Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një kohë për të zbuluar çështjen konfidenciale

Një kohë për të zbuluar çështjen konfidenciale

Një kohë për të zbuluar çështjen konfidenciale

Paqja ose grindjet mund të varen nga fakti që disa çështje janë mbajtur ose jo konfidenciale. Por, a ka një kohë për të zbuluar një çështje konfidenciale? Vini re se çfarë thotë profeti Amos për Perëndinë e tij: «Jehovai nuk do të bëjë asgjë nëse nuk ua ka zbuluar çështjen e tij konfidenciale shërbëtorëve të tij, profetëve.» (Amosi 3:7, BR) Nga këto fjalë mund të kuptojmë diçka lidhur me mbajtjen konfidenciale të një çështjeje. Jehovai mund t’i mbajë konfidenciale disa çështje për njëfarë kohe dhe në fund t’ua zbulojë disa individëve. Si mund ta imitojmë Jehovain në këtë fushë?

Disa herë, barinjve të emëruar në kongregacionin e krishterë u duket e dobishme ta mbajnë konfidenciale një çështje të caktuar. (Veprat 20:28) Për shembull, duke pasur ndër mend dobinë e kongregacionit, mund të vendosin t’i mbajnë konfidenciale deri në një kohë të caktuar hollësitë për disa rregullime ose ndryshime të përgjegjësive në kongregacion.

Megjithatë, në një rast të tillë është e rëndësishme që atyre që janë përfshirë t’u bëhet e qartë nëse, kur, si edhe në ç’mënyrë do të zbulohet çështja. Duke e ditur se kur do të bëhet e njohur para të tjerëve një çështje, këta individë mund të ndihmohen që ta mbajnë konfidenciale çështjen.​—Fjalët e urta 25:9.