Darka e Fundit: Çfarë është?
Darka e Fundit: Çfarë është?
ÇFARË ju vjen në mendje kur dëgjoni shprehjen «darka e fundit»? Shumë njerëz mendojnë për afreskun shumë të admiruar të piktorit Leonardo da Vinçi (1452-1519), që gjendet në Milano të Italisë. E vërteta është se përgjatë shekujve, Darka e Fundit ka qenë një temë shumë e pëlqyer nga artistët, shkrimtarët dhe muzikantët.
Megjithatë, çfarë është Darka e Fundit dhe ç’domethënie ka për njerëzit që jetojnë në shekullin e 21-të? Në enciklopedi dhe në fjalorë thuhet se Darka e Fundit, e quajtur edhe Darka e Zotërisë, është darka që hëngri Jezu Krishti me apostujt mbrëmjen para vdekjes së tij flijuese. Meqenëse ishte hera e fundit që Jezui hëngri darkë me ithtarët e tij besnikë, zakonisht ajo darkë është quajtur Darka e Fundit. Gjithashtu, meqë u themelua nga vetë Zotëria Jezu Krisht, emri Darka e Zotërisë është i përshtatshëm.
Gjatë shekujve, shumë njerëz kanë flijuar jetën për ato që i quanin kauza të denja. Disa prej këtyre flijimeve u kanë sjellë dobi një grupi njerëzish për një periudhë kohore. Gjithsesi po t’i krahasojmë, asnjë prej këtyre vdekjeve vetëmohuese, sado të lavdërueshme që mund të kenë qenë, nuk i afrohen aspak për nga rëndësia vdekjes së Jezu Krishtit. Për më tepër asnjë vdekje në historinë e trazuar të njerëzimit nuk ka një ndikim me shtrirje kaq të madhe universale. Pse?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe për t’ju ndihmuar të zbuloni se ç’domethënie ka për ju Darka e Zotërisë, ju ftojmë të lexoni artikullin vijues.