edhe juve.
Ju lutemi, lexoni më poshtë për të kuptuar si mund t’i keni këto botime.