Një qytet mbi mal
Një qytet mbi mal
«JU JENI drita e botës. Një qytet nuk mund të fshihet, kur ndodhet mbi një mal»,—u tha Jezui dishepujve të tij në Predikimin e famshëm në Mal.—Mateu 5:14.
Shumë qytete të Judesë dhe të Galilesë gjendeshin në male, jo në luginat që ishin poshtë. Arsyeja kryesore që zgjidhnin vendndodhjet në majë të kodrave ishte siguria. Përveç ushtrive pushtuese, banda kusarësh plaçkitnin shpesh vendbanimet izraelite. (2 Mbretërve 5:2; 24:2) Banorët e palëkundur mund ta mbronin një grup shtëpish të ngjitura me njëra-tjetrën në majë të një mali me më shumë lehtësi sesa mund të mbronin një qytet fushor, i cili donte një mur më të madh mbrojtjeje.
Meqenëse muret e shtëpive judaike shpesh lyheshin me gëlqere, një grup i tërë me këto shtëpi të lyera me gëlqere, të mbledhura së bashku në majë të një kodre, shihej me lehtësi nga kilometra larg. (Veprat 23:3) Nën diellin e fortë të Palestinës, këto qytete mbi kodra shkëlqenin si një far, ashtu si duken ende sot disa qytete të ngjashme mesdhetare.
Jezui e përdori këtë veçori tërheqëse të zonës së Galilesë e të Judesë për t’u mësuar ithtarëve të tij rolin e një të krishteri të vërtetë. «Po ashtu le të ndriçojë drita juaj para njerëzve,—u tha ai,—që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.» (Mateu 5:16) Ndonëse të krishterët nuk i kryejnë veprat e shkëlqyera me qëllim që të marrin lavdërime nga njerëzit, sjellja e tyre e mirë nuk kalon pa u vënë re.—Mateu 6:1.
Kjo sjellje e mirë dallohet në mënyrë të veçantë gjatë kongreseve krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait. Një gazetë në Spanjë, duke folur për një kongres të mbajtur kohët e fundit, raportonte: «Ndërkohë që në fetë e tjera interesi për temat fetare është në rënie, nuk ndodh kështu me Dëshmitarët e Jehovait. Duke qenë se nuk duan që Bibla ta humbasë vlerën e saj praktike, ata e zbatojnë në jetën e tyre Fjalën e Perëndisë.»
Tomasit, kujdestarit të një stadiumi në veriperëndim të Spanjës ku mblidheshin rregullisht Dëshmitarët, i pëlqente të ishte i rrethuar nga njerëz që e vënë në praktikë Fjalën e Perëndisë. Ai e shtyu disa javë datën e daljes në pension, që të ishte i pranishëm në një kongres krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait. Kur shumë delegatë, duke përfshirë edhe fëmijë, iu afruan pas kongresit për ta falënderuar për bashkëpunimin e tij gjatë viteve dhe për t’i uruar gjithë të mirat tani që do të ishte në pension, ai shpërtheu në lot. «Fakti që ju kam njohur ka qenë një nga përvojat më të mira në jetën time»,—u tha atyre.
Një qytet mbi mal tërheq vëmendjen e një kalimtari, sepse duket qartë në horizont dhe sepse shtëpitë e bardha që mund të ketë pasqyrojnë dritën e diellit. Në mënyrë të ngjashme, të krishterët e vërtetë dallohen që janë të ndryshëm sepse përpiqen të ndjekin normat e larta biblike të ndershmërisë, të moralit dhe të dhembshurisë.
Përveç kësaj, të krishterët e pasqyrojnë dritën e së vërtetës me anë të veprës së tyre të predikimit. Apostulli Pavël tha për të krishterët e shekullit të parë: «Meqë kemi këtë shërbim sipas mëshirës që na është treguar, ne nuk dorëzohemi . . . por duke shfaqur të vërtetën 2 Korintasve 4:1, 2) Ndonëse hasën kundërshtim kudo që predikuan, Jehovai e bekoi shërbimin e tyre, kështu që, në vitin 60 të erës sonë, Pavli mundi të shkruante se lajmi i mirë po predikohej «ndër të gjitha krijesat që janë nën qiell».—Kolosianëve 1:23.
[ia rekomandojmë] veten tonë çdo ndërgjegjeje njerëzore, në sy të Perëndisë.» (Sot, edhe Dëshmitarët e Jehovait e marrin seriozisht përgjegjësinë për ta ‘lënë dritën e tyre të ndriçojë para njerëzve’, siç urdhëroi Jezui. Me anë të predikimit dhe me anë të materialeve të shtypura, Dëshmitarët e Jehovait e shpërndajnë lajmin e mirë të Mbretërisë në 235 vende përreth botës. Që drita e së vërtetës biblike të arrijë sa më shumë njerëz që është e mundur, i kanë vënë në dispozicion botimet e tyre biblike në rreth 370 gjuhë.—Mateu 24:14; Zbulesa 14:6, 7.
Në shumë vende, Dëshmitarët kanë marrë përsipër sfidën për të mësuar gjuhën e njerëzve që kanë emigruar nga vende ku vepra e predikimit ishte ose është kufizuar. Për shembull, në shumë qytete të mëdha të Amerikës së Veriut ka pasur një vërshim të madh njerëzish nga Kina e nga Rusia. Dëshmitarët e atjeshëm janë përpjekur të mësojnë gjuhën kineze, ruse dhe gjuhë të tjera, për t’u predikuar lajmin e mirë të sapoardhurve. Në të vërtetë, po drejtohen kurse të përshpejtuara në disa gjuhë, me qëllim që lajmi i mirë t’u predikohet edhe të tjerëve, pasi fusha është ‘e bardhë për korrje’.—Gjoni 4:35.
Profeti Isaia paratha: «Në ditët e fundit do të vij që mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra dhe këtu do të vërshojnë tërë kombet.» Me sjelljen dhe me shërbimin e tyre, Dëshmitarët e Jehovait po i ndihmojnë njerëzit kudo që janë që të vijnë në ‘malin e shtëpisë së Zotit’ për t’u udhëzuar rreth udhëve të Perëndisë dhe për të mësuar të ecin në shtegun e Perëndisë. (Isaia 2:2, 3) Përfundimi i lumtur është se, siç tregoi Jezui, së bashku ata ‘i japin lavdi Atit të tyre qiellor’, Perëndisë Jehova.—Mateu 5:16; 1 Pjetrit 2:12.