Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkatërrohet një botë e tërë!

Shkatërrohet një botë e tërë!

Shkatërrohet një botë e tërë!

Vështroni botën që ju rrethon, me qytetet, me kulturën, me arritjet shkencore dhe me popullsinë e saj që numëron miliarda banorë. Është e lehtë t’ju lërë mbresa fakti që ajo duket e qëndrueshme, apo jo? A e përfytyroni dot që një ditë kjo botë të zhduket krejtësisht? Një gjë e tillë mund të jetë e vështirë për t’u përfytyruar. Por, a e dinit se, sipas një burimi shumë të besueshëm, para kësaj bote ekzistonte një botë tjetër, e cila u shkatërrua plotësisht?

NUK e kemi fjalën për një botë të përbërë nga fise primitive. Bota që u zhduk ishte e civilizuar, kishte qytete, kishte arritje në fushën e artit dhe njohuri shkencore. E megjithatë, dokumentimi biblik na thotë se papritur, ditën e 17-të të muajit të dytë, 352 vjet para se të lindte patriarku Abraham, erdhi një përmbytje që fshiu tej një botë të tërë. *

A është i saktë ky dokumentim? A ka ndodhur vërtet një gjë e tillë? A ka pasur vërtet një botë të lashtë para kësaj të sotmes, e cila ka lulëzuar e pastaj është shkatërruar? Nëse po, përse u shkatërrua? Çfarë nuk shkoi siç duhej? Veç kësaj, a mund të nxjerrim ndonjë mësim nga shkatërrimi i asaj bote?

A u shkatërrua vërtet një botë e lashtë?

Një katastrofë e tillë e jashtëzakonshme, po të ketë ndodhur me të vërtetë, nuk do të ishte harruar kurrë plotësisht. Kështu, në shumë kombe ka përkujtues të këtij shkatërrimi. Shqyrtoni, për shembull, datën e saktë të dokumentuar në Shkrime. Muaji i dytë i kalendarit të lashtë përfshinte periudhën që për ne tani është mesi i tetorit deri në mes të nëntorit. Prandaj, dita e 17-të përkon pak a shumë me 1 nëntorin. Pra, mund të mos jetë rastësi fakti që në shumë vende, në atë periudhë të vitit bëhen festa për të vdekurit.

Prova të tjera të Përmbytjes gjenden në traditat e njerëzve. Pothuajse çdo popull i lashtë e ka një gojëdhënë se paraardhësit e tyre mbijetuan një Përmbytje mbarëbotërore. Pigmenjtë afrikanë, keltët evropianë, inkasit e Amerikës së Jugut​—që të gjithë kanë gojëdhëna të ngjashme. Po kështu mund të themi edhe për njerëzit në Alaskë, në disa pjesë të Amerikës së Veriut, në Australi, në Indi, në Lituani, në Kinë, në Meksikë, në Mikronezi dhe në Zelandën e Re​—për të përmendur vetëm disa.

Sigurisht, me kalimin e kohës gojëdhënat janë zbukuruar, por që të gjitha përfshijnë disa hollësi që të çojnë në një tregim bazë të përbashkët: Perëndia u zemërua nga ligësia e njerëzimit; solli një përmbytje të madhe; njerëzimi në tërësi u shkatërrua, por, disa njerëz të drejtë u ruajtën. Këta ndërtuan një anije, në të cilën u shpëtuan njerëzit dhe kafshët. Me kalimin e kohës, u dërguan zogj për të kërkuar tokë të thatë. Më në fund, anija ndaloi në një mal. Kur dolën prej saj, të mbijetuarit bënë një flijim.

Çfarë provon kjo? Ngjashmëritë nuk ka mundësi të jenë vetëm të rastësishme. Dëshmitë e ndërthurura të këtyre gojëdhënave mbështetin dëshminë e lashtë të Biblës se të gjithë njerëzit janë pasardhës të të mbijetuarve të një përmbytjeje që shkatërroi një botë njerëzimi. Prandaj, nuk kemi nevojë të mbështetemi në gojëdhëna ose në mite për të ditur se çfarë ndodhi. Kemi dokumentimin e ruajtur me kujdes, që gjendet në Shkrimet Hebraike të Biblës.​—Zanafilla, kapitujt 6 deri në 8.

Bibla përmban një dokumentim të frymëzuar të historisë që shkon deri në fillimin e jetës. Gjithsesi, provat tregojnë se ajo nuk përmban thjesht histori. Profecitë e saj të padështueshme dhe mençuria e thellë tregojnë se është pikërisht ajo që pohon se është: komunikimi i Perëndisë me njerëzimin. Ndryshe nga mitet, në tregimet e saj historike Bibla përfshin emra dhe data, si edhe hollësi gjenealogjike e gjeografike. Ajo na jep një tablo të jetës para Përmbytjes dhe zbulon se përse një botë e tërë mori fund papritur.

Çfarë nuk shkoi siç duhej në shoqërinë e kohës para Përmbytjes? Artikulli vijues trajton këtë pyetje. Është një pyetje me rëndësi për ata që ndoshta duan të dinë se sa e sigurt është në të vërtetë e ardhmja e civilizimit tonë të sotëm.

[Shënimi]

[Tabela në faqen 4]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Gojëdhëna nëpër botë për Përmbytjen

Vendi Ngjarjet që përkojnë 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Greqi 7 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Romë 6 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Lituani 6 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Asiri 9 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Tanzani 7 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Indi-Hindu 6 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Zelanda e Re-Maori 5 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Mikronezi 7 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Uashington SHBA-Jakima 7 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Misisipi SHBA-Çoktau 7 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Meksikë-Miçuakan 5 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Amerika e Jugut-Ketçua 4 ◆ ◆ ◆ ◆

Bolivi-Çiriguano 5 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

Guajanë-Aravak 6 ◆ ◆ ◆ ◆ ◆ ◆

1: Perëndia u zemërua nga ligësia

2: Shkatërrim me një përmbytje

3: I urdhëruar nga Perëndia

4: Jepet paralajmërimi hyjnor

5: Pak veta mbijetojnë

6: Shpëtojnë në një anije

7: Shpëtohen kafshët

8: Dërgohet jashtë zog ose krijesë tjetër

9: Më në fund, ndalon mbi një mal

10: Bëhet një flijim