Një frymë vullnetmirë i sjell njerëzit në Galaad
Një frymë vullnetmirë i sjell njerëzit në Galaad
SHKOLLA Biblike Watchtower e Galaadit është krijuar për të stërvitur burra e gra për shërbimin misionar në vende të huaja. Cilët vijnë në Galaad? Ata që kanë një frymë vullnetmirë. (Psalmi 110:3) Kjo ishte, pa dyshim, e dukshme më 8 shtator 2001, kur u diplomua klasa e 111-të.
Disa studentë të kësaj klase tashmë e kishin lënë vullnetarisht familjen, miqtë dhe vendin e tyre për të shërbyer aty ku ka më shumë nevojë. Duke bërë kështu, provuan veten nëse mund të bënin rregullime që të jetonin në një mjedis disi ndryshe nga i tyri. Për shembull, Rishari dhe Natalia i kishin rregulluar punët e tyre për t’u transferuar në Bolivi, Todi dhe Mishela në Republikën Domenikane, Davidi dhe Monika në një vend të Azisë për të përhapur lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Studentë të tjerë kishin shërbyer tashmë në Nikaragua, në Ekuador dhe në Shqipëri.
Gjatë shkollës së mesme, Kristi ishte nxitur që të studionte gjuhën spanjolle, dhe kjo e përgatiti për të kaluar dy vjet në Ekuador para se të martohej. Të tjerë kishin shkuar në kongregacione të gjuhës së huaj në vendin e tyre. Duke hasur një sfidë paksa të ndryshme, Sauli dhe Prishila kishin shfaqur një frymë vullnetmirë duke punuar shumë për të përmirësuar anglishten para se të vinin në shkollë.
Të 20 javët e stërvitjes misionare kaluan shpejt. Erdhi dita e diplomimit dhe studentët, së bashku me familjet dhe miqtë, ishin mbledhur për të dëgjuar këshilla praktike dhe fjalët e fundit inkurajuese.
Drejtuesi i programit ishte Teodor Xharazi, i diplomuar në klasën e shtatë të Shkollës së Galaadit, i cili tani shërben si anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait. Në komentet hyrëse ai theksoi faktin se si organizatë, nuk e kemi humbur kurrë nga sytë synimin për të cilin stërviten studentë në Galaad, domethënë për të predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë në të gjithë tokën e banuar. (Marku 13:10) Galaadi i pajis studentët e kualifikuar që të vazhdojnë në këtë vepër predikimi në një shkallë shumë më të madhe sesa kishin bërë në të kaluarën dhe në zona të botës ku nevojiten në veçanti misionarë të stërvitur. Vëllai Xharaz i këshilloi studentët që ta përdornin mirë stërvitjen e tyre në Galaad, tani që do të bashkoheshin me misionarët që janë duke shërbyer në 19 vendet ku u caktuan të diplomuarit.
Këshilla në kohën e duhur për të diplomuarit
Vijuan një seri fjalimesh. Uilliam van de Uoll, anëtar i Komitetit të Degës së Shteteve të Bashkuara, foli për temën «Zelli misionar—Një shenjë e të krishterëve të vërtetë». E përqendroi vëmendjen në detyrën për të ‘bërë dishepuj’, dokumentuar te Mateu 28:19, 20 dhe u bëri thirrje studentëve: «Imitoni Jezuin, i cili e kreu caktimin e tij misionar me zell dhe entuziazëm!» Për t’i ndihmuar misionarët e ardhshëm që ta ruajnë zellin për veprën misionare, ai u dha zemër: «Përmbajuni një programi praktik; mbani zakone të mira të studimit personal; jini vazhdimisht të përditësuar në gjërat teokratike dhe gjithnjë mbani parasysh arsyet përse jeni në caktimin tuaj.»
Më tej, programin e vazhdoi Gai Piërsi, anëtar i Trupit Udhëheqës. Ai zhvilloi temën «Vazhdoni të kultivoni ‘fuqinë tuaj për të arsyetuar’». (Romakëve 12:1) I dha këshilla praktike klasës që po diplomohej, duke i inkurajuar studentët që të përdornin aftësinë për të menduar e për të arsyetuar, aftësi që ua kishte dhënë Perëndia. «Vazhdoni të mendoni thellë për atë që po ju thotë Jehovai nëpërmjet Fjalës së tij. Kjo do t’ju ruajë»,—tha ai. (Fjalët e urta 2:11) Vëllai Piërs i këshilloi, gjithashtu, studentët që të mos ishin dogmatikë në pikëpamje, në mënyrë që të mos e pengonin ‘fuqinë e tyre për të arsyetuar’. Sigurisht, këta përkujtues në kohën e duhur do të jenë të dobishëm për të diplomuarit që do të shërbejnë si misionarë.
Më tej, drejtuesi paraqiti një nga instruktorët e Galaadit, Lorenc Bouenin, i cili foli për temën «Vendosni të mos dini gjë tjetër». Ai theksoi se në lidhje me veprën e tij misionare në Korint, apostulli Pavël kishte ‘vendosur të mos dinte gjë tjetër . . . përveç Jezu Krishtit, edhe atë 1 Korintasve 2:2) Pavli e dinte se forca më e madhe në univers, fryma e shenjtë, mbështet mesazhin që pasqyrohet në tërë Biblën: shfajësimin e sovranitetit të Jehovait me anë të Farës së premtuar. (Zanafilla 3:15) Të 48 studentët që do të diplomoheshin u nxitën që të ishin si Pavli dhe Timoteu e të kishin sukses si misionarë, duke iu përmbajtur ‘modelit të fjalëve të shëndosha’.—2 Timoteut 1:13.
të vënë në shtyllë’. («Çmojeni privilegjin tuaj—një dhuratë nga Perëndia» ishte tema e fjalimit të fundit të serisë së fjalimeve hyrëse. Uollas Livërënsi, sekretar administrativ i Shkollës së Galaadit, i ndihmoi të diplomuarit që të kuptonin se privilegjet e shërbimit janë shprehje e dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë, jo diçka që u takonte ose që e kishin fituar. Duke u bazuar në shembullin e apostullit Pavël, vëllai Livërëns theksoi: «Jehovai nuk e zgjodhi Pavlin që të ishte apostulli i tij për kombet për shkak të veprave të këtij të fundit, që të mos dukej sikur Pavli e kishte fituar të drejtën për atë caktim ose sikur ishte një gjë që i takonte. Caktimi nuk varej nga vjetërsia e shërbimit ose nga përvoja. Nga pikëpamja njerëzore, mund të jetë dukur se Barnaba do të kishte qenë zgjedhja logjike. Zgjedhja nuk u bazua në aftësitë personale, pasi, me sa duket, Apoli ishte më i gojës sesa Pavli. Ajo ishte një shprehje e dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë.» (Efesianëve 3:7, 8) Vëllai Livërëns i inkurajoi të diplomuarit që ta përdornin dhuratën ose privilegjin e tyre të shërbimit për të ndihmuar të tjerë që të bëheshin miq të Perëndisë dhe të merrnin ‘dhuratën që jep Perëndia . . . jetën e përhershme me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë’.—Romakëve 6:23.
Pas kësaj, Mark Numari, një instruktor tjetër i Galaadit, zhvilloi një bisedë të gjallë me disa studentë, me temën «Përgatitja çon në arritje të mira». (Fjalët e urta 21:5) Përvojat treguan se kur një shërbëtor përgatitet mirë për shërbim, sidomos duke përgatitur zemrën e tij, do të ketë interes të vërtetë për njerëzit. Nuk do t’i mungojnë asnjëherë fjalët. Përkundrazi, do të thotë e do të bëjë gjëra që do t’i ndihmojnë ata frymësisht. «Ky është çelësi për të qenë një misionar i suksesshëm»,—theksoi vëllai Numar, duke u mbështetur në përvojën e vet si misionar në Afrikë.
Shërbimi misionar—Një karrierë e kënaqshme
Ralf Uollsi dhe Çarlz Udi intervistuan disa misionarë me përvojë, të cilët ndodheshin, gjithashtu, në Qendrën e Arsimimit në Paterson për stërvitje të veçantë. Intervistat theksuan se ajo që sjell gëzim në shërbimin misionar është dashuria për njerëzit. Studentët dhe familjet e miqtë që ishin në auditor morën zemër kur dëgjuan këta misionarë me përvojë të shpjegonin vetë përse shërbimi misionar është një karrierë e kënaqshme.
Xhon E. Barri, i cili shërben në Trupin Udhëheqës, mbajti fjalimin kryesor për atë ditë, me titull «Këndojini Jehovait një këngë të re». (Isaia 42:10, BR) Vëllai Barr theksoi se shprehja «një këngë të re» del nëntë herë në Bibël. Ai bëri pyetjen: «Për çfarë flet kjo këngë e re?» Pastaj u përgjigj: «Konteksti zbulon se kjo këngë e re këndohet për shkak të zhvillimeve të reja për sa i përket ushtrimit të sovranitetit të Jehovait.» Ai i nxiti studentët që të vazhdojnë të bashkojnë zërat e tyre për t’i kënduar lavdi Mbretërisë ngadhënjyese të Perëndisë, nën drejtimin e Mbretit mesianik, Krishtit Jezu. Vëllai Barr përmendi se stërvitja që kishin marrë në Galaad i kishte ndihmuar që të kuptonin më thellë se kurrë më parë veçori të ndryshme të kësaj ‘kënge të re’. «Shkolla ka theksuar nevojën që ju t’i ‘këndoni’ lavdi Jehovait në harmoni me vëllezërit dhe motrat tuaja kudo që të shkoni; kultivoni gjithnjë unitetin me të tjerët në caktimet tuaja.»
Pasi studentëve iu dhanë diplomat, një përfaqësues i klasës lexoi një letër çmueshmërie të çiltër për stërvitjen që kishin marrë në Galaad.
A mund ta zgjeroni shërbimin tuaj ndaj Perëndisë dhe ta bëni më të frytshëm? Nëse po, përpiquni fuqimisht siç kanë bërë këta studentë që u diplomuan. Kjo i ka ndihmuar që të kualifikohen për shërbimin misionar. Ka një gëzim të madh kur një person ofrohet me kënaqësi vullnetarisht në shërbim të Jehovait.—Isaia 6:8.
[Kutia në faqen 25]
STATISTIKAT E KLASËS
Numri i vendeve të përfaqësuara: 10
Numri i shteteve ku u caktuan: 19
Numri i studentëve: 48
Mosha mesatare: 33,2
Mesatarja e viteve në të vërtetën: 16,8
Mesatarja e viteve në shërbim të plotkohor: 12,6
[Figura në faqen 26]
Diplomimi i klasës së 111-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit
Në listën e mëposhtme, rreshtat janë numëruar nga para pas dhe emrat janë renditur nga e majta në të djathtë për çdo rresht.
(1) Yeomans, C.; Toukkari, A.; Nuñez, S.; Phillips, J.; Dawkin, M.; Silvestri, P. (2) Morin, N.; Biney, J.; López, M.; Van Hout, M.; Cantú, A.; Szilvassy, F. (3) Williams, M.; Itoh, M.; Van Coillie, S.; Levering, D.; Fuzel, F.; Geissler, S. (4) Yeomans, J.; Moss, M.; Hodgins, M.; Dudding, S.; Briseño, J.; Phillips, M. (5) López, J.; Itoh, T.; Sommerud, S.; Kozza, C.; Fuzel, G.; Moss, D. (6) Williams, D.; Dudding, R.; Geissler, M.; Morin, R.; Biney, S.; Cantú, L. (7) Dawkin, M.; Hodgins, T.; Levering, M.; Silvestri, S.; Van Hout, D.; Briseño, A. (8) Van Coillie, M.; Nuñez, A.; Kozza, B.; Sommerud, J.; Toukkari, S.; Szilvassy, P.