Problemet e njerëzimit do të marrin fund së shpejti!
Problemet e njerëzimit do të marrin fund së shpejti!
«PËRPJEKJET humanitare kanë një vlerë të kufizuar, po qe se nuk janë pjesë e një plani më të gjerë strategjik e politik, i cili ka si synim zhdukjen e shkaqeve themelore të konflikteve. Herë pas here, përvoja ka treguar se nuk mjaftojnë vetëm përpjekjet humanitare për të zgjidhur problemet që janë kryesisht me natyrë politike.»—The State of the World’s Refugees 2000.
Me gjithë punën e madhe humanitare, problemet e njerëzimit shtohen pareshtur. Çfarë mundësie ka për një zgjidhje të qëndrueshme politike? Në të vërtetë, ka shumë pak mundësi. Por, ku mund të drejtohemi tjetër? Në një pjesë plot domethënie në fillim të letrës së tij drejtuar të krishterëve në Efes, apostulli Pavël shpjegon se si do ta sjellë Perëndia fundin e gjithë problemeve të njerëzimit. Ai tregon madje edhe se cilin mjet do të përdorë Perëndia për ta bërë këtë, një mjet që do të zhdukë shkaqet themelore të të gjitha problemeve që na mundojnë sot. Përse të mos e shqyrtojmë atë që thotë Pavli? Pjesën e gjejmë tek Efesianëve 1:3-10.
‘Të mbledhë përsëri së bashku në Krishtin të gjitha gjërat’
Apostulli thotë se qëllimi i Perëndisë është, siç e quan ai, «një administrim [ose organizim i gjërave] kur të mbusheshin kohët e caktuara». Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Perëndia ka caktuar një kohë kur do të veprojë për ‘të mbledhur përsëri së bashku në Krishtin të gjitha gjërat, gjërat në qiej dhe gjërat mbi tokë’. (Efesianëve 1:10) Po, Perëndia ka vënë në veprim një rregullim për t’i sjellë përsëri në harmoni, nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë, të gjitha gjërat në qiell e në tokë. Është interesante se, për termin që këtu është përkthyer ‘të mbledhë përsëri së bashku’, studiuesi biblik Xh. H. Thejër komenton: «T’i mbledhë përsëri së bashku për veten . . . të gjitha gjërat dhe qeniet (që deri tani janë përçarë nga mëkati) në një shoqëri të përbashkët në Krishtin.»
Kjo nxjerr në pah nevojën që Perëndia ta bëjë këtë duke mbajtur parasysh se si lindi në fillim përçarja. Në fillim të historisë njerëzore Zanafilla 3:1-5) Në harmoni me drejtësinë hyjnore, ata u dëbuan nga familja e Perëndisë dhe e humbën miqësinë me të. E zhytën njerëzimin në papërsosmëri dhe kjo solli gjithë këto pasoja të tmerrshme që kemi sot.—Romakëve 5:12.
prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, ndoqën Satana Djallin në rebelimin kundër Perëndisë. Donin të kishin pavarësi, domethënë të drejtën për të vendosur vetë se ç’ishte e mirë dhe ç’ishte e keqe. (Ligësia lejohet përkohësisht
‘Përse i la Perëndia që ta bënin këtë?—mund të pyesë dikush.—Përse nuk e përdori fuqinë e tij absolute për të diktuar vullnetin e tij, duke parandaluar në këtë mënyrë tërë dhembjet dhe vuajtjet që po heqim sot?’ Mund të jetë e natyrshme të mendojmë kështu. Por, çfarë do të tregonte në të vërtetë një përdorim i tillë i fuqisë së jashtëzakonshme? A e admironi ose a e miratoni dikë që shpartallon çdo kundërshtim me shenjën e parë të mospërputhjes, sepse ka fuqinë për ta bërë këtë? Sigurisht që nuk e miratoni.
Ata rebelë në të vërtetë nuk sfiduan fuqinë absolute të Perëndisë. Në mënyrë më specifike sfiduan legjitimitetin dhe drejtësinë e mënyrës së tij të sundimit. Për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet themelore që u ngritën, Jehovai i ka lejuar krijesat e tij që për një kohë të kufizuar t’i bëjnë vetë gjërat, pa kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. (Predikuesi 3:1; Luka 21:24) Kur të mbarojë kjo kohë, ai do të ndërhyjë për të ushtruar përsëri kontroll të plotë mbi tokën. Në atë kohë do të jetë bërë më se e qartë se mënyra e tij e sundimit është e vetmja që garanton paqe të qëndrueshme, lumturi dhe begati për banorët e tokës. Atëherë të gjithë shtypësit në botë do të zhduken përgjithmonë.—Psalmi 72:12-14; Danieli 2:44.
«Përpara themelimit të botës»
Këtë gjë Jehovai e vuri si qëllim shumë kohë më parë. Pavli përmend «përpara themelimit të botës». (Efesianëve 1:4) Kjo nuk do të thotë para krijimit të tokës ose të Adamit dhe të Evës. Ajo botë ishte «shumë mirë» dhe rebelimi ende nuk kishte nxjerrë krye. (Zanafilla 1:31) Atëherë, për cilën ‘botë’ e kishte fjalën apostulli Pavël? Për botën e fëmijëve të Adamit dhe të Evës, një botë mëkatare dhe e papërsosur me njerëz që mund të shpengohen. Para se të fillonin të lindnin fëmijët, Jehovai tashmë e dinte se si do t’i rregullonte gjërat për të siguruar çlirim për pasardhësit e Adamit që mund të shpengoheshin.—Romakëve 8:20.
Sigurisht, kjo nuk do thotë se Sovranit të universit i duhet t’i rregullojë gjërat siç bëjnë njerëzit. Këta të fundit, kur e kuptojnë se mund të lindë ndonjë urgjencë, planifikojnë strategji të ndryshme të hollësishme për ta përballuar atë. Kurse Perëndia i plotfuqishëm thjesht e paraqet qëllimin e tij dhe e plotëson atë. Megjithatë, Pavli e shpjegon se si vendosi t’i rregullonte gjërat Jehovai për t’i sjellë çlirim të përhershëm njerëzimit. Çfarë masash mori?
Kush do të sjellë çlirim?
Pavli shpjegon se dishepujt e Krishtit që janë mirosur nga fryma kanë një rol të veçantë në zhbërjen e dëmtimeve të shkaktuara nga mëkati adamik. Jehovai «na zgjodhi në unitet me [Krishtin]»—thotë Pavli, për të sunduar me Jezuin në Mbretërinë e tij qiellore. Duke e shpjeguar më tej këtë, Pavli thotë se Jehovai «paravendosi që ne të birësoheshim prej tij nëpërmjet Jezu Krishtit». (Efesianëve 1:4, 5) Natyrisht që Jehovai nuk i zgjodhi ose i paravendosi ata si individë. Por paravendosi një klasë njerëzish besnikë e të përkushtuar që do të bashkëpunonin me Krishtin për të zhbërë dëmtimet që solli mbi familjen njerëzore Satana Djalli me Adamin dhe Evën.—Luka 12:32; Hebrenjve 2:14-18.
Sa gjë e mrekullueshme! Kur sfidoi në fillim sovranitetin e Perëndisë, Satanai pohoi se krijimi njerëzor i Perëndisë ishte me të meta dhe se po të kishin mjaft presion ose ngasje, të gjithë do të rebeloheshin kundër sundimit të Perëndisë. (Jobi 1:7-12; 2:2-5) Në një shfaqje të jashtëzakonshme ‘të dashamirësisë së tij të pamerituar të lavdishme’, në kohën e duhur Perëndia Jehova tregoi besimin që kishte te krijimi i tij njerëzor, duke i birësuar disa nga familja mëkatare e Adamit si bij frymorë. Ata që do të përbënin këtë grup të vogël do të merreshin për të shërbyer në qiell. Për cilin qëllim?—Efesianëve 1:3-6; Gjoni 14:2, 3; 1 Selanikasve 4:15-17; 1 Pjetrit 1:3, 4.
Siç thotë apostulli Pavël, këta bij të birësuar të Perëndisë u bënë «bashkëtrashëgimtarë me Krishtin» në Mbretërinë e tij qiellore. (Romakëve 8:14-17) Si mbretër e priftërinj, ata do të marrin pjesë në çlirimin e familjes njerëzore nga dhembja e nga vuajtjet që përjeton tani. (Zbulesa 5:10) Vërtet që «deri tani e gjithë krijesa vazhdon të rënkojë së bashku dhe të përjetojë dhembje së bashku». Por, së shpejti, këta bij të Perëndisë, të zgjedhur në mënyrë të veçantë, do të ndjekin Jezu Krishtin në veprim dhe të gjithë njerëzit e bindur ‘do të lirohen nga skllavëria e prishjes dhe do të kenë lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë’ edhe një herë.—Romakëve 8:18-22.
«Çlirimin nëpërmjet shpërblesës»
E gjithë kjo është bërë e mundur nëpërmjet flijimit shpërblyes të Jezu Krishtit. Kjo është shprehja më mahnitëse dhe më e lartë e dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë ndaj kësaj bote me njerëz që mund të shpengohen. Pavli shkruan: «Me anë të [Jezu Krishtit] kemi çlirimin nëpërmjet shpërblesës me anë të gjakut të tij, po, faljen e shkeljeve tona, sipas pasurisë së dashamirësisë së tij të pamerituar.»—Efesianëve 1:7.
Jezu Krishti është figura kryesore në plotësimin e qëllimit të Perëndisë. (Hebrenjve 2:10) Flijimi i tij shpërblyes siguron bazën ligjore që Jehovai të birësojë disa pasardhës të Adamit në familjen e tij qiellore dhe ta çlirojë njerëzimin nga pasojat e mëkatit adamik, pa e dobësuar sigurinë te ligjet dhe parimet e Tij. (Mateu 20:28; 1 Timoteut 2:6) Jehovai i ka bërë gjërat në një mënyrë që mbështet drejtësinë e tij dhe që plotëson kërkesat e drejtësisë së përsosur.—Romakëve 3:22-26.
‘Sekreti i shenjtë’ i Perëndisë
Për mijëra vjet Perëndia nuk e zbuloi me saktësi se si do ta plotësonte qëllimin e tij për tokën. Në shekullin e parë të erës sonë, ‘ai u bëri të njohur [të krishterëve] sekretin e shenjtë të vullnetit të tij’. (Efesianëve 1:9) Pavli dhe të bashkëkrishterët e tij të mirosur e kuptonin qartë rolin e mrekullueshëm që i ishte caktuar Jezu Krishtit në plotësimin e qëllimit të Perëndisë. Gjithashtu, filluan të kuptonin edhe rolin e tyre të veçantë si bashkëtrashëgimtarë me Krishtin në Mbretërinë e tij qiellore. (Efesianëve 3:5, 6, 8-11) Po, qeveria e Mbretërisë e drejtuar nga Jezu Krishti dhe bashkësundimtarët e tij është mjeti që do të përdorë Perëndia për të sjellë paqe të qëndrueshme jo vetëm në qiej, por edhe në tokë. (Mateu 6:9, 10) Me anë të këtij mjeti, Jehovai do ta rivendosë këtë tokë në gjendjen që fillimisht kishte pasur si qëllim për të.—Isaia 45:18; 65:21-23; Veprat 3:21.
Koha e tij e caktuar për të ndërmarrë një veprim të drejtpërdrejtë që ta çlirojë tokën nga çdo shtypje e padrejtësi është në të ardhmen e afërt. Por, në të vërtetë, Jehovai e filloi procesin e rivendosjes në Festën e Ditës së Pesëdhjetë në vitin 33 të e.s. Si? Duke filluar të mbledhë në atë kohë «gjërat në qiej», ata që do të sundojnë Efesianëve 2:4-7) Më së fundi, në kohën tonë, Jehovai po mbledh «gjërat mbi tokë». (Efesianëve 1:10) Nëpërmjet një fushate mbarëbotërore predikimi, ai po u bën të njohur tërë kombeve lajmin e mirë për qeverinë e Mbretërisë së tij të drejtuar nga Jezu Krishti. Ata që përgjigjen pozitivisht po mblidhen që tani në një vend mbrojtjeje dhe shërimi frymor. (Gjoni 10:16) Së shpejti në një tokë parajsore të pastruar, do të provojnë lirinë e plotë nga çdo padrejtësi e vuajtje.—2 Pjetrit 3:13; Zbulesa 11:18.
me Krishtin në qiej. Këtu përfshiheshin edhe të krishterët efesianë. (Janë bërë «shumë hapa të mrekullueshëm përpara» lidhur me përpjekjet humanitare për të ndihmuar njerëzimin e shtypur. (The State of the World’s Children 2000) Megjithatë, hapi më i mrekullueshëm do të jetë ndërhyrja së shpejti e Krishtit Jezu dhe e bashkësundimtarëve të tij të qeverisë së Mbretërisë qiellore. Ata do të zhdukin plotësisht të gjitha shkaqet themelore të konflikteve dhe tërë ligësive të tjera që na mundojnë. Do t’u japin fund të gjitha problemeve të njerëzimit.—Zbulesa 21:1-4.
[Figurat në faqen 4]
Përpjekjet humanitare nuk i kanë zgjidhur problemet e njerëzimit
[Figura në faqen 6]
Flijimi shpërblyes i Krishtit i siguroi njerëzimit lehtësim nga mëkati adamik
[Figura në faqen 7]
Është e mundur të gjejmë mbrojtje dhe shërim frymor sot
[Figurat në faqen 7]
Së shpejti, me anë të Mbretërisë mesianike do të vijë lehtësimi i plotë nga problemet